Lajmet

Veseli dhe Price për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës

Kryekuvendari Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Uashington, ka takuar kongresmenin Dejvis Prajce, kryetar i Komisionit House Democracy Partnership (HDP), që përkrah zhvillimin e legjislaturave të pavarura. Kryetari Veseli e informoi kongresmenin Price me zhvillimet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, agjendën, si dhe sfidat me të …

Më shumë...

Organizata “ Kosova për Sanxhakun” dënon djegien e flamujve kombëtare të Kosovës e të Shqipërisë në Podgoricë

Podgoricë, Digjet flamuri kuqezi dhe ai shtetëror i Kosovës

Organizata “ Kosova për Sanxhakun” shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër, shfaqjen e akteve vandale, djegien e  flamujve kombëtare të Kosovës e të Shqipërisë në Podgoricë.Janë akte të shëmtuara dukuri të tilla  dhe nuk janë gjë tjetër përveç shfaqje të urrejtjes,   mos respektit dhe mos tolerancë ndaj shqiptarëve në …

Më shumë...

Bardhyl Mahmuti: Kur krimineli dekoron kriminelin

Bardhyl Mahmuti

Shteti serb vazhdon të inkurajojë përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pasi dekoruan të gjithë udhëheqësit e shteteve aziatike që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, Tomisllav Nikoliqi vazhdoi me përfaqësuesit e shteteve afrikane. Në mesin e të dekoruarve nga ky kriminel që është në krye …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Erdogan, kërkon nga shtet islame ta njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ka kritikuar shtetet islame të cilat po hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ai para të pranishmëve, tha se shtetet islame që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të ndërmarrin …

Më shumë...

Bashkësia islame dhe Kisha Katolike e Kosovës përkrahin idenë e kryeministrit Rama për mësimin e besimit në shkolla

Bashkësia islame dhe Kisha Katolike e Kosovës përkrahin idenë e kryeministrit Rama për mësimin e besimit në shkolla

Ideja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të sistemuar lëndën mbi fetë në sistemin arsimor të Shqipërisë, është mbështetur nga Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike e Kosovës. Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora i ka thënë është i pajtimit që kjo ide mund të ndihmojë në shmangien …

Më shumë...

Opozita: Deklarata e kryeministrit Isa Mustafa për realizimin e planit të Qeverisë është e pavërtetë

Opozita

Partitë opozitare e kanë quajtur shtrembërim të së vërtetës deklaratën e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nga 85 deri 95 % të planit qeveritar është realizuar, edhe pse, sipas tij, puna e Qeverisë është penguar nga partitë opozitare. Vetëvendosja, Qeverinë Mustafa e ka quajtur të dështuar. Nënkryetari …

Më shumë...

Me rastin e 17-vjetorit përkujtohet “Eksodi 1999”

Me rastin e 17-vjetorit përkujtohet “Eksodi 1999”

Data 16 prill e vitit 1999, shënon ditën kur para 17 vitesh forcat ushtarake e policore serbe, dëbuan në mënyrë masive nga trojet e tyre popullatën shqiptare të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Për të shënuar ditën e dëbimin masiv të shqiptarëve, ministri i Diasporës,  Valon Murati, së bashku me …

Më shumë...

Gjykata e Apelit përsëri shpall të pafajshëm Limajn dhe të tjerët

Gjykata

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm deputetin, Fatmir Limaj dhe të tjerët për rastin ‘Kleçka’. Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendor, ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë. Ky vendim për rishpalljen të …

Më shumë...

Ndahet nga jeta veprimtari, Skender Murati

Ndahet nga jeta veprimtari, Skender Murati

Sot u nda nga jeta Skender Murati, veprimtar i LPK-së dhe aktivist i diasporës shqiptare në Zvicër. Ai u angazhua në protestat e demonstratat e shumta në Evropë në shërbim të afirimimit të çështjes shqiptare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me 17 prill, në orën 13:00 në …

Më shumë...

Kryekuvendari, Veseli takohet me kongresmenin, King

Kryekuvendari, Veseli takohet me kongresmenin, King

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në vazhdën e vizitës së tij në Uashington, ka takuar kongresmenin nga radhët e republikanëve, Steve King. Ata biseduan për zhvillimet politike në Kosovë, punën e Kuvendit si dhe përkushtimin për përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike. Kongresmeni, Steve King, nga ana e …

Më shumë...

Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Numri i azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Gjermania është duke u rritur vazhdimisht. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti Gjermaninë e kanë braktisur 14.100 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili. Numri më i madh i atyre …

Më shumë...

Punëtorët e KEDS-it protestuan para Qeverisë

Punëtorët e KEDS-it protestuan para Qeverisë

Nën organizimin e Federatës Sindikale ‘Elektro-Kosova’, qindra punëtorë të KEDS-it kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive. Duke u nisur nga fakti që vetëm gjatë javës së kaluar në KEDS janë larguar nga puna 80 punëtorë, protestuesit kërkuan zbatimin e …

Më shumë...

Mustafa: Kemi punësuar 18 mijë vetë

Isa Mustafa

Kryeministri, Isa Mustafa në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka realizuar 90 përqind të objektivave të parapara për vitin 2015. Ai ka përmendur se gjatë vitit që lamë pas, janë punësuar 18 mijë vetë si dhe ka pasur një rritje ekonomike prej …

Më shumë...

17 vite nga rënia e Heroit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj

19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt

17 vite më parë, me 16 prill të vitit 1999, ra në altarin e lirisë gjeneral, Shkëlzen Haradinaj, komandant për operacione luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit. Bashkë me Shkëlzenin në betejën e Maznikut ranë edhe tre eprorë të lartë të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj, Luan …

Më shumë...

Ende nuk është tejkaluar bllokada e kamionëve dhe maunave nga Serbia

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit mbetet në fuqi

Takimi i paralajmëruar nga Brukseli për zgjidhjen e bllokadës ndaj kamionëve që bartin materie të rrezikshme nga Serbia, ende nuk është mbajtur. Autoritetet e bashkimit Evropian nuk kanë dërguar ende ftesë për një takim të tillë, ka bërë të ditur Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres, Edita Tahiri. Duhet të …

Më shumë...

Qeveria ‘pezullon’ përkohësisht hartimin e statutit të Zajednicës

Qeveria e Kosovës tanimë nuk e konsideron hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, si çështje urgjente. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës si dhe njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerrë jashtë agjendës themelimin e Zajednicës. Kabineti i kryeministrit, Mustafa …

Më shumë...