Në tryezën për Trepçën, kryeministri Isa Mustafa foli për veprimet e Qeverisë së tij në lidhje me revitalizimin e këtij gjiganti ekonomik. Ai tha se me Trepçën nuk janë të lidhura vetëm efektet ekonomike, por edhe ato emocionale. Duke e vlerësuar këtë si problem kompleks, kreu i Qeverisë shprehu përkushtimin …
Më shumë...Lajmet
Veseli: Të ngritet padi për dëmet e shkaktuara ndaj Trepçës
Nën organizimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli, sot në Prishtinë u mbajt tryeza me temën ‘Ecuritë në transformimin e Trepçës’, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, kryeministri, ministra, deputetë dhe ekspertë të huaj e vendorë. Në fjalën e tij, kryekuvendari Veseli vuri theksin te nevoja e një konsensusi të …
Më shumë...Sinani: Kërkojmë ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare
Kryetarja e sapo-zgjedhur e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se elita e re politike në Kosovën Lindore pret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të bëjnë më tepër trusni ndaj Qeverisë së Serbisë në mbrojtje të interesave të banorëve të tri komunave shqiptare. Duke e vlerësuar si …
Më shumë...Faktet që përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama për ‘rritje të shkëmbimit tregtar’
Nënshkrimi i 7 marrëveshjeve mes kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, u përcoll me lavdërata e mburrje nga kryeministrat e të dyja vendeve. Duke shmangur çështjen e mos-zbatimit të marrëveshjeve të kaluara, kryeministri Edi Rama foli vetëm për rritje të shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare flasin …
Më shumë...Koci: PDK të jap sqarime pse nuk u emërova në krye të Ministrisë së Drejtësisë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka komentuar mos-emërimin e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht se emri i tij ishte propozuar nga PDK për të qenë titullar i kësaj ministrie në kuadër të ri-formatimit të kabinetit qeveritar. Koci, i cili aktualisht mban postin …
Më shumë...Hoxhiq: Serbët po kushtëzojnë heqjen e barrikadës në urën e Ibrit
Marrëveshja për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër ka dështuar plotësisht. Brukseli, i cili kishte shpallur projekt për renovimin e urës kryesore në Mitrovicë është dorëzuar përballë kundërshtimit të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës. Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq ka bërë me …
Më shumë...Në 15-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi
Në 15-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët: Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët kanë rënë në qershor të vitit 2001 në Betejën e Mateçit. Akademia mbahet më 6 qershor 2016, në orën 17.00, në Amfiteatrin e Shkollës Amerikane, në kompleksin e Pallatit …
Më shumë...Rama: Të krijohen ambasada të përbashkëta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se mbledhja e sotme mes dy qeverive është kurorëzim i një punë të gjatë përgatitore, për të shtyrë përpara një plan strategjik për integrimin e hapësirës së përbashkët ekonomike dhe kulturore. Në një konferencë për medie, kreu i Qeverisë shqiptare vuri në dukje se …
Më shumë...Beogradi reagon: Rama paraqiti pretendime territoriale
Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit, Edi Rama në Prishtinë, të cilin e ka quajtur si pretendim territorial. “Serbia i dënon në mënyrën më të rreptë pretendimet territoriale të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i paraqiti …
Më shumë...Thaçi përshëndet mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke e vlerësuar atë si indikator të forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. “Nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm dhe deklarata e përbashkët janë indikatorë të radhës të forcimit të …
Më shumë...Dy Qeveritë shqiptare nënshkruan 7 marrëveshje të ndërsjella
Në takimin e sotëm të kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, të mbajtur në mjediset e Bibliotekës Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, janë nënshkruar shtatë marrëveshje. Në mbledhjen e tretë të përbashkët të dy qeverive shqiptare u nënshkruan këto marrëveshje: Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Certifikatës së Testimit/kalibrimit të …
Më shumë...Ish-këshilltari i Thaçit, Dukagjin Gorani bëhet anëtar i VV-së
Ish-këshilltari i vjetër i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani është bërë pjesë e Vetëvendosjes. Ai do ta bëjë paraqitjen e tij të parë si anëtari më i ri i Vetëvendosjes në një nga emisionet që transmetohen në televizionin e familjes Surroi – KTV. Gorani ka shërbyer për shumë kohë si një …
Më shumë...Veseli përshëndet aksionin e Policisë në Hotelin ‘Victory’
Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në hotel ‘Victory, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përshëndetur veprimin e organeve të rendit. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se prona është e shenjtë dhe ligji vepron njësoj për të gjithë qytetarët …
Më shumë...Osmani: Nuk dimë ende se cili demarkacion do të votohet në Kuvend
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur kritika ndaj mënyrës sesi është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane. Ajo ka thënë se është dashur të ketë përballje pro dhe kundër e jo vetëm raportimi i Mehës të ishte në rend të ditës. “Është dashur të jenë …
Më shumë...Mos-ardhja e Mehës shtyn mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane
Mbledhja e sotme e Komisionit për Integrime Evropiane ka dështuar për shkak të mos-ardhjes së kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionit, Murat Meha, vetura e të cilit u sulmua nga aktivistë të Vetëvendosjes. Në këtë mbledhje në të cilën ishte paraparë raportimi i Mehës mbi shënjimin e vijës kufitare me …
Më shumë...Aktivistët e Vetëvendosjes hedhin ngjyrë të kuqe në veturën e Murat Mehës
Aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të makinës së Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi. Në një postim të afishuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Vetëvendosje bën përgjegjës Mehën për faljen e 8 mijë hektarëve të territorit …
Më shumë...