Lajmet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion tështuar lidhur me çështjen e granteve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion tështuar lidhur me çështjen e granteve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është përballur me presion lidhur me çështjen e granteve, që ka sjellë edhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria për kontratat me procedurë të negociuar. Ndonëse Peci iu dorëzua presionit, ai paraqiti kallëzim penal kundër kryetarit të FR të LDK-së, Paris Guri, kryetarit të LDK-së, Lumir …

Më shumë...

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e presidentit të ardhshëm, Donald Trump, dialogu Kosovë-Serbi nuk pritet të jetë ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme amerikane. Countryman theksoi se kjo çështje, e cila ka ngecur prej kohësh, nuk do të zërë vend …

Më shumë...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së, kërkon paanshmëri në Gjykatën Speciale

Në një zhvillim të rëndësishëm në procesin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka dërguar një letër kritike, duke ngritur shqetësime për paanshmërinë e trupit gjykues. Ata shprehin pakënaqësi ndaj qasjes së gjyqtarëve, të cilët, sipas …

Më shumë...

Halil Çadraku:  Falënderon Hashim Thaqin për kontributin për lirinë e Kosovës

Në një dëshmi emocionuese në Gjykatën Speciale në Hagë, Halil Çadraku, një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e përshkroi Hashim Thaçin si një “gjigant” për kontributin e tij në drejtimin politik të luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Çadraku, i cili iu paraqit një video nga një intervistë …

Më shumë...

Takimi në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviq, mbahet dhjetor të vitit 2024

Besnik Bislimi nuk ka folur pas takimit në Bruksej, ndërsa Petar Petkoviq tha se ishte biseduar për formimin e AKS-së

Takimi i radhës në mes të  kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe  atij serb, Petar Petkoviq, është caktuar të mbahet për dhjetor të vitit 2024, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, e konfirmoi këtë në një postim tp tij  duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve për këtë takim, por pa …

Më shumë...

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion

Qeveria e Kosovës

Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për  korrupsion. Vlera e tyre tejkalon 272 milionë euro. Këto procedura janë cilësuar si një burim kryesor korrupsioni nga ekspertët e drejtësisë, duke ngritur shqetësime për favorizime në bazë të lidhjeve familjare …

Më shumë...

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore për fushatë politike. Ai shprehu shqetësime mbi shpenzimin e 30 milionë eurove për naftë, duke kërkuar transparencë mbi destinacionin e këtyre mjeteve. Mos i prekni asetet e shtetit për qëllime politike e partiake. Shpenzimi i …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave të Drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, në lidhje me implikimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në fabrikimin e lajmeve të rrejshme. Çitaku e ka quajtur këtë incident “skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca …

Më shumë...

Ramush Haradinaj premton anëtarësim në NATO, paga minimale 500 euro dhe zhvillim ekonomik për Junikun

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar vizionin e tij për Kosovën Fituese gjatë një aktiviteti në Junik. Haradinaj premtoi investime në infrastrukturën moderne dhe zhvillimin e turizmit malor, duke theksuar rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës …

Më shumë...

Pse ministria e Faton Pecit i ndau 10 milionë euro subvencione komunës së Mamushës?

Ministri Peci gjatë këtij muaji pritet të shkojë në Amerikë ku do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga ministri Faton Peci, po përballet me polemika për ndarjen e 10 milionë eurove subvencione dhe grante për komunën e vogël të Mamushës, e cila ka një popullsi të vogël dhe është ndër më të voglat në vend. Polemikat u intensifikuan pasi u zbulua se …

Më shumë...

Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen aktuale politike në Kosovë, duke synuar të reflektojë mbi dobësitë dhe konfliktet e brendshme të institucioneve dhe liderëve politikë. Autori ndan qëndrime dhe kritika të forta mbi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke …

Më shumë...

Ganimete Musliu kërkon hetime për drejtorin e RTK-së, dhe implikimin e AKI-së, në skandale të ndryshme

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj drejtorit të RTK, Rilind Gërvalla, pas publikimit të një audioincizimi që implikon Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në fabrikimin e lajmeve të rreme. Në incizimin e publikuar, Gërvalla dëgjohet duke pranuar se një …

Më shumë...

Branislav Kërstiq; Pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit

Gazetari serb. Branislav Kërstiq ka deklaruar se, pavarësisht retorikës publike, ekziston një partneritet i heshtur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai foli për  lidhje indirekte mes liderëve, duke përfshirë aktivitetet profesionale të bashkëshorteve të tyre. Gruaja e kryeministrit tonë është e punësuar dhe …

Më shumë...

Forca e Sigurisë së Kosovës fton qytetarët në “Ditën e Hapur”, për demonstrim të aftësive ushtarake

Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërorre “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës,  më 27 nëntor organizon “Ditën e Hapur” me rastin e Ditës së Forcës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në një ditë të veçantë të aktiviteteve ushtarake. Ngjarja, që do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 14:00, synon të prezantojë kapacitetet …

Më shumë...

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku ka thënë se tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë. Ai ka thënë se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës …

Më shumë...

SBASHK-u ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të Sindikatës

SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të tyre, veçmas ndaj bllokimit me qëllim të ministres, Arberie Nagvci të negocimit për kontratën e re kolektive të arsimit. Sipas komunikatës, llogaritet …

Më shumë...