leoni

Lajmet

KMDLNJ: Të zbardhen sulmuesit e zyrave të LDK-së

KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi se persona të paidentifikuar deri më tani sulmuan tetë zyra të LDK –së në territorin e Kosovës, duke i dëmtuar ato dhe duke dërguar mesazhe kërcënimi ndaj aktivistëve të këtij subjekti politik. Sipas KMDLNJ-së, këtyre sulmeve që duket të …

Më shumë...

Rreth 32 mijë shqiptarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës në 7 vitet e fundit

Pasaporta e Kosoves

Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se heqja dorë e dyshtetësisë  në disa vende të Bashkimit Evropian ka bërë që shumë shqiptarë nga vendi ynë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, me qëllim për ta ruajtur shtetësinë e vendit ku jetojnë e punojnë. E numri i …

Më shumë...

Qeveria e Shqipërisë miratoi Strategjinë Ushtarake për mbrojtjen e vendit në raste të jashtëzakonshme

Ushtria Shqiptare

Dy javë më parë, qeveria miratoi Strategjinë Ushtarake për mbrojtjen e vendit në raste të jashtëzakonshme, ndërsa që prej dy vitesh është në fuqi Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Të dyja këto vendime mbështesin realizimin e mbrojtjes së vendit vetëm në garancitë e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. …

Më shumë...

Sulm fatal në Bagdad: 73 të vrarë, disa të zhdukur, 112 në spitale

Autoritetet në Irak kanë njoftuar se shifra e të vrarëve nga dy shpërthime që ndodhën ditën e  diel, në tregun e një lagjeje shiite të Bagdadit, ka arritur në 73 njerëz, pasi shumë prej viktimave që ishin lënduar rëndë kanë ndërruar jetë gjatë natës. Pesë njerëz vazhdojnë të figurojnë si …

Më shumë...

Sot në KS të OKB-së diskutohet lidhur me raportin tremujor për zhvillimet në Kosovë

Këshilli i Sigurimit

Raporti më i ri për Kosovën i Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun, i publikuar në fillim të këtij muaji do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të bashkuara. Në seancën  e sotme diskutohet raporti, që përfshin periudhën e zhvillimeve nga 16 tetori i vitit të …

Më shumë...

Ivica Daçiq: Pozita e Serbisë në Kosovë është përforcuar, falë jostabilitetit dhe konflikteve të brendshme të shqiptarëve

Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se pozita e Serbisë në Kosovë është përforcuar. Para nisjes për  në New York , ku merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Daçiq ka thënë se Lista Serbe me sjelljen konstruktive në Kuvendin e Kosovës ka kontribuuar në përforcimin …

Më shumë...

Ditmir Bushati: Shqipëria as do t’i hapë, por as do t’i mbyllë kufijtë në rastin e vërshimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar  se Shqipëria as do t’i hapë, por as do t’i mbyllë kufijtë në rastin e një vërshimi  të refugjatëve nga Lindja e Mesme. Ai i bëri komentet në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në Uashington. Gjatë qëndrimit në SHBA, Bushati …

Më shumë...

18-vjet më parë, Qirezi, Likoshani e Prekazi në flakët e luftës çlirimtare, Ibrahim Rugova organizonte zgjedhje të lira(!)

Ibrahim Rugova

18-vjet më parë, luftëtarët e Komandantit të UÇK-së,  Adem Jashari, kishin marrë urdhër nga Komandanti që t’iu ndërpritej lëvizja dhe patrullimi forcave policore serbe në relacionin: Drenas, ish-Gllogovc-Likoshan-Qirez-Polac.  Më 27 shkurt 1998, Musë Jashari, Rasim Kiçina, Beqir Rexhepi, Beqir Meha, Sabit Lladrovci, Isë Ferati, Skënder Gjeli, Jahir Hajdari, Xhemë Kodra, …

Më shumë...

