leoni

Lajmet

Deputetët me deklaratë të përbashkët për të dënuar sulmin kundër Kuvendit të Kosovës

LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja, Blerta Deliu nga radhët e PDK-së, ka lexuar deklaratën e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në të cilën thuhet: “Dënojmë fuqishëm sulmin kriminal të kryer mbrëmë mbi Kuvendin e Kosovës, ky sulm është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Mosmarrëveshjet politike do t’i zgjidhim …

Më shumë...

Përfundoi takimi i ambasadorëve të Quintit dhe liderëve të pozitës e opozitës

Përfundoi takimi i ambasadorëve të Quintit dhe liderëve të pozitës e opozitës

Ka përfunduar takimi i përbashkët i ambasadoreve të shteteve anëtare  të Quintit dhe liderëve të 5 partive më të mëdha politike në vend. Në këtë takim morën pjesë edhe liderët e Vetëvendosjes. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë demarkacioni me Malin e Zi. Gjatë takimit është diskutuar për mundësinë …

Më shumë...

Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke i ndërmarrë veprimet hetimore për sulmin në Kuvend

Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke i ndërmarrë veprimet hetimore në përpjekje për t’i zbardhur rrethanat në të cilat u sulmua ndërtesa e Kuvendit të  Kosovës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë sulm. Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ilaz Beqiri tha për mediet se nuk …

Më shumë...

Kroacia shënon Ditën e Fitores kundër pushtimit serb

Kroacia shënon Ditën e Fitores kundër pushtimit serb

Kroacia sot feston Ditën e Fitores dhe falënderimit të Atdheut, në përkujtim të 21 vjetorit, kur forcat vullnetare kroate ndërmorën fushatën e armatosur të quajtur “Stuhija”, gjatë së cilës luftëtarët kroatë  çliruan rajonet në veri të Dalmacisë, Kninin,  Likën, Banovinën, Kordunin dhe ndihmuan me aksione çlirimtare edhe në Bosnje e …

Më shumë...

Policia ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës

Godidja e objektit të kuvendit të Kosovës

Policia e vendit bëri të ditur se  ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, përfshirë edhe një mjet për hedhjen e predhave. Ata  nuk kanë dashur të ofrojnë hollësi të tjera, për shkak të, ndjeshmërisë së hetimeve. Zëdhënës i Policisë …

Më shumë...

Vetëvendosja ka dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka  dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër Kuvendit të Kosovës dhe ka thirrur  organet e  sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti. Megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, ne konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla. Aktet e …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Sulmi kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, goditje e ulët ndaj shtetit

Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sulmin e mbrëmshëm kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur goditje të ulët ndaj shtetit. Goditja e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës është goditje ndaj shtetit tonë. Pres që organet e sigurisë t’i kapin kryesit e këtij sulmi. Duhet dënuar fuqishëm …

Më shumë...

Lidhja Demokratike e Kosovës dënoi sulmin mbi Kuvendin e Kosovës

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës dënoi sulmin e rëndë kriminal mbi Kuvendin e Kosovës, të kryer një natë më parë nga njerëz ende të paidentifikuar. LDK-ja konsideron se veprime të tilla kriminale të drejtuara kundër institucioneve shtetërore, synojnë të ndalin progresin e Kosovës në proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli, reagon kundër sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Kryekuvendari, Kadri Veseli

Në reagimin e kryekuvendarit me rastin e sulmit me predhë mbi Kuvendin e Kosovës thuhet:  “Sulmi i mbrëmshëm mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës përbën një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës. Si motivuesit, ashtu edhe kryesit e këtij sulmi tinzar, …

Më shumë...

Për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit ka reaguar zyrtarisht edhe Qeveria e Kosovës

Mbledhja e Qeverisë

Përmes një reagimi dërguar medieve, lidhur me sulmin në Kuvend, Qeveria e Kosovës konsideron se ky është një sulm qyqar i drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit të Kosovës. “Pa dashur të paragjykoj nëse është në linjën e akteve të dhunshme të paralajmëruara, Qeveria e Kosovës konsideron se akte …

Më shumë...

Rama: Asnjë qen nuk e meriton të krahasohet me Sali Berishën, gojë-shthururin e Kuvendit të Shqipërisë

Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar kundër akuzave që ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë kundër vëllait të Kryetarit të Komisionit të Posaçëm në Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Rama ka shkruar: Unë Saliun e dëgjoj vetëm të enjteve në Kuvend. S’kam ç’bëj, mjerisht ai është opozita e këtij vendi sot dhe …

Më shumë...

PDK-ja dënon fuqishëm aktin kriminal të sulmit kundër Kuvendit të Republikës së Kosovës

PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar si akt të organizuar kriminal, kundër vlerave të institucionit më të lartë legjislativ të vendit. Sulmi i rëndë kriminal ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, është sulm ndaj të arriturave të Republikës së Kosovës, …

Më shumë...

Partia FJALA: Sulmi në Kuvendin e Kosovës, sulm që synon destabilizimin e vendit

Sulmi i kryer mbrëmë me mjet eksploziv në objektin e Kuvendit të Kosovës, është sulm që synon destabilizimin e vendit. Dënojmë fuqishëm këtë sulm që është sulm kriminial dhe me tendencë destabilizimi Njëherit kërkojmë na Policia e Kosovës që sa më shpejtë të i arrestoj akterët e këtij sulmi kriminal …

Më shumë...

Thaçi, Mustafa, Haliti dënojnë sulmin kundër Kuevendit përmes postimeve në Facebook

Xhavit Haliti

Ashtu sikur kryetari, Thaçi, kryeministri, Mustafa edhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës kanë reaguar përmes postimeve të veta private në internet dhe nuk kanë organizuar konferencë për medie as i kanë konsultuar zyrat e informimit, të cilat i paguajnë për një punë të tillë.  …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Hashim Thaçi

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar  pas sulmit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se mund të pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohen është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovë.  “Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja …

Më shumë...

Isa Mustafa: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër shtetit dhe pavarësisë

Kryeministri Mustafa e rithekson se Kosova refuzon idenë e unionit doganor rajonal

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.  “Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet …

Më shumë...