leoni

Lajmet

Qeveria-Kurti, duhet ta dëshmojë se është partner i besueshëm i Amerikës dhe BE-së, sikur qeveritë e kaluara, thotë Xhejmi Shia

Ish-zëdhënësi i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Xhejmi  Shia deklaroi se pavarësisht se inteligjenca lëshoi paralajmërimin për një rrezik të lartë për konflikte ndëretnike në Ballkanin Perëndimor, nnuk duhet dramatizohet situata. Nuk shoh mundësi për një luftë mes Serbisë dhe Kosovës. Por ka tensione, sigurisht, dhe kjo është një nga …

Më shumë...

25 vjet më parë, më 26 mars 1999 forcat serbe kanë vrarë mizorisht 46 anëtarë të familjes Berisha, në Therandë (ish-Suharekë)

25 vjet më parë, më 26 mars 1999 forcat serbe kanë vrarë mizorisht 46 anëtarë të familjes Berisha, në Therandë (ish-Suharekë)

25 vjet më parë,  më 26 mars  të vitit 1999,  forcat serbe kanë vrarë mizorisht 46  anëtarë të familjes Berisha, në Therandë (ish-Suharekë). Krimi barbar serb u ndërmor te shtëpitë e kësaj familjeje,  e cila gjendej  afër Stacioni policor i Suharekës. Policia dhe Ushtria serbe kishin filluar t’ i   vrisnin …

Më shumë...

Faton Klinaku: Pa luftën e UÇK-së dhe pa vendosmërinë e Hashim Thaçit, Kosova nuk do të ishte e lirë, as shtet i pavarur

Faton Klinaku

Përfaqësuesi  i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku,  ka reaguar kundër Enver Petrovcit, i cili ka thënë se njerëzit e luftës i njohim falë luftës, sepse në të kundërtën do të ishin vetëm mësues e bodiguardë. Ai  ka shkruar  se pa luftën e UÇK-së dhe pa vendosshmërinë e Hashim Thaçit, Kosova nuk do …

Më shumë...

Enver Petrovci, “gllumci jugosllav”, nën ombrellën e Vetëvendosjes sërish fyen UÇK-në dhe atdhetarët shqiptarë

Enver Petrovci, “gllumci jugosllav”, nën ombrellën e Vetëvendosjes sërish fyen UÇK-në dhe atdhetarët shqiptarë

Kanë kaluar tri vite, qyshkur mbetja serbe, jugo-aktori Enver Petrovci mori çmimin për “Vepër Jetësore”, nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, pikërisht sepse kohë më parë Petrovci kishte thënë se më mirë kemi jetuar në kohën e Millosheviqit sesa tani nën Hashim Thaçin.  Asokohe, në reagimin e Radios-Kosova e Lirë, …

Më shumë...

Ilir Mirena: Fashistit jugosllav, Enver Petrovci, duhet t’i hiqet ky çmimi që i ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku

Ilir Mirena: Fashistit jugosllav, Enver Petrovci, duhet t'i hiqet ky çmimi që i ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku

Pikërisht në 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s, në ndihmë të Kosovës që nisi shtetëzimin e Kosovës, aktori Enver Petroviç ka bërë komente fyese e  denigruese, edhe kësaj radhe si gjithnjë,  kundër udhëheqësve të UÇK-së, duke i quajtur ata njerëz që erdhën rastësisht në shprehje, dhe se ata “i bëri lufta”, …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, prezanton vizionin për të ardhmen politike të Kosovës

Haradinaj: 26 vjet më parë u dërgua porosia se shqiptarët do të luftojnë dhe do ta fitojnë luftën

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka theksuar qartësinë e rrugës drejt zhvillimit dhe mirëqenies së Kosovës, si dhe drejt integrimeve euro-atlantike, duke përmendur partneritetin e ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të. Sipas tij koalicioni parazgjedhor i udhëhequr nga AAK është transformuar në një forcë serioze politike, e cila …

Më shumë...

