Lajmet

Bisedimet e Kosovës me Serbinë kanë stagnuar procesin e njohjeve të pavarësisë së vendit tonë

Bisedimet Kosovë - Serbi

Në dy tri vitet e fundit pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm pak shtete, të cilat nuk kanë kurrfarë ndikimi në politikat ndërkombëtare, ndërsa gjatë vitit të fundit vendin tonë nuk e ka njohur asnjë shtet i botës. Shkak i stagnimit të procesit të njohjeve janë bisedimet e Kosovës …

Më shumë...

FDH: Shqiptarët po diskriminohen në komunën e Medvegjes e Bujanocit ku dikur ishin shumicë

Fondi për të drejtën humanitare

Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi ka reaguar  lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit. Me këtë rast, shqiptarëve u mohohet e drejta të nxjerrin dokumente personale dhe të drejtat tjera, si shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimi, dhe e drejta votimit. Këtë organizatë në …

Më shumë...

BE-ja në muajt e ardhshëm nuk do t’i heq vizat për Kosovën, Ukrainën e Gjeorgjinë

Bashkimi Evropian

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë për BBC se Bashkimi Europian nuk do t’i heq vizat për Kosovën, Ukrainën e Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. BE aktualisht është në kërkim të aktivizimit të një mekanizimi i cili do të mundësonte suspendimin e shpejtë të heqjes së vizave …

Më shumë...

VV shpreh shqetësimin ndaj privatizimit të rafinerive të naftës në Shqipëri

VV

Vetëvendosje ka shprehur solidarizim me naftëtarët në Tiranë të cilët po protestojnë si pasojë e mos-dhënies së pagave nga kompania e privatizuar ARMO.sha. me këtë rast, ky subjekt ka shprehur shqetësimin për privatizimin e rafinerive të naftës, duke përkujtuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropën juglindore që prodhon …

Më shumë...

Kushtetuesja përkrahu uzurpimin e pronave nga Manastiri i Deçanit

Historianët e Deçanit: Prijësit e Manastirit të Deçanit bekonin paramilitarët serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të pretendimit të Manastirit të Deçanit mbi pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore. Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë kërkesës së kryemurgut të këtij manastiri, Dragutin Janjiq, duke shfuqizuar vendimet e Kolegjit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen …

Më shumë...

Serbia rrit praninë policore dhe ushtarake në kufi me Kosovën

Serbia rrit praninë policore dhe ushtarake në kufi me Kosovën

Serbia ka shtuar praninë e xhandarmërisë dhe ushtrisë në brezin kufitar me Kosovën. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq bashkë me atë të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq kanë vizituar bazën e xhandarmërisë në afërsi të kufirit me Kosovën. Me këtë rast, ata nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendimin e veprimeve dhe …

Më shumë...

Familja Gërvalla: Klani i Isa Mustafës nëpërkëmbi fjalën dhe mendimin e lirë

Donika Gervalla

Familja Gërvalla që jeton në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë përmes një letre ka shprehur shqetësimin ndaj incidentit të ditës së djeshme që i ka ndodhur Donika Gërvallës. Në letër thuhet se struktura klanore e Isa Mustafës “jo vetëm që ka nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor të vajzës sonë, por është edhe një …

Më shumë...

Ymeri: Kushtetuesja legjitimoi vendimin e Millosheviqit

Ymeri: Kombëtarja na bëri të ndihemi të barabartë me kombet e tjera

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar vendimet e regjimit të Millosheviqit në lidhje me favorizimin e Manastirit të Deçanit mbi pronat e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. “Institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej të ishin të kundërta prej trashëgimisë fashiste e gjenocidale të …

Më shumë...

SHIP: Vendimi i Kushtetueses, nxit urrejtje ndër-nacionale

Gjykata Kushtetuese

Edhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan e ka vlerësuar si të dëmshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e pronësisë së manastirit të Deçanit mbi pronat e ndërmarrjeve publike ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Kjo shoqatë konsideron se ky vendim politik pengon zhvillimin ekonomik të Deçanit dhe si i tillë …

Më shumë...

Kisha Ortodokse serbe i gëzohet vendimit të Kushtetueses

Kisha Ortodokse serbe i gëzohet vendimit të Kushtetueses

Dioqeza e Rashkës përmes një kumtese për medie ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur në favor të Manastirit të Deçanit në kontestin e hapur tash sa kohë me Komunën e Deçanit. “Dioqeza e Rashkës-Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe shpreh kënaqësinë e saj mbi padinë e finalizuar dhe …

Më shumë...

Opozita mund të përdorë sërish gazin lotsjellës

Opozita Gaz

Skenat me gaz lotsjellës, policë me maska dhe përplasje fizike e verbale mund të rikthehen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës. Krejt kjo pasi që koalicioni qeverisës ka paralajmëruar miratimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Deklarata se kryetarit, Thaçi se “çështja e demarkacionit është e …

Më shumë...

Vendosen përmendoret e Bogdanit, Bagerit dhe Agollit në Shkup

Vendosen përmendoret e Bogdanit, Bagerit dhe Agollit në Shkup

Me një vonesë shpesh të konsideruar të pafalshme, në Shkup ka filluar vendosja e tri përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Në qendër të kryeqytetit historik të shqiptarëve është vendosur përmendorja e Pjetër Bogdanit, përkatësisht në hapësirën përballë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Përveç kësaj, përmendorja e rilindësit, Josif Bageri do …

Më shumë...

EULEX-i përmes Sekiraqës nis fabrikimin e akuzave për krime lufte

EULEX-i përmes Sekiraqës nis fabrikimin e akuzave për krime lufte

Bosi i nëntokës, Enver Sekiraqa i cili u dënua para disa ditësh me 37 vjet heqje lirie, duket se do të jetë aseti i radhës i EULEX-it për të shtyrë përpara agjendën e kriminalizimit të UÇK-së. Prokurori, Andreë Carney ka sqaruar se Sekiraqa qysh në kohën e dorëzimit të tij …

Më shumë...

Isa Mustafa: Logjika e LDK-së pranon “hartat amerikane” për kufijtë me Malin e Zi

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Duke folur për 8.300 hektarë tokë që po i jepen Malit të Zi dhe qindra hektarë të tjerë Manastirit të Deçanit, sipas një vendimi të kohës së Milosheviqit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se hartat e Departamentit të Shtetit Amerikan janë më të sakta sesa ato të ekspertëve …

Më shumë...

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan

Rasim Selmanaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj e ka quajtur “turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për aneksimin e pronave të shqiptarëve të kësaj ane nga Kisha serbe e Deçanit. Ky është një akt i tradhtisë kundër interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit …

Më shumë...

Drashkoviq: Kosova është shtet, u pëlqej kjo ose jo autistëve serbë

Drashkoviq: Kosova është shtet, u pëlqej kjo ose jo autistëve serbë

“Kosova është e pavarur dhe këtë duhet pranuar”, është deklarata e liderit të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, i cili sërish ka nxitur debat në opinionin publik në Serbi. Rëndësia e kësaj deklarate rritet edhe më shumë, kur dihet se partia e Drashkoviqit është futur në Parlament në zgjedhjet …

Më shumë...