Lëvizja Vetëvendosje sot paraqiti dëshmi të reja që vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të dyshuar për terrorizëm, të cilëve iu vazhduan masat e arrestit edhe për një muaj, pas 3 muajve e që po privohen padrejtësisht nga liria. Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, e quajti këtë proces absurd dhe prezantoi një video-material …
Më shumë...Lajmet
Singapori ka njohur pavarësinë e Kosovës, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj
Në letrën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Singaporit thuhet se, “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike. Kosova deri tani është njohur …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka emëruar sot 25 prokurorë të rinj të shtetit
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 25 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës, me mandat fillestar trevjeçar. Ai pas ceremonisë së betimit, ka uruar të gjithë prokurorët e …
Më shumë...Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve. “Sipas aktakuzës 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, …
Më shumë...Kryetari i Kosovës në fushatë për PDK-në
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivistë të PDK-së. Për këtë qëllim ai ka vizituar familjen e Rukiqi, në Drenas. Këto takime vijnë pas “darkës me arsimtarët e Drenasit”. Kryetari Hashim Thaçi jashtë çdo norme ligjore e morale është bërë pjesë e …
Më shumë...Deputeti, Shaip Muja, i bindur për fitoren e PDK-së në Drenas, pa balotazh
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se kjo parti më 4 dhjetor do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Në intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai thotë se pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të PDK-së, deputetëve dhe ministrave në Drenas për të bërë fushatë, nuk është shenj frike se …
Më shumë...Menduh Thaçi: Nëse i humbi zgjedhjet do të jap dorëheqje nga kreu i PDSH-së
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se nëse i humb zgjedhjet atëherë do të jep dorëheqje nga kreu i PDSH-së. Ai gjithashtu u shpreh se nuk do të bëjë koalicion as me Ali Ahmetin, as me Nikolla Gruevskin, e as me LSDM-në. Ndërsa nëse i fiton zgjedhjet, …
Më shumë...BDI fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit
Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, i përcjellë nga shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatë të njësisë zgjedhore numër 1, para një numri të madh të qytetarëve porositi që mos të flijohen vendet e …
Më shumë...Halepi po bëhet një “varrezë gjigante” me pushtimin e forcave assadiste dhe ruse
Kryesuesit për çështje humanitare i OKB-së, Stephen O’Brien, ka deklaruar se qyteti Halep i Sirisë rrezikon të bëhet një “varrezë gjigante”, me avancimin e forcave qeveritare në zonat e kontrolluara nga kryengritësit. Ai iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbrojnë …
Më shumë...Donald Trump do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve
Radio-Evropa e Lirë bën të ditur se xhamitë në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të Amerikës kanë raportuar se kanë marrë mesazhe,që kërkojnë nga myslimanët të largohen nga vendi, ose do të përballen me gjenocid. Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë të gjitha fotokopje e …
Më shumë...Vetëvendosja reagoi kundër një deklarate të EULEX-it lidhur me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar kundër një deklarate të EULEX-it ku është theksuar se për “rastin Dehari”, beson që hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat”. Vetëvendosje …
Më shumë...Kryeministri Mustafa propozoi krijimin e një komisioni për demarkacionin me përfshirje edhe të opozitës
Kryeministri Mustafa, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar ka propozuar krijimin e një komisioni ku do të përfshihej edhe opozita. Komisioni do të verifikonte nëse Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ia tkurr territorin vendit. Opozita është deklaruar kundër pjesëmarrjes në të. Propozimin Mustafa e ka dhënë në mbledhjen e …
Më shumë...Rritet dhe zgjerohet Unioni i bashkive e komunave shqiptare në rajon
Në Tiranë kohë më parë është krijuar Unioni i Komunave Shqiptare, që përfshin komunat kryesore që drejtohen nga shqiptarët në vendet e rajonit. Me synimin për t’u zgjeruar tutje, ky Union ka filluar me Bashkinë e Tiranës, Komunën e Prishtinës, atë të Tetovës, pastaj Ulqinit dhe Preshevës. Drejtuesit e këtyre …
Më shumë...Rusia ka vendosur 55 mijë trupa në kufirin me Ukrainën
Përnjëherë pas përfundimit të bisedimeve katërpalëshe për gjetjen e një ujdie për të ulur armët, Rusia ka rritur presionin ndaj Ukrainës duke shumëfishuar praninë e trupave të saj në kufirin mes dy vendeve. Zv.ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se aktualisht janë zhvendosur 55 mijë trupa në kufirin mes dy vendeve, …
Më shumë...Familjarë të Ahmet Krasniqit kanë reaguar kundër akuzave të përfaqësuesve të shoqatës “Salih Qekaj”
Në reagimin drejtuar medieve nga Aziz Krasniqi Thuhet: Ndihem shumë keq kur shoh shoqatën që e mban emrin e heroit “Salih Qekaj”dhe është keqpërdorur këto ditë. Është bërë përditshmëri të përdoren emrat e mëdhenj për synime të ulëta nga grupe individësh që përmes manipulimit, nënvlerësimit, fyerjes, e etiketimit banal mundohen …
Më shumë...Ministri Demolli priti në një takim zëvendës-ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti
Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në një takim zëvendësministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti, i cili në krye të një delegacioni zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zëvendësministri, Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe gjeneral brigade Zymer …
Më shumë...