Kryekuvendari, Kadri Veseli sot priti një grup deputetësh të Parlamentit suedez, të kryesuar nga Bjorn von Sydou. Në këtë takim, Veseli i njoftoi asamblistët suedezë në lidhje me zhvillimet në vend, duke shprehur përkushtimin për realizimin e agjendës euro-integruese, zhvillimin ekonomik si dhe sundimin e ligjit. “Kosova është e vendosur …
Më shumë...Lajmet
Ndërroi jetë miku i shqiptarëve, Rupert Neudeck
Miku i shqiptarëve, gjermani Rupert Neudeck sot ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Humanisti dhe gazetari gjerman, Rupert Neudeck kishte ndihmuar në baza vullnetare rindërtimin e Kosovës pas përfundimit të luftës. Ai ishte angazhuar për të ndihmuar refugjatët e pastrehë, aq sa për një kohë ishte cilësuar edhe …
Më shumë...Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të plotësojë ligjin për kategoritë e luftës
Duke qenë se statusin e veteranit e kanë fituar disa mijëra veta që nuk kanë qenë fare pjesë e luftës së UÇK-së, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, gjatë të procesit të verifikimit, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, do të shqyrtojë raportin e ekspertit për përgatitjen …
Më shumë...Ahmeti: PDK ka bojkotuar seancën, duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka akuzuar dy partitë kryesore politike të vendit LDK-në dhe PDK-në, të cilat se kanë marrë qëndrim kundër Shqipërisë. Në një deklaratë, Ahmeti thotë se, pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë ishte rënë dakord për vendndodhjen e re të …
Më shumë...Rreth 30 sirianë janë vrarë nga bombardimet e aeroplanëve rusë në qytetin Idlib, në mesin e tyre edhe 7 fëmijë
Rreth 30 sirianë janë vrarë nga bombardimet e aeroplanëve rusë, në qytetin Idlib, tashmë nën rrënoja. Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë fëmijë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në Londër. Sulmet nga ajri kanë goditur një vendbanim afër një spitali. Nuk dihet numri …
Më shumë...Opozita do të kundërshtojë me çdo formë miratimin e Marrëveshjes për Demarkacionin
Partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta në rrugë e në Kuvend në rast se miratohet Marrëveshja e Demarkacionit. Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma nuk do të protestojnë deri në ditën kur marrëveshja e 26 gushtit do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Më e zëshmja shprehet Vetëvendosja, e …
Më shumë...KMDLNJ reagon ndaj fushatës linçuese në rastin e Azem Sylës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj fushatave linçuese që po ndërmerren nga mediet në lidhje me rastet e arrestimeve të fundit. Sipas këtij Këshilli, njerëzit linçohen publikisht pa u dënuar dhe pa u përfunduar procesi gjyqësor. “Në Kosovë ku për rastet e ndjeshmërisë …
Më shumë...Me dokumente të falsifikuara provuan të përfitonin grante bujqësore
Disa blegtorë dhe bujq kanë bërë përpjekje për të mashtruar zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të përfitimit të granteve qeveritare. Kjo gjë është zbuluar pas verifikimit të aplikacioneve për të përfituar grante në kultura të ndryshme të blegtorisë dhe bujqësisë. Zyrtarët e Ministrisë së …
Më shumë...Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve, Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala
Me rastin e 17-vjetorit të rënies, sot në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve, Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala. Dëshmori, Xhemajl Fetahaj ishte zëvendëskomandant i forcave komando ‘DELTA’ që morën pjesë në luftimet e drejtpërdrejta në Koshare.
Më shumë...Shqyrtohen masat kundërshtuese ndaj vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Komisioni i formuar nga Asambleja Komunale e Deçanit ka shqyrtuar disa nga format e kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit. Ky vendim i cili ka zgjuar pakënaqësi të madhe në Deçan, i ka dhënë të drejtë Manastirit për t’i përvetësuar pronat e ish-ndërmarrjeve shoqërore …
Më shumë...Sot mbahet seanca e radhës për rastin e luftimeve në Kumanovë
Nën masa të rrepta të sigurisë, sot në Gjykatën Themelore në Shkup do të mbahet seanca e radhës ndaj rastit të luftimeve në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë. Kjo seancë është vazhdim i seancës së kaluar e cila ishte shtyrë me pretekstin se gjyqtarja ishte në pushim mjekësor. Procesi i …
Më shumë...Masa të larta sigurie në prag të seancës për Grupin e Kumanovës
Sami Ukshini dhe të paraburgosurit e tjerë për rastin e luftimeve të Kumanovës nga burgu i Manastirit dhe ai i Prilepit, janë përcjellë me helikopter dhe autoblinda drejt Gjykatës në Shkup. Një mobilizim i tillë nuk është parë asnjëherë në raste gjyqësore. Nga burgu i Manastirit janë transportuar Sami Ukshini …
Më shumë...Me dëshmitarë anonim kundër Azem Sylës dhe të tjerëve
Prokurori i EULEX-it, Danillo Ceccarelli dhe gjyqtarja, Jeniffer Sill, kanë vendosur që dy dëshmitarët kryesor kundër Azem Sylës të shpallen anonim, edhe pse më parë ata vetë kishin zbuluar identitetin e tyre. Gjyqtarja e këtij rasti e ka arsyetuar një gjë të tillë me siç ka thënë ajo, rrezikun që …
Më shumë...Hyseni: Ekziston një diskrepancë mes perceptimit dhe realitetit sa i përket ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke folur për artikullin e fundit të “The New York Times”, i cili e cilësonte Kosovën si tokë të pëlleshme të ISIS-it, (duke u mbështetur në shkrimet e Arbana Xharrës, Astrit Haraqisë dhe ndonjërit nga ky soj), u shpreh se ka biseduar me …
Më shumë...EULEX- mision i arbitrar dhe shpërfillës i Qeverisë së Kosovës
Takimet në nivelet e larta të Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it po vazhdojnë me qëllim për të gjetur një zgjidhje, meqë misioni të BE-së në vendin tonë i skadon afati i dytë dyvjeçar në rolin e protektorit të Kosovës, edhe pse në gjuhën diplomatike thuhet se është mision për sundimin …
Më shumë...94 për qind e shqiptarëve dhe komuniteteve kundërshtojnë fuqishëm krijimin e ASK-së
Të gjeturat e Pulsit Publik të UNDP-së, për periudhën shtator 2015 – mars 2016, bëjnë të ditur se 94 për qind e shqiptarëve dhe komuniteteve të Kosovës kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa shumica e serbëve ose 69 për qind fuqishëm e përkrahin krijimin e …
Më shumë...