Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj në fjalën e tij para medieve duke folur për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, tha se atë nuk e ka votuar. Megjithatë ai i ka përjashtuar pretendimet territoriale të Malit të Zi, por nuk i përjashton …
Më shumë...Lajmet
Delawie: Jam i zhgënjyer me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Greg Delawie , është shprehur i zhgënjyer lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në Komisionin për Punë të Jashtme, ku po diskutohej për Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se dhuna shkatërron demokracinë. “Javën e kaluar debati mbi …
Më shumë...Sot në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, kapiten, Sahit Goxhuli
FSK-ja bëri të ditur se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 7.00 në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten, Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në …
Më shumë...Banorët e Llukës së Epërme dhe të fshatrave të Deçanit sot defilojnë te Kulla
Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të komunës së Deçanit ka ftuar për sot, banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave të tjerë, që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi. Maja e Zhlepit ose Kulla dhe bjeshkëte tjera …
Më shumë...Kryesia e Kuvendit takohet sot në mesditë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë do të takohet me qëllim për ta proceduar para deputetëve Projektligjin për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Mbledhja e kryesisë së Kuvendit mbahet në orën 12:00. Pritet që nesër të mbahet seanca e Kuvendit, në të …
Më shumë...Është rritur numri i deputetëve që kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi
Numri i deputetëve, të cilët po e kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, është rritur madje edhe në radhët e partive në koalicionin qeverisës. Sipas deklarimeve të deritashme del se koalicioni nuk i ka numrat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Janë mbi dhjetë deputetë të partive në koalicionin …
Më shumë...Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën
Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të zhvillojë një vizitë në Ballkan nga 15 deri 17 gusht, gjatë së cilës do të takohet me kryetarët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por pa dhënë hollësi se …
Më shumë...Bulliqi: Demarkacioni, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën
Në emër të Grupit të ekspertëve të pavarur, eksperti Shpejtim Bulliqi ka reaguar rreth konferencës së Komisionit shtetëror. “Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi”, ka …
Më shumë...Haradinaj: Të jemi të bashkuar në votën kundër demarkacionit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Ai në postimin e tij ka shkruar: “Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euroatlantike. Votimi kundër ratifikimit …
Më shumë...Osmani vlerëson se kryeministri duhet të kërkoj falje për demarkacionin
“Demarkacioni mundet dhe duhet te rrëzohet me vote”, ka thënë Vjosa Osmani deputete nga LDK. “Demarkacioni nuk duhet të shkojë në Kuvend pa kërkuar falje kryeministri, që ka fyer rëndë njerëzit që kanë ekspertizë në këtë fushë e që kanë kundërshtuar me argumente demarkacionin”.Ajo ka thënë se përderisa nuk ka …
Më shumë...Vuçiq: Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe
Vuçiq në deklarimin e tij në kuvend, ka deklaruar se “Çështja e Kosovës mbetet sfidë edhe në mandatin e Qeverisë së re serbe. Ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur njëanshëm nga krahina e jonë jugore, porse në interes të stabilitetit rajonal dhe të marrëdhënieve sa më të mira …
Më shumë...OVL e UÇK-së: Dënimi i veteranit të luftës së UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është antishqiptar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore të bëra ndaj luftëtarëve për kinse krime lufte, që nga paslufta e UÇK-së e deri më sot, kanë qenë dhe janë politike. Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur …
Më shumë...Kadri Veseli: Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e Murat Mehës përbën një akt të dënueshëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në reagimin e tij kundër hedhjes së një bombe në shtëpinë e z. Murat Meha ka thënë Hedhja e mjetit shpërthyes në familjen e tij përbën një akt të dënueshëm dhe njëherësh një paralajmërim shqetësues të tendencave që synojnë të nëpërkëmbin shtetin ligjor …
Më shumë...Mustafa: Në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, do të procedohet për demarkacionin
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka mbajtur një konferencë për gazetarët lidhur me Demarkacionin. Ai deklaroi se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, kjo çështje do të procedohet për votim. Tani është përgjegjësia e deputetëve të marrin vendim lidhur me këtë marrëveshje. Ky nuk është vendim i …
Më shumë...Murat Meha ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë nga persona ende të panjohur
Kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin e kufijve, Murat Meha, ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë atij dhe familjes nga persona ende të panjohur. Ai ka thënë se sulmi ndaj shtëpisë dhe familjes sime është sulm nga dora e zgjatur që po mundohet të rrezikojë gjithçka që …
Më shumë...KMDLNj ka kërkuar nga deputetët që të përmbahen nga dhuna
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe fjalori i dhunshëm. Përmes një njoftimi për media Këshilli ka vlerësuar se në rrethana të tensionimit të skajshëm të situatës e që është para shpërthimit të …
Më shumë...