Lajmet

Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, pastaj shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, pastaj shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që automatikisht do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. PDK, LDK dhe AAK shprehen optimiste se do të gjendet një formë për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, por partia në pushtet, Lëvizja …

Më shumë...

Arben Gashi: Qeverisja e Albin Kurtit ndodhet në rrezik, qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje

Arben Gashi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit po shkon drejt fundit dhe qytetarët duhet të jenë të përgatitur për zgjedhje të reja. I pyetur nga gazetarët për datën e mundshme të zgjedhjeve, ka thënë se kjo varet nga vendimmarrja e kryeministrit, por …

Më shumë...

Ish-shefi amerikan i misionit mbikëqyrës, Shon Bërns, filloi dëshminë në Gjykatën Speciale në rastin e krerëve të UÇK-së

Ish-shefi i Misionit Mbikëqyrës Diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shon Bërnes, ka filluar të dëshmojë para trupit gjykues  të Gjykatës Speciale, në rastin e pretenduar penal kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Shon Bërns i cili merret në pyetje si dëshmitar …

Më shumë...

PDK-ja ka paraqitur kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, në Kuvend, ku do të diskutohet lidhur me kontratat njëburimore

Abelard Tahiri

 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paraqitur kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, në Kuvend, ku do të diskutohet propozimi për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për kontratat njëburimore. Ai bëri të ditur se kjo seancë është parashikuar të mbahet të enjten dhe synon ta rishqyrtojë …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përkujtuan 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se  së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë kanë nderuar  49 martirët e fshatit Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët dhe 6 të pagjeturit. Lufta jonë për liri nuk ka …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 18 mars, ishte marrë në pyetje dëshmitari i 49-të i Prokurorisë. Si  dëshmitar i mbrojtur, fjala e tij që u lexua në sallën e gjyqit, lidhej me një viktimë, që pandehet se  ishte …

Më shumë...

Gjermania rrit kontingjentin ushtarak në kuadër të KFOR, derisa ambasadori Rohde shpreh përkushtimin për paqe

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Ambasadori i Gjermanisë,  në Prishtinë, Jorn Rohde, ka theksuar përkushtimin e shtuar të Gjermanisë për paqe dhe siguri në Kosovë, duke folur për rritjen e kontingjentit gjerman në misionin paqeruajtës të NATO-s. Rohde shpreh respektin dhe kujdesin për ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, duke përshëndetur …

Më shumë...

Edward Joseph ka vizituar Mitrovicën në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Edward Joseph

Profesori, Edward Joseph, ka vizituar urën që ndan qytetin e Mitrovicës, duke e bërë këtë vizitë në ditën e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, mbi Jugosllavinë për çlirimin e Kosovës. Sipas deklaratave të profesorit Joseph, shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për një përparim të qëndrueshëm në marrëdhëniet e …

Më shumë...

Ish-ambasadori, Greg Delawie përkujton 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe rolin e Amerikës në çlirimin e Kosovës

Delawie: SHBA-të janë mbështetësit më të ngushtë të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkujtuar 25-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë, që çoi në çlirimin e Kosovës. Ai ka theksuar se forcat jugosllave kryenin spastrime etnike dhe operacione terroriste në Kosovë, duke shkaktuar humbje të mëdha të jetëve dhe detyruar qindra mijëra shqiptarë të …

Më shumë...

Aleksandër Vuçiq: NATO dhe Kosova veprojnë si ekip, por sanksionet janë paradoksale

Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar në ditën e përvjetorit të 25-të të bombardimeve të NATO-s për Kosovën, duke komentuar përparimin e statusit të delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai ka vlerësuar këtë hap si një tregues se NATO ka punuar në bashkëpunim me qeverinë e …

Më shumë...

Veteranët e Luftës së UÇK-së padisin Ministrinë e Financave në Gjykatë, lidhur me pensionet e tyre

Invalidi dhe veterani i UÇK-së, Ismajl Hoti nga fshati Ratkoc i Rahovecit, ka  shprehur shqetësimet e tij lidhur me një vendim të Ministrisë së Financave të nxjerrë ditë më parë. Ismail Hoti, i plagosur gjatë luftës në Koshare është përfitues i skemës pensionale të invalidit të luftës,  por nuk ka …

Më shumë...

Më 25 mars 1999 pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe ishin hakmarrë mbi popullatën civile shqiptare

Më 25 mars  të vitit 1999  pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe, në shenj hakmarrjeje mbi popullatën civile, forcat okupatore serbe  kanë vrarë e kanë masakruar qindra  shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit, nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të …

Më shumë...

Sot, në Bruksel, vazhdojnë bisedimet për çështjen e dinarit mes kryenegociatorëve: Besnik Bislimi e Petar Petkoviq

Besnik Bislimi nuk ka folur pas takimit në Bruksej, ndërsa Petar Petkoviq tha se ishte biseduar për formimin e AKS-së

Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet për çështjen e dinarit mes kryenegociatorëve: Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Lajmin e ka  bërë të ditur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve që ndodhi të njëjtën ditë në kryeqyendrën evropiane. Ai njoftoi se në mesin e temave të …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE janë thelbësore për çdo vend demokratik

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka quajtur hap të madh për sigurinë e vendit lajmin që Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamentar të pranohet si shtet anëtar i asociuar. Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vendosi …

Më shumë...

Arian Zeka: Janë përkeqësuar raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Arian Zeka

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se raportet aktuale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përkeqësuar pas zhvillimeve të fundit në vend, veçanërisht me rregulloren e BQK-së sa i përket dinarit. Arian Zeka, tha Kosova duhet të ketë parasysh se …

Më shumë...

Lirim Mehmetaj: Albin Kurti, na tregonte se çfarë gabimi i madh ka qenë intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka publikuar  një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila kritikonte ashpër bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, në 1999. “Në këtë 25 vjetor të bombardimit të NATO-s ta kujtojmë edhe njëherë me turp sesi kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, na tregonte se çfarë …

Më shumë...