Në 17 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori i UÇK-së, Hetem Hasaj

Hetem Alush Hasaj (14.3.1964 - 28.2.1999)

Komuna e Kaçanikut dhe përfaqësuesit e shoqatave të luftës, në 17-vjetorin e rënies heroike kanë përkujtuar dëshmorin e kombit, Hetem Hasaj. Kryetari i Komunës, Besim ILazi ka thënë me këtë rast se  po përkujtohet dëshmori Hetem Hasaj i cili ra heroikisht në Gajre, në një betejë kundër forcave serbe. “Trimat …

Më shumë...

Opozita e bashkuar e palëkundur nga protestat, për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe rrëzimin e Qeverisë

Ymeri: Kombëtarja na bëri të ndihemi të barabartë me kombet e tjera

Kryetari  i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, është cituar të ketë deklaruar se Opozita e bashkuar mbetet e palëkundur nga protestat, si mjet politik për kundërshtimin e marrëveshjeve dhe për rrëzimin e Qeverisë Mustafa – Thaçi. Opozita e konteston mënyrën e zgjedhjes të Thaçit, në postin e kryetari  si në aspektin politik, …

Më shumë...

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka përkujtuar dy-vjetorin e partisë

Fatmir Limaj

Kryetari i Partisë, Nisma për Kosovës, Fatmir Limaj  në dy-vjetorin e themelimit, ka deklaruar se Nisma për Kosovën është dhe do të jetë për të gjithë njerëzit e pambrojtur dhe të pakënaqur, të vendit. Ajo është dhe do të jetë për të gjithë ata njerëz të pa mbrojtur, gjithë ata …

Më shumë...

Opozita e bashkuar do t’i vazhdojë protestat brenda Kuvendit dhe në sheshet e kryeqytetit

Adonis Tahiri

Opozita e Bashkuar do të vazhdojë protesta, duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Vendimi për protestat e reja do të merret gjatë javës së ardhshme. Adonis Tahiri, nga Vetëvendosja  ka thënë se “Protestat tona do të vazhdojnë brenda dhe jashtë institucioneve. Numri i …

Më shumë...

Lista Serbe kishte paraqitur pesë kushte për ta votuar Hashim Thaçin në postin e kryetarit të Kosovës

Lista Serbe

Pesë kushtet kryesore që i kishte kjo listë, që të mundësonte zgjedhjen e liderit të PDK-së në krye të shtetit dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u plotësuan nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, raporton infokosova. 10 për qind e Forcave të Armatosura duhet të jenë serb dhe nën …

Më shumë...

Sot përkujtohen dëshmorët e martirët e Likoshanit dhe Qirezit

Qirez Likoshan

Në 18-vjetorin e përleshjes së forcave të UÇK-së me Policinë serbe, në Likoshan e Qirez, të Drenicës, sot përkujtohen dëshmorët dhe martirët që ranë dhe u masakruan më 28 shkurt të vitit 1998. Në orën 11.00 bëhen homazhe te Kompleksi i varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ndërsa në orën 12.00 …

Më shumë...

Gjykata Themelore në Prishtinë u shqipton masa arresti deputetëve: Ismajl Kurteshi, Shqipe Pantina dhe Bali Muharremaj

Ismail Kurteshi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që dy deputetëve të opozitës, Ismajl Kurteshit dhe Shqipe Pantinës nga Lëvizja Vetëvendosje t’ iu shqiptojë masën 30 ditë arrest shtëpiak, kurse  deputetit të AAK-së, Bali Muharremaj, iu ka  shqiptua  masa e paraqitjes në stacionin policor. Kjo masë u ndërmor  për shkak të …

Më shumë...

LDK-ja dënon ashpër sulmet mbi selinë qendrore të Partisë, në Prishtinë dhe zyrat në Gjakovë, Burim e në Kodër të Trimave

Sulmohen zyre e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmet vandale mbi selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, zyrat e LDK-së në Gjakovë, Burim dhe në Kodër të Trimave, të kryera nga persona tash për tash të panjohur për organet e rendit”, ka thënë përmes një komunikate LDK-ja. Gjatë ditës persona të panjohur …

Më shumë...