leoni

Lajmet

Jakup Krasniqi: Kryeministri Isa Mustafa drejton kabinetin më të madh në rajon

Kryeministri, Isa Mustafa drejton kabinetin më të madh në rajon, i cili Kosovës i kushton miliona euro, deklaron ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi. Në një postim të tij ai ka  shkruar se edhe pse Kosova është vendi më i vogël …

Më shumë...

LRD solidarizohet më opoziten dhe përkrahë aksionet që i mori sot në kuvendin e Kosovës

Vendimi i kryesisë së kuvendit për përjashtime të deputetëve nga seancat, është vendim po aq i jashtëligjshëm sa edhe hedhja e gazit lotsjellës, andaj, LRD-ja fton organet e drejtësisë që të arrestojnë ata anëtarë të kryesisë për  vendime të jashtëligjshme. LRD-ja i bënë thirrje Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që …

Më shumë...

Ndërpritet seanca e Kuvendit pasi u hodh tymi lotsjellës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë që në fillimin e punimeve, pasi  Glauk Konjufca  i Vetëvendosjes dhe Pal Lekaj i AAK-së kanë hedhur tymin lotsjellës. Seanca i ka ndërprerë punimet, ndërkohë që gjendja brenda Kuvendit vazhdon të jetë e nderë dhe me tensione. Qindra aktivistë të partive opozitare …

Më shumë...

Mbështetësit e partive opozitare sulmojnë ndërtesën e Kuvendit

Aktivistët e partive opozitaere, kryesisht të Vetëvendosjes, kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe kanë thyer xhamat me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Dhjetëra mbështetës të partive opozitare ishin mbledhur jashtë Kuvendit, derisa deputetët brenda po përpiqeshin të pamundësonin mbajtjen e seancës. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, …

Më shumë...

Përleshje në ambientet e Kuvendit të Kosovës mes pjesëtarëve e Sigurisë së dhe deputetëve

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës pjesëtarët e  Sigurisë së Kuvendit janë përleshur me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.  Përleshja shpërtheu pasi që deputetë kundërshtuan kontrollin e rreptë të pjesëtarëve të Sigurimit duke u thënë atyre se Kuvendi nuk është stacion policor dhe se sigurimi nuk ka të drejtë t’i kontrollojë …

Më shumë...

Reagimi i opozitës së bashkuar: Mjafton që të tërhiqen marrëveshjet – garantojmë normalitet

Opozita e bashkuar ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës ka komentuar gjendjen që mbretëroi sot në Kuvendin e Kosovës ku u arrestuan tre deputetë të opozitës dhe pati ndërprerje seancash në dy raste – rasti i parë në sallën e zakonshme të Kuvendit të Kosovës, dhe rasti …

Më shumë...

AAK: Deputeti, Lekaj po persekutohet politikisht

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të deputetit të saj, Pal Lekaj. Ky subjekt thekson se kriza aktuale nuk zgjidhet me polici por me mjete politike. “Është hera e dytë që deputeti Lekaj, behët cak i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për çfarë policia …

Më shumë...

17-vjetori i Betejes së Gorozhupit të Hasit

17-vjet më parë, më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion luftarak i UÇK-së në krye me komandantin Mujë Krasniqi, ka rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, kanë rënë dëshmorë 41 pjesëtarë të radhëve të UÇK-së …

Më shumë...

Arrestohen deputetet, Kadriaj e Haxhiu

Deputetet e AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu janë ndaluar nga Policia përballë Kuvendit të Kosovës. Ato janë shoqëruar me veturë drejt stacionit të Policisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë deputetja, Time Kadriaj, e cila tha se në Polici po shkon vullnetarisht.

Më shumë...

Policia arreston deputetin, Pal Lekaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Me të filluar mbledhja në sallën kryesore, deputeti Pal Lekaj bashkë me atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca hodhën gaz lotsjellës. Në një prononcim për medie, deputeti i AAK-së kishte deklaruar se opozita nuk do të …

Më shumë...

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës, me ç’ rast  do të shqyrtohej Projektligji për buxhetin e vitit 2016 si dhe 28 projektligje të tjera.  Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Vetëvendosja Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë rikonfirmuar  se nuk …

Më shumë...

Mustafa: Opozita t’i tregojë arsyet e vërteta

Kryeministri, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët opozitarë që t’i thonë arsyet e vërteta të kësaj gjendje. Sipas tij, opozita po përdor mjete të paarsyeshme, po e djeg pronën private dhe po e shkatërron publiken. “Ftojë opozitën që të paraqet arsyet e vërteta, sepse për mua nuk është asociacioni apo …

Më shumë...

Dërguti: Kryesia suspendoi 6 deputetë të opozitës

Pas hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se Kryesia mori vendim për përjashtimin e gjashtë deputetëve opozitarë nga seanca. “Qëllimi i këtij takimi ka qenë suspendimi i deputetëve nga ana e Kryesisë, por ata nuk kanë të drejte …

Më shumë...

Opozita nuk do të lejojë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur për mediet se opozita nuk do të lejojnë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin, përderisa sovraniteti i Kosovës cenohet nga marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara me Serbinë, nga “Zajednica” dhe nga tri marrëveshjet e tjera të 25 gushtit, si dhe nga marrëveshja për demarkacion me …

Më shumë...

Thaçi: Kuvendi po uzurpohet nga grupe të armatosura

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në adresimin para deputetëve në sallën alternative, ka thënë se opozita me veprimet e saj i ka humbur vendit rreth 60 milionë dollarë. Sipas tij “dështuan katër marrëveshje ndërkombëtare për sjelljen e 60 milionë eurove në Kosovë”. Ai, më tej, ka propozuar një seancë të veçantë ku …

Më shumë...

VV reagon ndaj arrestimit të deputetit, Kurteshi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes ndaj arrestimit të deputetit të saj, Ismajl Kurteshi. Në reagimin e këtij subjekti thuhet se “ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit”. “Ismajl Kurteshi po …

Më shumë...