Nga mbi 1 mijë të ftuar në ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit si president i Republikës së Kosovës, më shumë se gjysma e tyre nuk iu përgjigjen ftesave. Kjo ngjarje u bojkotua edhe nga presidentët e vendeve të rajonit, si ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i …
Më shumë...Lajmet
Është arrestuar në Merdare gjenerali serb që ka urdhëruar krime në Llap
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka njoftuar se është arrestuar në Merdare Millovan Bojaniqi, ish-gjeneral i ushtrisë serbe që njihej për afërsinë e tij me Sllobodan Millsheviqin. Sipas këtij këshilli, gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në …
Më shumë...Hashim Thaçi, sot në Sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës ka bërë betimin para ish kryetares Atifete Jahjaga
Në fillim të ceremonisë së emërimit zyrtar në postin e kryetarit të Kosovë, Hashim Thaçi, sot në Sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës ka bërë betimin para ish kryetares Atifete Jahjaga. Gjatë pranimit të Kushtetutës ai është zotuar se do të jetë rojtar i Kushtetutës së Kosovës, ndërkohë që ka falënderuar ishkryetaren, …
Më shumë...Thaçi: Për mua kjo ditë është e veçantë sepse shënon një moment të ri në jetën time dhe në karrierën time politike
Në fjalën e tij pasi ka përshëndetur shumë nga të pranishmit që morën pjesë në inaugurim, Hashim Thaçi ka thënë: “Për mua kjo ditë është e veçantë sepse shënon një moment të ri në jetën time dhe në karrierën time politike. Tani po iu drejtohem në postin e kryetarit të Kosovës, …
Më shumë...VV mori përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës
Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për medie ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës para fillimit të inaugurim të Hashim Thaçit president, meqë konsideron se Thaçi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë president i Kosovës. Në këtë post ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes …
Më shumë...Në pritje të fillimit të ceremonisë për zyrtarizimin e kryetarit të Kosovës, është hedhur gaz lotsjellës
Bëhet e ditur se rreth orës 11.00 në pritje të fillimit të ceremonisë për zyrtarizimin e kryetarit të Kosovës, është hedhur përsëri gaz lotsjellës, pikërisht në vendin ku po qëndrojnë mysafirët. Pak minuta më parë gazi lotsjellës ishte hedhur te ndërtesa e Teatrit Kombëtar përballë Sheshit, Skënderbeu” në qendër të …
Më shumë...Hasani: Qëllimi i koalicionit PDK-LDK-Srpska është kryer kur Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i vendit
Deputet i PDK-së, Nait Hasani konsideron se qëllimi i koalicionit PDK-LDK-Srpska është kryer në momentin kur Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i vendit dhe tash mund të flitet për zgjedhje të reja. Kjo nuk është tradhti ndaj LDK-së. Thaçi ka ardhur në krye të shtetit të Kosovës njëjtë sikur paraardhësit …
Më shumë...Lekaj: Pavarësisht dallimeve, AAK-ja është e përkushtuar që opozita të jetë e bashkuar
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo parti politike do të jetë në një listë të përbashkët me opozitën vetëm si subjekt i barabartë me Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka treguar se kjo gjë tani për tani nuk po i …
Më shumë...Policia e Kosovës ka bërë të ditur planin operativ për ceremoninë e kryetarit Hashim Thaçi në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur planin operativ për ceremoninë e kryetarit Hashim Thaçi në qendër të Prishtinës. Sot prej orës 9.00 është bllokuar rruga “Agim Ramadani, në Prishtinë. Po ashtu janë bllokuar edhe rrugicat që lidhen me këtë rrugë, në drejtim të sheshit dhe bllokimi i rrugicave që …
Më shumë...Masa të rrepta policore për mbarëvajtjen e ceremonisë të emërimit të kryetarit Hashim Thaçi
Policia e Kosovës njofton i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit të inaugurimit të Hashim Thaçit në pozitën e kryetarit të Kosovës. Plani policor ka për qëllim kryesor mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit, shtimin e masave të sigurisë para, gjatë dhe deri …
Më shumë...Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në një takim shumë miqësor u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti. …
Më shumë...Ministri Demolli ngushëllon ministren shqiptare të Mbrojtjes zonjën Kodheli
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki i ka dërguar një Telegram ngushëllimi , ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Mimi Kodheli, me rastin vdekjen në detyrë të dy oficerëve të Forcave Ajrore Shqiptare, pas rrëzimit të helikopterit. Në fillim, ministri Demolli shpreh keqardhjen për aksidentin tragjik …
Më shumë...Dita Botërore e Shëndetësisë iu kushtua sëmundjes së diabetit
Ashtu sikur nëpër vende anekënd botës edhe në vendin tonë me anë të aktiviteteve të ndryshme u shënua Dita Botërore e Shëndetësisë. Aktivitetet për të shënuar këtë datë të rëndësishme për shëndetin iu kushtua diabetit. Ekspert të fushës së shëndetësisë theksuan se sëmundja e diabetit po shënon rritje kudo në …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili me këtë rast uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike …
Më shumë...Vetëvendosja kërkoi lirimin e aktivistëve që u arrestuan derisa po gjuanin me gur ndërtesën e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve, të cilët u arrestuan derisa po gjuanin me gur ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës solemne kur po jepte betimin kryetari, Hashim Thaçi. Vetëvendosja ka ripërsëritur se ajo nuk e njeh, Hashim Thaçin kryetar të Kosovës dhe se nuk do ta njohin …
Më shumë...Në seancën e betimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit munguan edhe deputetë të LDK
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku para deputetëve u betua kryetari, Hashim Thaçi, përveç deputetëve të opozitës munguan edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa kryetari Hashim Thaçi po betohej para deputetëve të Kosovës se detyrën e kryetarit të vendit do ta kryej me përgjegjësi të plotë …
Më shumë...