Lajmet

Vetëm 4 deputetë nuk munguan asnjëherë në seanca

Kuvendi i Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se Kuvendi prej kohësh po përballet me mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare. Disa nga seancat, sipas këtij Instituti, kanë dështuar pasi në sallë ishin më pak se 61 deputetë, aq sa është kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime. Por, sipas Institutit …

Më shumë...

Tahiri: Nuk do të ketë themelim të Asociacionit pa shuarjen e strukturave paralele

Edita Tahiri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar pas takimeve në Bruksel, se Asociacioni do të krijohet vetëm pas marrjes së kodit telefonik. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Tahiri në emër të Qeverisë ka bërë të qartë qëndrimin se pa e marrë Kosova …

Më shumë...

Ivanoviq: Asociacioni të formohet pa i pyetur shqiptarët

Është plagosur me armë zjarri para zyrës së tij lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq

Ish-politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq që është dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, ka thënë se serbët duhet të krijojnë vet Asociacionin e Komunave, pa i pyetur fare shqiptarët. Përmes një letre të dërguar nga burgu, ish-udhëheqësi i Rojave të Urës ka …

Më shumë...

Veseli: Shteti të mos jetë punëdhënësi kryesor

Veseli: Shteti të mos jetë punëdhënësi kryesor

Kryekuvendari, Kadri Veseli sot mori pjesë në përurimin e Fabrikës së Ujit në fshatin Ashlan të komunës së Vushtrrisë. Duke përgëzuar donatorët dhe autoritetet komunale për këtë projekt, ai vuri në dukje se investimet po tregojnë qartë se gjërat në ekonomi janë duke lëvizur në drejtimin e duhur pozitiv. Në …

Më shumë...

Pack kundërshton kushtëzimin e liberalizimit të vizave me demarkacionin

Pack kundërshton kushtëzimin e liberalizimit të vizave me demarkacionin

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka shprehur mospajtimin me vendosjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave. Ajo e ka cilësuar këtë si pyetje e pazgjidhur në sistemin pa viza. “Demarkacioni me Kosovën: Një kusht i ri për liberalizimin e vizave? Pyetje …

Më shumë...

Historianët e Deçanit cilësimet e KMDLNJ-së lidhur me rastin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese i konsiderojnë shpifje

Historianët e Deçanit cilësimet e KMDLNJ-së lidhur me rastin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese i konsiderojnë shpifje

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media i ka dhënë përgjigje Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i cili ditë me parë ka reaguar për shkak të deklaratës tonë për opinion ku është theksuar se Arta …

Më shumë...

Deputetja, Albulenë Haxhiu, ka paditur QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë

Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulenë Haxhiu, ka akuzuar QKUK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkelje të privatësisë, pas publikimit në medie të rëntgenit rreth gazit lotsjellës. Ajo iu ka drejtuar Prokurorisë Themelore të Prishtinës për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, që ka pasuar me  shpifjet kundër saj në opinion …

Më shumë...

D.Trump ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin republikan për kryetar të Amerikës

Donald Trump

Donald Trump ditë më parë ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm lidhur me nominimin e Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë përfundon atë që konsiderohej si një rritje e pamundur, që ka ngritur në këmbë të gjithë peisazhin politik dhe …

Më shumë...

Zafir Berisha shpreh keqardhje për çarjen e opozitës

Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir  Berisha shprehu keqardhje për një çarje të opozitës, e cila sipas tij i dha mundësi edhe Hashim Thaçit ta kapitalizojë atë. Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e mirë. Ishte një kundërgoditje e asaj pune dhe shprese. Ajo përçarja e vogël e opozitës ngriti …

Më shumë...

Bushati: Ligji i luftës me Greqinë do të kushtëzohet me çështjen çame dhe memorialet greke në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish në Shqipëri në datat 6-7 qershor, në takimin e 8 brenda dy vitesh me homologun e tij shqiptar. Por, ndërsa takimi nuk përbën më lajm, lajm është se fakti që mes dy vendeve tashmë ka një urë komunikimi të …

Më shumë...

Policia e Kosovës nuk guxoi ta ndërmarrë aksionin e paralajmëruar për lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të vendit

Veriu i Mitrovicës

Edhe pse Policia e Kosovës e kishte paraparë, madje kishte paralajmëruar realizmin e një aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të Kosovës, të dominuar nga pakica serbe, aksioni nuk është realizuar. Aksioni ishte paraparë të fillonte në ora 10.00 me lirimin e pronës së parë për …

Më shumë...

Familja Syla e Kizharekës kërkon që Azem Syla të lirohet nga burgu dhe të mbrohet në liri

Azem Syla

LETËR E HAPUR Për: Shefin e Misionit të EULEX-it, z. Gabriele Meucci Përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbohar Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi Të nderuar zotërinj, Ditë më parë në Kishnarekë të Drenasit u rrethua një pjesë e lagjes sonë, iu thyen dyert e oborrit …

Më shumë...

Rreth 100 marokenë e libianë, të cilët gjendeshin në anijen e përmbytur mund të jenë mbytur

Turqia ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve ose do t’ i hapë kufijtë

Të mbijetuarit e anijes së përmbytur të martën në brigjet e Libisë, njoftuan se rreth 100 të tjerë, të cilët gjendeshin në anijen e përmbytur mund të kenë vdekur. “Të mbijetuarit që ekipet tona arritën të marrin në pyetje kur zbritën në port, na folën për rreth 100 të zhdukur, …

Më shumë...

Tanja Fajon: Kushti që iu vu Kosovës për viza lidhur me demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, nuk iu ka vënë asnjë shteti

Tanja Fajon

Sot në Parlamentin Evropian, në Komisionin për Liri qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, është zhvilluar debati për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë seancë nga Komisioni Evropian është paraqitur propozimi dhe arsyetimi nga ana e përfaqësuesve të Komisionit Evropian. Më pas deputetja Tanja …

Më shumë...

ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë është 33 për qind

Agjencia e Statistikave

Pas një hulumtimi të realizuar në mbarë vendin, Agjenica e Statistikave të Kosovës ka konstatuar se shkalla e papunësisë në Kosovë është 32 për qind. Sipas rezultateve të AFP-së 2015, shkalla e papunësisë është 32.9%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%. Shkalla …

Më shumë...

Gjatë qëndrimit në Prishtinë zyrtarët e lartë të Kroacisë u pritën në takim edhe nga ministri, Haki Demolli

Gjatë qëndrimit në Prishtinë zyrtarët e lartë të Kroacisë u pritën në takim edhe nga ministri, Haki Demolli

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delgacioni i Kroacisë i udhëhequr nga nga ministri i Veteranëve të këtij shteti Tomo Medved si dhe ministri i Kulturës, Zlatan Hasanbegoviq, u pritën në takim edhe nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ai e njoftoi delegacionin nga Austria me të arriturat …

Më shumë...