Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër dënimeve të 10 eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, me mesin e tyre edhe ish-komandanti i SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi. Krasniqi thotë se ky dëmin është goditje e rëndë për idenë e lirisë, çlirimit dhe drejtësisë. Është e dhimbshme, kur “Drejtësia” është e dirigjuar …
Më shumë...Lajmet
Ministri Demolli viziton Ushtarët të FSK-së, në ushtrimin fushor “Shqiponja-5”
Në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, pjesëtarët e FSK-së, janë duke zhvilluar ushtrimin fushor “Shqiponja-5”. Me këtë rast ata i ka vizituar ministri i FSK-së Haki Demolli i cili është njoftuar nga komandanti i kampit, nënkolonel Mehmet Lladrovcit me skenarin e ushtrimit fushor. Ndërkaq komandanti i Brigadës së Reagimit …
Më shumë...PDK-ja në Drenas, shprehet e shqetësuar lidhur me dënimin e një grupi të eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, përmes këtij reagimi, shpreh shqetësimet ndaj rastit të dënimit në Grupin Drenica II. Ajo shpreh indinjatën me të thellë dhe shpreh pakënaqësi me rastin e dënimit të Gjykatës së Apelit ndaj grupit Drenica II, dhe mendojnë se ky vendim i kësaj gjykate …
Më shumë...Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës
Në një postim lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Apelit, deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Demaku shkruan se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, me saktësisht të misionit EULEX për të na dënuar, gjoja për krime lufte, në një proces krejtësisht të montuar, skandaloz pa asnjë fakt …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ata kanë zhvilluar një takim të mbyllur me ç’rast nuk janë prononcuar as para medieve. Kryetari, Hashim Thaçi ka përkrahur pa rezervë qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Beograd …
Më shumë...Ka dështuar takimi i kryetarëve të pesë partive politike parlamentare të Kosovës
Kryetarët e pesë partive më të mëdha politike janë takuar dhe kanë biseduar në hotelin “Swiss”, në Prishtinë. Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Nga AAK-ja i pranishëm ka qenë Ramush Haradinaj, i cili e ka lëshuar mbledhjen, duke arsyetuar me …
Më shumë...OVL e UÇK-së: Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës
Lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj rastit “Drenica II” ku të akuzuarve u konfirmohet dënimi i shkallës së parë, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. OVL e UÇK-së nëpërmjet një komunikate për media shpreh indinjatën për dënimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së. …
Më shumë...Vetëvendosja: EULEX-i i ka caktuar vetes njollosjen dhe kriminalizimit të luftës së lavdishme të UÇK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër dënimit të ish eprorëve e luftëtarëve të UÇK-së. në Reagim thuhet: Derisa sot e 16 vite mbesin të pa dënuara krimet sistematike të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe derisa krimi organizuar e korrupsioni në vendin tonë po zhvillohen të papenguara nga sistemi i drejtësisë, …
Më shumë...Nexhmi Lajçi: Tradhtarët janë si gjarpri helmues, gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht
Luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Nexhmi Lajçi në një postim të tij ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përzërë pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, …
Më shumë...RKL: Gazeta Ekspres i prin fushatës kundër UÇK-së duke lënë prapa edhe mediet në Serbi
Nuk është vështirë të dihet se kush e ka financuar dhe e financon Gazetën ekspress, e cila tashmë ka intensifikuar fushatën djallëzore kundër UÇK-së, në prag të hetimeve të Gjykatës Speciale, pikërisht në ditët kur po i zhvillon punimet Seminari i Asmablesë Parlamentare të Evropës. Duke i dhënë vetës të …
Më shumë...Një prokuror ndërkombëtar i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës
Një prokuror ndërkombëtar i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës në lidhje me “krim të organizuar dhe korrupsion” ndaj grupit të udhëhequr nga ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla. Sipas njoftimit për media, në aktakuzën e parë akuzohen 22 të pandehur, ndërsa në aktakuzë janë renditur 46 pika të akuzës …
Më shumë...Fatmir Limaj: Dënimi i çlirimtarëve është lajm shumë i keq për gjithë liridashësit
Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj të dënuarve për rastin e njohur se “Drenica 2”. Limaj ka thënë se, “ky është një lajm shumë i keq për gjithë liridashësit në Kosovë”. “Dje u dënuan zërat e parë të UÇK-së, ata …
Më shumë...NISMA mban takim rajonal në Malishevë
NISMA për Kosovën, ka filluar të mbajë takime pune me kryesitë e degëve të saj, sipas rajoneve. Nën organizimin e Sekretarisë Organizative, kryesitë e degëve të NISMA për Kosovën në Prizren, Suharekë, Rahovec, Dragash dhe Malishevë, kanë zhvilluar një takim pune në Malishevë. Të pranishëm në këtë takim, të parin …
Më shumë...Aktivitet publik i Vetëvendosjes për lirimin nga burgu të aktivistëve
Me shpalosjen e panos me mbishkrimin “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje të parullës “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, filloi një aktivitet simbolik në afërsi të burgut të Pejës, ku po mbahet padrejtësisht i burgosur aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Egzon Haliti. Përmes këtij aksioni, u kërkua lirimi i Egzonit, …
Më shumë...Suzana Shkreli, kandidate shqiptare për Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Suzana Shkreli, kandidatura shqiptare për Kongresin në Shtetet e Bashkuara duket se po realizon ëndrrën amerikane. Asistente-prokurorja Shkreli ka marrë mbështetjen e Presidentit Barack Obama ndërsa kandidon për postin e përfaqësimit të zonës së Miçiganit në Kongres. E para shqiptaro-amerikane që kandidon për një post të tillë, ajo u përshkrua …
Më shumë...Kryetari, Hashim Thaçi, pritet të takohet në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Kryetari, Hashim Thaçi, sot pritet të takohet në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Thaçi, në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet t’i gëzojë të gjithë. Ky bashkëpunim yni duhet t’i gëzojë të gjithë, sepse …
Më shumë...