Fundjava në Kosovë pritet të shoqërohet me temperatura tejet të larta. Sot dhe nesër, temperaturat do të sillen ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të dielën vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave …
Më shumë...Lajmet
IQV kërkon dorëheqjen e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri
Iniciativa Qytetare për Veprim sot do të organizojë një aksion simbolik para ndërtesës së komunës së Mitrovicës, ku do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit Agim Bahtiri për shkeljen e premtimit për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit. Sipas Iniciativës Qytetare për Veprim, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme …
Më shumë...Mediet serbe bëjnë çmos për të dëmtuar imazhin e Kombëtares Kuqezi
Mediet serbe janë duke orkestruar një fushatë të organizuar me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që po mbahet në Francë. Në ndeshjen e fundit në Marsejë, tifozëria shqiptare shpalosi një parullë me mbishkrimin ‘Kosova është Shqipëri’, gjë që solli reagime të tërbuara në Serbi. …
Më shumë...Serbia i ndërprenë gërmimet në Kizhevac
Në Kizhevac të Serbisë janë ndërprerë gërmimet që kishin filluar muaj më parë. Hulumtimi i një lokacioni të dyshuar për varrezë masive, është ndërprerë nga pala serbe me arsyetimin se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për t’i vazhduar gërmimet. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut …
Më shumë...Deputetët i vazhdojnë EULEX-it mandatin edhe për dy vite
Pas një debati të gjatë që u përcoll me tone kritike, shumica e deputetëve të Kosovës votuan për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it në vendin tonë. Me 79 vota pro, ligjvënësit votuan për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me Mandatin e EULEX-it në Kosovë. …
Më shumë...Sherifi e quan hipokrizi votimin e deputetëve për vazhdimin e EULEX-it
Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Ai ka përkujtuar fjalimet e deputetëve, shumë prej të cilëve thanë se ky mision është marrë vetëm me UÇK-në dhe nuk i ka hetuar dhe as …
Më shumë...Shtohet numri i familjeve që kërkojnë asistencë sociale
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj të këtij viti, numri i shfrytëzuesve në skemën e ndihmës sociale është rritur për 902 familje. “Në janar të vitit 2016, në regjistrin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale kanë qenë gjithsej 25.551 familje me 105.354 anëtarë …
Më shumë...Hyseni: Migrimi i parregullt ka rënë tërësisht
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Austrisë dhe Belgjikës si dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi. Të pranishmit në takim vlerësuan përparimin në zbatimin e projektit të binjakëzimit, që ka si synim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës …
Më shumë...Agani kërkon nga kryeministri ta lirojë nga detyra
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani përmes një letre publike ka kërkuar nga kryeministri, Isa Mustafa që ta lirojë nga detyra e ministrit deri në shpalljen e pafajësisë së plotë. “Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; i bindur në pafajësinë time të …
Më shumë...Ministrat serbë të Isa Mustafës i kërcënojnë investitorët potencial në Brezovicë
Qeveria e Kosovës vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj aktiviteteve të Serbisë, të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën si dhe ministrave serbë nga Lista ‘Srpska’, të cilët kanë vënë në shënjestër investitorët e interesuar për Brezovicën. Edhe ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës janë angazhuar maksimalisht që të prishin procesin e …
Më shumë...Kryetari Thaçi u takua me sekretarin e Vatikanit, imzotin Gallagher
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me atin e shenjtë, Papa Françiskun, është takuar sot edhe me sekretarin e Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher. Në këtë takim të mbajtur në Selinë e Shenjtë, kryetari Thaçi ka folur me zyrtarin e Vatikanit për kultivimin …
Më shumë...Ministri Agani: Nuk mund ta ushtroj detyrën nën presionin e akuzës
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ndaj të cilit është ngritur akuzë nga Prokuroria e Shtetit për kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë, ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nga posti i tij. Duke njoftuar se tani ka bisedime në Qeveri për gjetjen e një zgjidhje, ai …
Më shumë...Bamieh: Kujdes nga vazhdimi i EULEX-it
Ish-prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh në një thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës, i ka porositur që të kenë kujdes prej marrëveshjeve me EULEX-in. Ish-prokurorja që sfidoi këtë mision duke denoncuar aferat korruptive që kishin përfshirë edhe majat drejtuese të EULEX-it, ka thënë se misioni i BE-së nuk është organ …
Më shumë...Mustafa thotë se EULEX-i do të forcojë sundimin e ligjit (sic!)
Kryeministri, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët që të votojnë projektligjet për EULEX-in, duke shprehur bindjen se një gjë e tillë do të ndikojë në forcimin e drejtësisë në vend. Në seancën e sotme plenare, Mustafa në emër të Qeverisë dhe LDK-së, ka përkrahur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, duke …
Më shumë...Konjufca: Pjesëtarët e EULEX-it me privilegje më shumë sesa diplomatët
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke shprehur qëndrimin e subjektit të tij, theksoi se EULEX-i po e bën të diskutueshme pavarësinë e Kosovës. Sipas Konjufcës, “statusi neutral i tij e kufizon efikasitetin e tij, duke e përligjur ndasinë territoriale”. Ai ka shtuar se pjesëtarët e EULEX-it gëzojnë …
Më shumë...Veseli: Të mos paragjykohet lufta e UÇK-së
Kryekuvendari, Kadri Veseli gjatë diskutimit të sotëm rreth projektligjit për EULEX-in, është ndalur edhe tek fushata denigruese ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se duhet të lihen të qetë ushtarët e UÇK-së dhe të mos sulmohen me paragjykime, duke shtuar se lufta e UÇK-së nuk duhet …
Më shumë...