Krye-kuvendari, Kadri Veseli me rastin e Ditës së të Pagjeturve ka vendosur lule pranë pllakës kushtuar personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ai e konsideroi ditën e sotme si ditë të kujtimit për të gjitha ato familje, të cilat ende nuk e dinë se ku gjenden të …
Më shumë...Lajmet
Thaçi takohet me koordinatorin e UNDP-së, Andrew Russell
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi sot ka pritur në takim përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, me të cilin ka biseduar për punën e UNDP-së në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Me këtë rast, kryetari Thaçi shprehu falenderimin për angazhimin e UNDP-së, si …
Më shumë...Kurti: AAK nuk ka parime, por interesa partikulare
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka cilësuar Ramush Haradinajn si destruktiv në përpjekjet e përbashkëta të opozitës. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Zëri’, ish-kryetari i Vetëvendosjes ka folur për shkaqet e prishjes së unitetit të opozitës së bashkuar. Ai është shprehur se AAK nuk ishte e gatshme për …
Më shumë...Ramosaj: Të themelohet Muzeu i Krimeve të Luftës
Në një intervistë për Radion ‘Kosova e Lirë’, veprimtarja dhe studiuesja Fetnete Ramosaj ka folur për suksesin e ekspozitës së saj ‘Terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë’, si e para e llojit të saj në Tiranë. Ajo ka thënë se kjo ekspozitë ka zgjuar në interesim të madh në publikun …
Më shumë...FDH: Çështja e të pagjeturve të jetë në agjendën e bisedimeve
Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse më shumë përkushtim në gjurmimin dhe gjetjen e mbetjeve mortore si dhe në identifikimin e mbetjeve mortore tashmë të gjetura. Përmes …
Më shumë...Kryetari, Thaçi përshëndet aksionin e EULEX-it
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur aksionin e sotëm të organeve të drejtësisë për bastisjen e disa të dyshuarve për korrupsion. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, i pari i shtetit ka thënë se pret nga të gjithë të përfshirët që të bashkëpunojnë me …
Më shumë...EULEX-i nis spektaklin e arrestimeve, bastis edhe të burgosurit në Dubravë
Mes bujës dhe spektaklit medial, Policia e EULEX-it bashkë me Policinë e Kosovës ka nisur në mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë në kërkim të disa personave. Bastisjet pos në Prishtinë janë zhvilluar edhe në disa lokacione të tjera gjithandej Kosovës. Bastisje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e deputetit …
Më shumë...Në seancën e së enjtes nuk diskutohet demarkacioni me Malin e Zi
Seanca plenare e radhës në Kuvendin e Kosovës është caktuar të mbahet me 28 prill, por në rend të ditës nuk do të jetë çështja e miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo marrëveshje është nënshkruar në Vjenë gusht të vitit të kaluar mes ministrave të Jashtëm …
Më shumë...Caktohet pushteti i ri komunal në Preshevë
Dje është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve për pushtet lokal në komunën e Preshevës, këto dy subjekte janë pajtuar që së bashku të ndërtojnë udhëheqjen e re të pushtetit lokal. Në bazë të kësaj marrëveshje është caktuar …
Më shumë...Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë
Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë lidhur me sfidat në procesin e zbardhjes së shqiptarëve, të cilët i ka zhdukur regjimi kriminal i Serbisë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Pjesëmarrës në tryezë ishin familjarë të këtyre personave, të cilët vazhdojnë të ngrenë si …
Më shumë...Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime Nr. 239/2016
Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime Nr. 239/2016, lidhur me parashkrimin e procedurave gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave Themelore në raste të kundërvajtjes. Ky Raport dëshmon seriozitetin e problemit të parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes dhe tërheq vëmendjen për pasojat që shkakton ky …
Më shumë...Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me mbasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjornstad
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti është takuar sot në selinë e BDI-së, në Tetovë, me Ambasadorin Norvegjez, z. Arne Sannes Bjornstad. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bjornstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike. Ai e njoftoi …
Më shumë...Në 17-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni
Në 17-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni, sot nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Përçuku, së bashku me disa nga drejtorët dhe këshilltarë komunalë, familjarë dhe bashkëluftëtare, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te varret e dëshmorëve, Muzaqi dhe Hyseni. Lavdi u qoftë …
Më shumë...Komuna e Shtimes shënon 135-vjetorin e Betejës së Shtimes e Koshares të prillit të vitit 1881
Në shënim të 135-vjetorit të Betejës së forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Koshare, Slivovë dhe në Shtime, kundër forcave perandorake të Dervish Pashës, – më 28 prill 2016, në orën 19.30 minuta në Sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Shtime, përkujtohen: Sefë Kosharja, Mic Sokoli dhe trimat e …
Më shumë...Kryeministri Mustafa vlerëson Fondin për Garanci Kreditore
Kryeministri, Isa Mustafa e ka cilësuar themelimin e Fondit për Garanci Kreditore si një ngjarje e madhe për ekonominë e Kosovës. Ai ka shprehur bindjen se si rezultat i këtij fondi do të ketë një numër të madh të të punësuarve, “Ky fond do të jetë shtyllë e fondit për …
Më shumë...Thaçi: Vendit po i rikthehet normaliteti politik
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se janë tejkaluar situatat e pakëndshme që kanë ndodhur mes pozitës dhe opozitës. Ai ka bërë të ditur se janë zhvilluar takime në nivele të ndryshme, në të cilat është biseduar për çështje të rëndësishme për vendin. “Sa i përket pozitës dhe opozitës …
Më shumë...