Asambleja Parlamentare e NATO-s, avancon Kosovën në statusin e anëtarit të asociuar

Asambleja Parlamentare e NATO-s, avancon Kosovën në statusin e anëtarit të asociuar

Pas një diskutimi të gjatë, Asambleja Parlamentare e Aleancës Veriatlantike (NATO) ka miratuar avancimin e statusit të Republikës së Kosovës nga vëzhguese parlamentare në anëtar të asociuar të saj. Amerikanët dhe britanikët kanë qenë vendimtarë në këtë proces. Deputetja Mimi Kodheli, anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare …

Më shumë...

Shtetet perëndimore abstenuan në votim për të parandaluar diskutimin për ndërhyrjen e NATO-s, në Jugosllavi

Shtetet perëndimore abstenuan në votim për të parandaluar diskutimin për ndërhyrjen e NATO-s, në Jugosllavi

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore u larguan nga votimi për të parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë. Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzja, tha se …

Më shumë...

Von Cramon kritikon kryetaren e Kuvendit të Serbisë serbe, Ana Brnabiq, lidhur me marrëveshjeve të Brukselit

Viola Von Cramon

Euro-deputetja, Viola von Cramon, ka shprehur kritikat e saj ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq, në lidhje me interpretimin e marrëveshjeve të Brukselit për Kosovën. Von Cramon i kujtoi asaj se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Duke theksuar se …

Më shumë...

Shon Bërns: Nuk kam ardhur në gjykim me nismën time, por është kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Shon Bërns: Nuk kam ardhur në gjykim me nismën time, por është kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Ish-shef i misionit diplomatik vëzhgues të Amerikës në Kosovë, Shon Bërns është dëshmitari i 53-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Në fillim të paraqitjes së tij ai ka thënë se ka ardhur si dëshmitar jo me vetiniciativë, por pasi i është kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Prania e rregullt e Kosovës në Asamblenë Parlamentare mundëson lobim më efektiv në procesin e anëtarësimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shprehet i tronditur nga rasti i vrasjes makabre të Liridona Ademajt- Murseli

Kosova nga vëzhgues parlamentar është pranuar dje si shtet anëtar i asociuar nga Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ky pranim konsiderohet hap i rëndësishëm dhe niveli më i lartë para se Kosova të bëhet anëtare e plotë në strukturat e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci …

Më shumë...

Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel lidhur me propozimet e tyre për çështjen e dinarit

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Gjatë 25 marsit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar për propozimet e tyre …

Më shumë...

Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, biseduan në Bruksel lidhur me përdorimin e dinarit serb, por pa ndonjë përparim

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq i dhanë fund takimit të djeshëm në Bruksel, pa ndonjë rezultat. Ata diskutuan lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, pas takimit tha se diskutimet e gjata ndihmuan për të sqaruar …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Për AAK-në është e rëndësishme që trajtohet sa më shpejt kërkesa për debat parlamentar për 3-vjetorin e Qeverisë Kurti

Besnik Tahiri thotë se pikërisht kjo qeveri në këto dy vjet e gjysmë të drejtimit të vendit e ka shkatërruar sektorin privat

Kryetari i Grupit Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideron se  është e rëndësishme që trajtohet sa më shpejt kërkesa për debat parlamentar për trevjetorin e Qeverisë Kurti. Çështja kryesore e ballafaqimit të Kuvendit të Kosovës me Qeverinë është llogaridhënia për tri vjet keqqeverisje dhe mos punë. …

Më shumë...

Erdogan: Turqia do ta vazhdojë luftën e saj të drejtë kundër terrorizmit derisa të mos jetë më nën kërcënim

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Turqia  do ta vazhdojë luftën e saj të drejtë kundër terrorizmit derisa të mos jetë më nën kërcënimin terrorist, tha sot presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. “Lufta jonë do të vazhdojë derisa Turqia të çlirohet nga kërcënimi i terrorizmit separatist”, tha Erdoğan në një tubim në qytetin …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Është absurde që çlirimtarët po gjykohen, ndërsa mungon drejtësia për masakrat që kanë kryer serbe

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka bërë homazhe për të rënët në fshatrat Celinë, Fortesë e Brestoc, në 25-vjetorin e masakrimit të tyre nga regjimi vrastar  i Serbisë. Ai ka shprehur indinjatën e tij për faktin se edhe në këto ditë të lirisë, çlirimtarët po gjykohen, ndërsa drejtësia nuk është realizuar …

Më shumë...