Lajmet

Kërkohet rishqyrtimi i rastit ‘Monstra’

Familjarët e të burgosurve shqiptarë në rastin ‘Monstra’, kanë kërkuar nga Prokurorja Speciale, Katica Janeva, që të shqyrtojë në mënyrë urgjente këtë rast. Bedri Ajdari, familjar i njërit nga të burgosurit e këtij rasti, i ka kërkuar Prokurores, Janeva që të merret me rastin ‘Monstra’, duke i përkujtuar asaj se …

Më shumë...

Jahjaga takohet me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Yee

Kryetarja, Atifete Jahjaga ka pritur në takim ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet aktuale në vend. Kryetarja, Jahjaga njoftoi zyrtarin amerikan për kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës. Siç bëhet e ditur …

Më shumë...

Autoritetet e larta të Kosovës janë shprehur të tronditur me sulmet terroriste në Paris

Kryetarja Jahjaga, kryeministri Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i kanë shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë së Francës. “E tronditur me sulmet terroriste në ‎Paris dhe humbjen e shumë jetëve të pafajshme në këto sulme. E ndajmë dhembjen me Francën dhe qëndrojmë me popullin francez kundër terrorizmit”, ka shkruar …

Më shumë...

Franca merr mbështetje dhe përkrahje ndërkombëtare

Pas sulmit në qendër të Parisit kanë reaguar edhe disa nga autoritet botërore. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se është e tronditur nga sulmet në Paris. “Jam e tronditur thellë nga lajmi dhe imazhet që vijnë tek ne nga Parisi”, ka thënë Merkeli, duke i cilësuar këto sulme …

Më shumë...

Mbrëmë në qendër të Parisit janë kryer 7 sulme ku pati 158 të vrarë e 200 të plagosur

Në mbrëmjen e së premtes, në qendër të Parisit  janë kryer  7 sulme të koordinuara terroriste,që lanë të paktën mbi 158 të vrarë nga mesi i popullatës civile.  Në sallën e koncerteve “Bataclan”, gjatë një koncerti u vranë 118 persona, të cilët fillimisht u morën peng dhe më pas u …

Më shumë...

Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i Francës, Fransua Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore Francë-Gjermani, ishte larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij. Pas qetësimit të situatës jashtë stadiumit, ata u lanë të dilnin …

Më shumë...

Në Grac të Austrisë përurohet libri: “Terrori i Serbisë okupatore mbi shqiptarët 1844-1999”

Më 23 nëntor 2015, duke filluar në orën  18,oo, përurohet  libri”THE TERROR OF SERBIAN OCCUPIER OVER ALBANIANS 1844-1999, iautorit Prof.dr.Nusret PLLANA, botimi i gjashtë i plotësuar(versioni anglisht), i cili do të mbahet në Universitetin e Grazit në Austri, më 23 nëntor 2015, me fillim në ora 18,oo. Është botimi më …

Më shumë...

Ministri i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Migracionin

Ministri i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Migracionin e Punës dhe Qytetarinë Industriale: “Shqiptarët në lëvizje, identitet, zhvillim dhe qytetari”. Në ceremoninë e hapjes, si mysafir nderi, Murati shpalosi projektet e Ministrisë së Diasporës, dukë vënë theks të veçantë në vendosjen e frymës dhe politikave të …

Më shumë...

Një delegacion i FSK-së u prit në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë

Drejtori i drejtorisë për Politika dhe Plane i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Faruk Geci, drejtori i drejtorisë për Operacione dhe Trajnime, gjeneral brigade Zymer Halimi si dhe shefi i Zyrës për Transformim, nënkolonel Jeton Dreshaj, qëndruan për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të …

Më shumë...

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Të hënën është dita kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është paraparë të diskutohet edhe mbi përgatitjet për seancën plenare të radhës. Ecuria e punës së Kuvendit është bllokuar prej javësh nga veprimet e partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Më shumë...

Aleanca Kuqezi: Miqësorja Kosovë-Shqipëri, ndeshje armiqësore që thellon përçarjen

Aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë protestuar sot para ndërtesës së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë, duke shprehur kundërshtimin ndaj ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri. Kuqezinjtë thonë se asnjë komb nuk mban 2 himne, 2 flamuj dhe dy përfaqësuese. “Kosovë-Shqipëri është një ndeshje armiqësore, që thellon ndarjen e kombit”, u shprehen protestuesit …

Më shumë...

Edita Tahiri: Pavarësisht se po na injoron Serbia ne nuk do ta ndërpresim dialogun (!)

Ministrja për dialog me Serbinë, e zgjedhur  nergut për këtë punë nga Qeveria dhe zyrat e huaja, edhe pse nuk ka bazë deleguese, as ka fituar ndonjë votë në partinë e saj  tashmë të harruar, vazhdon të jetë  këmbëngulëse për të vazhduar dialogun me Serbinë dhe për të bërë edhe …

Më shumë...

Brukseli shpall tender për rregullimin e Urës së Ibrit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur sot tenderin për rehabilitimin e niveleve të poshtme dhe të sipërme të Urës së Ibrit në Mitrovicë, qasjet rrugore përmes ndërtimit të rrethrrotullimeve të reja, hapësirës përreth dhe shtegut për këmbësorë. Ky projekt do të jetë i financuar nga Bashkimi Evropian. Revitalizimi …

Më shumë...

Weber kërkon ndryshimin e qasjes ndaj Vetëvendosjes

Një raport i Këshillit për Politika të Demokratizimit i shkruajtur nga Bodo Weber, ka analizuar në imtësi qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së karshi Kosovës. Duke kritikuar ndërhyrjet e shpeshta në politikën e brendshme të Kosovës, ky raport këshillon mënyra të reja sesi duhet të përmirësohet raporti …

Më shumë...

Diaspora prej pasluftes dha miliarda euro për Kosovën

Ndihma që ka dhënë Diaspora në formë mjetesh për Kosovën, qysh prej përfundimit të luftës e deri më tani, llogaritet në mbi 10 miliardë euro. Siç bëjnë me dije të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shumat e dërguara përmes rrugëve zyrtare nga diaspora prej vitit 2004 deri në …

Më shumë...

Krasniqi: Problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet vendi janë marrëveshjet Kosovë- Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për “News TV se problemet kryesore, me të cilat po ballafaqohet politika e vendit janë marrëveshjet që Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Mustafa kanë nënshkruar me Qeverinë e Serbisë, me 25 Gusht 2015, në Bruksel.  Me këtë nënshkrim …

Më shumë...