leoni

Lajmet

Dokaz.mk: Ministrat aktual të BDI-së dikur ishin shofera personal të ministrave të vjetër

Ministrat e rinj që vijnë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim më herët ishin vozitës personal të ministrave të po kësaj partie. Portali sllavo-maqedonas Dokaz.mk, përmend si ilustrim rastin e ministrit të sapo-emëruar të Drejtësisë në Maqedoni, Valdet Xhaferi, i cili ishte shofer personal i ministrit të deritashëm, Adnan …

Më shumë...

Jahjaga nderon viktimat e sulmeve terroriste në Belgjikë

Kryetarja në largim, Atifete Jahjaga, me rastin e vizitës zyrtare në Bruksel, në shenjë nderimi për viktimat e pafajshme ka vendosur kurora lulesh pranë stacionit të metrosë Maalbeek në këtë qytet, i cili ishte cak i sulmeve terroriste. Sulmi i përgjakshëm që ndodhi në Bruksel me 22 mars, u bë …

Më shumë...

AAK e quan të padrejtë vendimin e Kushtetueses për presidentin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë të padrejtë. Ky subjekt ka përsëritur se Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për të qenë faktor unifikues i vendit. “AAK e ka kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president, …

Më shumë...

Jahjaga dhe Mogherini biseduan për zhvillimet në vend

Kryetarja në largim, Atifete Jahjaga është pritur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe thellimin e reformave politike dhe ekonomike. Kryetarja, Jahjaga, ka falënderuar Mogherinin për mbështetjen e saj dhe të BE0së …

Më shumë...

Mustafa: Për Trepçën vendosim ne dhe jo Serbia

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri, Isa Mustafa gjatë vizitës në operatorin e telefonisë mobile ‘Vala’, ka komentuar edhe deklaratat e Aleksandër Vuçiqit në lidhje me pasuritë e Kosovës dhe Trepçën. “Çdo gjë që është në territorin e Kosovës është e Kosovës. Për Trepçën vendosim ne e jo ata”, ishte përgjigja e kryeministrit, Mustafa. Ai, …

Më shumë...

Kushtetuesja hedh poshtë kontestimin e Thaçit president nga opozita

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e partive opozitare për kontestimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Me këtë vendim, Thaçit i hapet edhe ligjërisht rruga për të zyrtarizuar detyrën e re në krye të shtetit. Një muaj më parë, opozita kishte dërguar …

Më shumë...

Sanxhaklinjtë kërkojnë vendosjen e trupave ndërkombëtare

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Sanxhak, Sulejman Uglanin i ka nisur një kërkesë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që në rajonin e Sanxhakut të dërgohen urgjentisht e pa vonesë forca ndërkombëtare me qëllim të shmangies së konfliktit. “Bashkësia ndërkombëtare ftohet të vendosë mision special me qëllim të pengimit …

Më shumë...

Sot në Klinë shënohet Dita e të Zhdukurve të Luftës

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës, z.Sokol Bashota, sot shënohet 4 Prilli, Dita e të Zhdukurve të Luftës, me moton ‘Klina me dhembjen e prillit’. Kjo ditë shënohet me homazhe pranë Lapidarit Memorial në Klinë dhe në fshatin Kralan. Akademia përkujtimore mbahet me fillim nga ora 14:00 në …

Më shumë...

Gashi: Dëbimi i aktivistit, Boiken Abazi, i paligjshëm

Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi sot ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme ankesën ndaj depërtimit nga Kosova të anëtarit të Kryesisë së Vetëvendosjes, Boiken Abazi. Avokati Gashi, pasi dorëzoi ankesën në Ministri, deklaroi se dëbimi i tij nga Kosova është i jashtëligjshëm, duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi. …

Më shumë...

Shtyhet seanca ndaj aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Vetëvendosjes

Seanca e sotme në Gjykatën Themelore ndaj aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Vetëvendosjes që akuzohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009, u shty sërish. Duke qenë se në seancë nuk u paraqitën shumica e aktivistëve të Vetëvendosjes, gjyqtari Vesel Ismajli mori vendim për shtyrjen e seancës dhe mbajtjen …

Më shumë...

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk ka përgjegjësi për kontrollin shtetëror, aq më pak në veri ku pretendon ta themelojë AKS-në

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se vizita e Aleksandër Vuçiqit në veri të vendit,  tregon se Qeveria e Mustafës nuk brengoset për kontrollin e shtetit. Kryeministri serb Kosovën është duke e vizituar për të treguar patriotizëm, si dhe për fushatën zgjedhore. Kjo …

Më shumë...

Sërish dështoi seanca gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës kundër disa pjesëtarëve të Vetëvendosjes

Seanca mars

Ka dështuar përsëri seanca gjyqësore në Gjykatën e Prishtinës  ndaj pjesëtarëve të Vetëvendosjes  lidhur me rrokullisjes së veturave të EULEX-it, shtatë vjet më parë. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm vetëm 5 të akuzuar ndërsa ftesës së Gjykatës nuk i janë përgjigjur Glauk Konjufca, Xhelal Sveqla Dardan Mulliqaj Zgjim …

Më shumë...

Alavitet pas luftës pesëvjeçare dhe vrasjes se 35.0000 sirianëve, nuk i japim më besim kryetarit vrastar, Assad

Alavitet pas luftës pesëvjeçare dhe vrasjes se 35.0000 sirianëve, nuk i japim më besim kryetarit vrastar, Assad

Udhëheqësit e alavitëve në Siri, të cilit i përket edhe kryetari,  Bashar al-Assad, e distancuan veten nga regjimi i tij dhe folën gjithashtu për të ardhmen që duan për vendin, pas 5 vitesh luftë civile. Krerët e këtij komuniteti, përfshirë ata fetarë thanë se, shpresojnë të hedhin dritë mbi alavitët …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Deklaratat e Vuçiqit janë fyese, arrogante dhe të papranueshme

Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar kundër  vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiqit në Kosovë. Ai ka shkruar se Vuçiqi këtë vizitë është dashur ta shfrytëzoj për të kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë, e jo të jap deklarata fyese. Kryeministrit serb Vuçiq i …

Më shumë...

László Márkusz thotë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik

László Márkusz thotë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik

Ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, László Márkusz, ka thënë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik. Në këtë intervistë për “Epokën e re” Márkusz ka thënë se duhet një bashkëpunim edhe më i thellë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Ai ka thënë se Hungaria deri …

Më shumë...

Kërkohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dërgimi i forcave ndërkombëtare në Sanxhak

Sulejman Uglanin

Këshilli Kombëtar Boshnjak (bnv), i kryesuar nga Sulejman Ugljanin, miratoi vendimin për pozitën e boshnjakëve në Serbi, me të cilin i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgoj   forcat   ndërkombëtare  për të parandaluar  konfliktin dhe  t’i  mbrojtur boshnjakët nga  terrorit, shtypja dhe asimilimi. Për shkak të …

Më shumë...