Fabrika e këpucëve ‘Hit Shoes – Geris’ në fshatin Prelez në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri. Tre punëtorë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime pas kaosit të krijuar brenda fabrikës, të përfshirë nga tymi dhe flakët. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e …
Më shumë...Lajmet
Kroacia bllokon hapjen e negociatave të Serbisë për anëtarësim
Ndryshe nga elita politike në Kosovë e cila përmes bisedimeve të pakushtëzuara e ka avancuar pozitën ndërkombëtare të Serbisë, veçmas integrimin e saj në BE, Kroacia vazhdon të jetë e pakompromis me Beogradin. Zagrebi për të dytën herë me radhë ka bllokuar hapjen e kapitullit 23, që ka të bëjë …
Më shumë...Ish-gjenerali serb akuzohet për kalim të paautorizuar të kufirit
Ish-gjenerali serb, Millovan Bojoviq, i cili sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dyshohet se ka kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë, është dënuar me 1 muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Besianë. Ish-gjenerali serb është ngarkuar me akuzën për kalim të paautorizuar …
Më shumë...17-vjet nga Beteja e Koshares
Dy javë pas bombardimeve të NATO-s kundër pozicioneve serbe, në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës brena territorit ndodhej në përballje të drejtpërdrejtë kundër forcave policortedhe ushtarake të Milosheviqit, të cilat kishin filluar hakmarrjen e paralajmëruar mizore kundër popullatës civile shqiptare , Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një …
Më shumë...Nisma merr pjesë në protestën e AAK-së më 14 maj
Duke folur për protestën e paralajmëruar, e cila është caktuar të mbahet më 14 maj nga AAK-ja, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma për Kosovën do të marrë pjesë në protestë. Pozicioni i Nismës ka qenë që të merren vesh AAK-ja dhe Vetëvendosja dhe ne të bashkohemi, në rolin tonë …
Më shumë...Vitin e kaluar Qeveria kishte shpenzuar 184.8 milionë euro për mallra dhe shërbime
Sipas raportit të Ministrisë së Financave, del se në vitin 2015, Qeveria ka shpenzuar 10 milionë e 749 mijë euro për udhëtime, ndërsa për derivate kanë shpenzuar 19.6 milionë euro. Pajisje për mobilje dhe pajisje janë shpenzuar 5.7 milionë euro. Kurse, për objektet që i ka me qira ka shpenzuar …
Më shumë...Mustafa kërkon nga shtetet e Quint-it liberalizimin e vizave
Kryeministri, Isa Mustafa priti në një takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, kreu i Qeverisë foli për përparimet në vendin tonë. Mustafa i njoftoi ambasadorët për përqendrimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillim ekonomik dhe …
Më shumë...Krasniqi: Veprimet e AAK-së mund të dobësojnë përpjekjen opozitare
Vetëvendosje nuk do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zyrtarë të këtij subjekti thonë se ata nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për datën e caktuar nga AAK, madje as nuk janë konsultuar për protestë. I pyetur për këtë çështje zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, …
Më shumë...VV kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar
Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve të saj që u arrestuan pas hedhjes së gazit lotsjellës në ceremoninë, teksa inaugurohej Thaçi president. “Një president që inaugurohet nën rrethim policor të kryeqytetit; që e vë policinë rrugëve për ta mbrojtur nga populli i vet; që largon çdo flamur kombëtar që mund …
Më shumë...Thaçi inaugurohet në krye të shtetit (Përmbledhje)
Sot në orën 11:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë u bë inaugurimi i Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Republikës së Kosovës. Në një ceremoni ku mbizotëronin flamujt multi-etnik të Ahtisaarit e nën masa të shtrënguara të sigurisë, Thaçi në praninë e delegacioneve të shumta dhe ambasadorëve të huaj, …
Më shumë...AAK: Zgjedhja e Thaçit president, reciklim i gjendjes katastrofike
AAK e ka cilësuar si cirkus ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit si president i vendit. Ky subjekt nëpërmjet një kumtese për medie, e ka cilësuar Thaçin si sinonim të kapjes së shtetit. Për AAK-në, zgjedhja e Thaçit është një ngjarje tjetër e keqe për Kosovën, duke nënvizuar se …
Më shumë...Sherifi: Nisma i bashkëngjitet protestës me 14 maj
Nisma për Kosovën ka paralajmëruar se do t’i bashkëngjitet protestës së thirrur nga AAK, me 14 maj. Sekretari i këtij subjekti, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se Nisma do t’i bashkëngjitet protestës. “”Ne do të marrim pjesë në çdo protestë, e cila organizohet për rrëzimin e kësaj qeverie, pa …
Më shumë...12 persona arrestohen për ‘prishje rendi’ gjatë ceremonisë së Thaçit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë arrestuar 12 persona të dyshuar për prishje të rendit gjatë ceremonisë së zyrtarizimit të Hashim Thaçit në krye të shtetit të Kosovës. Sipas Policisë, 12 persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim si të dyshuar për …
Më shumë...Mustafa: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Italinë
Kryeministri, Isa Mustafa sot priti në një takim drejtorin për Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio. Në këtë takim, kreu i Qeverisë e njoftoi bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për synimet e Qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, …
Më shumë...AAK vendos që protesta të mbahet 14 maj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pa konsulta me dy partitë e tjera opozitare, ka vendosur unanimisht që me 14 maj të organizohet protestë gjithëpopullore. Në kumtesën për medie thuhet se të gjitha forumet e AAK-së, janë pajtuar që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së shtetit. “Pas konsultave të njëpasnjëshme …
Më shumë...Shiu ‘afrikan’ prek edhe Prishtinën
Në mëngjesin e sotëm në Prishtinë ka pasur riga të lehta të shiut, të shoqëruara edhe me një sasi balte që ranë në formë të pikave të shiut. Të njohura si ‘shira acidike’, meteorologët thonë se ato nuk kanë ndonjë ndikim të dëmshëm tek shëndeti i njeriut. Nga Instituti Hidrometerologjik …
Më shumë...