Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në mjediset e Gjykatës Supreme për arrestimin e referentës me inicialet B.H, nën dyshimin se ajo ka bërë shpërdorimin e detyrës zyrtare. Policia ka bastisur zyrën dhe banesën e saj pasi që ajo dyshohet se ka marrë ryshfet.
Më shumë...Lajmet
Gjuriq: Serbia po ndërton në Kosovë si në vendin e saj
Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia nuk humbur asgjë në Kosovë, pasi që ajo e ka shndërruar veriun në kantier ndërtimi. Në një prononcim për mediet serbe, ai ka deklaruar se Kosova viteve të fundit është shndërruar në kantier të madh, se po …
Më shumë...Opozita, kategorike kundër Asociacionit
Krerët e lartë shtetëror kanë paralajmëruar themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin thonë se do të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si kryetari, Thaçi ashtu edhe kryeministri, Mustafa kanë paralajmëruar që në Komisionin që do të merret me përpilimin e statutit të Asociacionit, …
Më shumë...Dy fabrika gjermane do të punësojnë rreth 800 punëtorë
Dy fabrika të reja që do të hapen në Besianë do të krijojnë qindra vende të reja puna. Bëhet fjalë për një fabrikë e cila do të prodhojë panele diellore të përcaktuara për tregun gjerman. Fabrika tjetër me pronar gjerman do të merret me përpunimin e perimeve dhe prodhimeve ushqimore. …
Më shumë...Rama: Integrimi i Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO investim kapital dhe përgjigje për Rusinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila për herë të parë po mbahet në Tiranë, ka deklaruare se “përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë …
Më shumë...Më 3 qershor në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Në vazhdën e takimeve, të rregullta, por të rralla dhe pa ndonjë efekt të veçantë është paralajmëruar që më 3 qershor, në Prishtinë, të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Sipas njoftimeve të mëhershme në rend të ditës do të jenë zbatimi i marrëveshjeve …
Më shumë...Forcat irakiane në prag të çlirimit të Falluxhas
Forcat irakiane kanë nisur një mësymje të përgjithshme për të rimarrë Falluxhën, bastion ky i Shtetit Islamik në Irak. Ky operacion shënon një nga përpjekjet më të fuqishme të Bagdadit për të çliruar qytetin, i cili u pushtua nga ISIS-i në vitin 2014. Mediet e huaja raportojnë për një gjendje …
Më shumë...Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë deklaruar se së shpejti do të themelohet komisioni për hartimin e statusit AKS-së
Krerët e institucioneve të Kosovës, pavarësisht protestave e demonstratave të opozitës dhe bllokimit të punimeve të Kuvendit për shtatë muaj ende shprehen të vendosur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili, sipas tyre, do të bëhet krejtësisht sipas Kushtetutës së Kosovës. Kryetari Thaçi dhe kryeministri Mustafa …
Më shumë...Mërgata ka qenë dhe do të vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit
Në konferencën “Diaspora-investimet dhe punësimi” që po mbahet në Prishtinë, u tha se mërgata ka qenë dhe do të vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pos prezantimit të projekteve për investime, në konferencë po debatohet edhe për mundësitë që ofron legjislatura e re …
Më shumë...Opozita sërish e bashkuar për ta kundërshtuar demarkacionin
Pavarësisht mospajtimeve, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – janë të gatshme të ribashkohen për ta parandaluar në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Aida Dërguti nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma kanë thënë për “Epokën …
Më shumë...Për Greqinë çështja çame nuk ekziston, meqë ata paskan bashkëpunuar me forcat okupatore italiane
Çështja çame nuk ekziston dhe risjellja e përsëritur e një çështjeje inekzistente nga autoritetet zyrtare shqiptare nuk u shërben marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo është përgjigjja e qarqeve politike pranë Ministrisë së Jashtme greke, ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, në një intervistë për Top Channel, …
Më shumë...Kodheli: Rusia paraqet rrezik për vendet e Ballkanit
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlametare të NATO-s, në Komitetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ka shprehur domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, për t’iu shpëtuar influencave ruse dhe frymës së radikalizimit. Përfitoj nga ky rast t’iu shpreh të gjithëve …
Më shumë...Hashim Thaçi: Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme të barabartë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e Brdo Birionit, që po mbahet në Sarajevë ka deklaruar se dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. “Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme në të cilën …
Më shumë...Murat Meha do të flasë në Komisionin për Integrime Evropiane për demarkacionin me Malin e Zi
Kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, z. Murat Meha pritet që ditën e martë të flasë në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ky njoftim është bërë i ditur ditur nga agjenda e Kuvendit …
Më shumë...Qendra tregtare “Victoria” në Nottingham të Anglisë, është evakuuar pas alarmit për vendosjen e një bombe
Burimet botërore të lajmeve bëjnë të ditur se personeli i Qendrës tregtare “Victoria” në Nottingham të Anglisë, është evakuuar pas alarmit për një bombë të vendosur brenda mjediseve të saj. Zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar pas zërave për një valixhe të dyshimtë. Vetëm disa …
Më shumë...NATO përballet me një mjedis të ri ku Rusia e sheh aleancën si kundërshtare
Rusia dhe kërcënimi i saj ndaj vendeve anëtare të Aleancës, ka qenë kryefjala e ditës së parë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Tiranë. Në çeljen e punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i saj, Michale Turner, e ka renditur këtë çështje, ne prioritetet kryesore te Aleancës. …
Më shumë...