Kandidati i Nismës për Kosovën, për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka thënë se ai dhe partia e tij kanë pritur rezultate më të mira në radhën e balotazhit. Ai tha se i tërë arsenali shtetëror ishte përkujdesur që të PDK-ja të dalë fituese në këto zgjedhje. Qytetarët e Drenasit …
Më shumë...Lajmet
Jakup Krasniqi: Ndaloni votimet e dyfishta
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi kërkoi nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim, që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve të Drenasit. Në një reagim të tij a shkruan: Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të …
Më shumë...Nisma në Drenas: Në fshatin Gllanasellë, është duke u përgatitur votim kolektiv në orët e mbrëmjes
Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën Shefi i Shtabit të Nismës në Drenas, Mehdi Thaçi, ka folur për procesin e votimit në ditën e sotme në Drenas. Thaçi në një konferencë për media tha se sot procesi zgjedhor deri në këtë …
Më shumë...PDK në Drenas: Ftojmë organet të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec
Kundër disa deklaratave të Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar sërish zëdhënësi i PDK-së në këtë komunë, Betim Berisha. Ai ka deklaruar se përpjekjet e Nismës, sipas tij, për të prishur zgjedhjet janë të kota, ngaqë sepse votimi po shkon në rregull dhe të gjitha vendvotimet janë nën mbikëqyrjen …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ftuar nderi në Berlin
Në Konferencën vjetore të Institutit për Diplomaci Kulturore, që po mbahet në Berlin, mori pjesë kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ftuar nga ky institut. Ai në fjalimin e tij tha se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është njëri ndër projektet më madhore të shqiptarëve. “Të gjitha vendet në …
Më shumë...Mimi Kodheli: Disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka bërë të ditur se disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare. Kodheli nuk ka dhënë më shumë detaje, por Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për parandalimin e akteve terroriste gjatë ndeshjes me Izraelin. Takimi i drejtorit …
Më shumë...Mëngjesi i sotëm në Prishtinë ka shënuar shkallë të lartë të ndotjes së ajrit
Prishtina ka shënuar shkallë të lartë të ndotjes së ajrit. Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidro-meteorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit, është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me “PM10”. Përkeqësimi …
Më shumë...Betim Berisha: Në të gjitha vendvotimet qytetarët e Drenasit po tregojnë qytetari
Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, tha se në të gjitha vendvotimet qytetarët e Drenasit po tregojnë qytetari. Ai tha se deri tash PDK nuk vërejtur ndonjë parregullsi, përveç faktit që “disa persona i ka kap paniku”. Berisha i PDK-së ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe …
Më shumë...KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e radhës lidhur Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas. Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 15:00 është: 15 mijë e …
Më shumë...KSHZ në Maqedoni nuk e arriti shumicën e nevojshme për të pranuar 16 ankesat e LSDM-së dhe Lëvizjes Besa
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni nuk e arriti dot shumicën e nevojshme mbrëmjen e së shtunës për të pranuar 16 ankesat për parregullsi në votime, të paraqitura prej LSDM-së dhe Lëvizjes Besa. Në formën e tyre përfundimtare, ankesat u paraqitën nga LSDM-ja për një qendër votimi në fshatin Tearcë, ku …
Më shumë...Nisma reagoi lidhur me presionin që,po u bëhet votuesve nga pjesëtarë të PDK-së
Dega e Nismës për Kosovën, në Drenas, reagoi lidhur me presionin që, po u bëhet qytetarëve të Drenasit, nga pjesëtarë të PDK-së. “Në bazë të raportimeve që na kanë ardhur nga vëzhguesit tanë në teren, një grup i anëtarëve të PDK-së, të drejtuar nga Driton Ajazi, drejtor i degës së …
Më shumë...Xhevdet Krasniqi: Puna e vazhdueshme e OVK-së është t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e veterinarëve
Oda e Veterinarëve të Kosovës ka evidentuar se gjatë këtij viti ka pasur importe dhe shitje të barnave nga persona të paautorizuar. Ndërsa u tha se duhet një kontroll më i madh i kafshëve dhe tregjeve të kafshëve. Kështu u tha në Kuvendin punues të Oda e Veterinarëve të Kosovës …
Më shumë...Votimi i radhës së dytë për kryetar të Drenasit ka filluar me kohë
Votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit ka filluar me kohë në të gjitha qendrat e votimit, ku sot po mbahet radha e dytë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune. Në garën për kryetar kandidojnë: Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa …
Më shumë...Isa Mustafa thotë se BE-ja duhet të ndërhyjë dhe ta ndryshojë formatin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Radio-Evropa e Lirë shprehet se ndërtimi i murit në Mitrovicë nga autoritetet lokale serbe të komunës veriore,të mbështetura nga Beogradi zyrtar, janë sinjali i fundit për Bashkimin Evropian që të ndërhyjë dhe ta ndryshojë formatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Partitë politike shqiptare në Maqedoni të ndërtojnë një platformë të përbashkët
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që partitë politike shqiptare të ndërtojnë një platformë të përbashkët për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, në Maqedoni. Duke vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet dypalëshe, ministri Hoxhaj deklaroi se sa i takon numrit të deputetëve të shqiptarëve, është shumë e rëndësishme …
Më shumë...Jemi dëshmitarë se Kosova ka stagnuar, madje ka bërë hapa mbrapa ka thënë kryetari i AAK, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin që u mbajt sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, u është drejtuar me një fjalim të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova ka stagnuar, e madje ka bërë hapa mbrapa. Edhe pse ishte lajm …
Më shumë...