Burimet serbe të informimit bëjnë të ditur se Shefja e delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Aleksandra Gjuroviq ia ka arritur pengojë delegacionin e Kosovës të marrë pjesë në mbledhje. Ajo i ka penguar delegacionit të Kosovës të propozojë dhe të nënshkruajë rezolutë në këtë organizëm …
Më shumë...Lajmet
Dialogu me Serbinë i ka sjellë “shumë të mira” Kosovës ka thënë negociatorja me Beogradin, Edita Tahiri
Në një intervistë për “Epokën e Re”, kryesuesja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka mbrojtur procesin e dialogut të Brukselit, duke thënë se ai ka sjellë shumë të mira Kosovës. Zonja Tahiri mendon se procesi ka kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike të Qeverisë për forcimin …
Më shumë...Bushati: Lufta e shqiptarëve kundër terrorizmit po u shërben të tjerëve si leksion
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë një vizitë në Prishtinë, ku po merr pjesë në Konferencën e ambasadorëve ka deklaruar se shoqëria shqiptare është kthyer në një eksportuese të sigurisë dhe ka përmendur një veçori në luftën kundër terrorizmit, për të cilën ka thënë se po …
Më shumë...Pandeli Majko: Kosova duhet që sa më parë të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me Malin e Zi
Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve në Prishtinë ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi duhet të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë. Prishtina është në kohë që të jetë bartëse e një diplomacie aktive që nxit …
Më shumë...Deputetët me shumicë votash aprovuan rekomandimin e GP të PDK-së, për rastin “Dehari”
Deputetët e Kuvendi i Kosovës, pas një debati të ashpër, i cili zgjati disa orë, me ç’ rast është debatuar lidhur me vrasjen e Astrit Deharit më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit, kanë aprovuar rekomandimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ku ndër të tjera thuhet …
Më shumë...Sot në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës
Sot në Kuvendin e Kosovës u zhvillua një debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës lidhur me vdekjen në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor 2016 të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Shumica e deputetëve të opozitës kanë fajësuar organet shtetërore për këtë vdekje, shumë nga të …
Më shumë...Shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, tha Albin Kurti
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, …
Më shumë...Aleksandër Rusakov: Rusia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës
Akademiku rus Aleksandër Rusakov, në një intervistë për “Top Chanell” ka deklaruar se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën. Ai ka qëndruar në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov. Duke qenë njohës shumë i …
Më shumë...Anëtarët e Bordit të RTK-së marrin 20 herë më shumë paga sesa kolegët e tyre në Slloveni
Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar kundër pagave tejet të larta të Bordit të RTK-së krahasuar me Transmetuesit Publik të rajonit dhe me gjerë. Sipas raportit të publikuar më 16 dhjetor 2016, Bordi i drejtorëve të RTK-së është shumëfish më i paguar se bordet e transmetuesve publikë të Hungarisë, …
Më shumë...Është i turpshëm krahasimi i vdekjes së Astrit Deharit me ata që kanë vdekur në Siri
Sot gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujpi e ka quajtur të turpshëm krahasimin që iu bë vdekjes së Astrit Deharit me ata që kanë vdekur në Siri. Sipas saj kryeministri Isa Mustafa urdhëroi arrestimin e studentëve të Vetëvendosjes në mënyrë që t’ua pamundësojë …
Më shumë...Vjosa Osmani: Qytetarët nuk u besojnë institucioneve të vendit aq më pak atyre të drejtësisë
Qytetarët nuk u besojnë institucioneve të vendit, as më pak atyre të drejtësisë, andaj është i domosdoshëm një hetim i pavarur ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit, ka thënë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Është e papranueshme të themi që shtetit ka bërë gjithçka, është e papranueshme tu besohet institucioneve. …
Më shumë...Valdete Bajrami ka kërkuar dorëheqjen e ministrave: Skënder Hyseni e Dhurata Hoxha
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka kërkuar dorëheqjen e menjëherë të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni. Ajo tha se kjo dorëheqje është dashur të vinte pa ua kërkuar askush. Deputeti i Nismës, Enver Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës …
Më shumë...Ministrja Hoxha ka kërkuar që të hetohen deklaratat e Tomë Gashit dhe mjekoligjorëve nga Shqipëria
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për ta sqaruar opinionin publik dhe verifikuar pretendimet e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që të hetohen deklaratat e avokatit Tomë Gashi, si dhe të dy mjekoligjorëve nga Shqipëria. Në letrën që i është dërguar kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi nga ministrja Dhurata Hoxha, e cila …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e Vetëvendosjes Astrit Dehari
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e Vetëvendosjes Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor në Burgun e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara, edhe pse deri tani janë dhënë dy versione, ai zyrtar dhe versioni i mjekëve të pavarur. Shefi i Grupit Parlamentar të …
Më shumë...Partia e Drejtësisë dënon fuqishëm sulmet në Berlin të Gjermanisë dhe në Xhaminë e Cyrihut në Zvicër
Partia e Drejtësisë dënon fuqishëm sulmet “terroriste” në tregun e Krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë dhe sulmin tjetër në Xhaminë e Cyrihut të Zvicrës. Partia e Drejtësisë i dënon veprat e tilla dhe i konsideron të rrezikshme për rendin dhe sigurinë në mbarë globin. Terrori nuk njeh popull, fe, racë …
Më shumë...Iniciativa Qytetare për Veprim sot organizon aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës
Iniciativa Qytetare për Veprim sot organizon aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës kundër ndërtimit të murit ndarës në Mitrovicë dhe kundër ekipit negociator të Kosovës. Sipas Iniciativës Qytetare për Veprim, Qeveria e Kosovës në negociatat me Serbinë në Bruksel ka dështuar të mbrojë dhe përfaqësojë interesat e Kosovës, duke pranuar …
Më shumë...