Lajmet

Senati konfirmon se ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë do të jetë Greg Delawie

Senati amerikan konfirmoi se ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë do të jetë, z Greg Delawie. Ai është emëruar në këtë post nga presidenti i Amerikës, Barak Obama në mars të këtij viti. Ambasadori, Greg Delawie është nga shteti i Virgjinias. Ai do ta marrë …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Zoti Roth, krimet nuk ndahen ne “krimet tona” dhe “krimet e tyre”!

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, i ka kushtuar një postim në Twitter, mos votimit të amendamentit për ndryshimin e kushtetutës që do t’i hapte rrugë formimit të Gjykatës Speciale. Ai në postimin e tij ka thënë se Kosova ishte e lumtur kur u shpëtuan nga krimet serbe …

Më shumë...

Në Bruksel ka filluar takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë

Pas takimeve që përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini ka zhvilluar sot para dite me delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë, në Bruksel ka filluar takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Pritet që gjatë diskutimeve të arrihet marrëveshje për krijimin e Asociacionit …

Më shumë...

Dilaver Goxhaj: Respekt për deputetet e Kosovës që votuan kundër Gjykatës Speciale

Duke ndjekur punimet e seancës plenare të datës 26 qershor 2015 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryekuvendari Kadri Veseli, në të cilën u shqyrtua propozim-amendamenti nr. 24 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i propozuar nga Qeveria e saj, e cila pas një maratonë diskutimesh të …

Më shumë...

Morina: Oliver Ivanoviqi urdhëronte njerëzit e tij që të hedhin bomba në banesat e shqiptarëve

Në procesin gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit është paraqitur dëshmitari i radhës i cili ka treguar për përjetimit e tij të natës së 3 – 4 shkurtit të vitit 2 mijë kur nga sulmet e bandave dhe organizatave paraushtarake serbe u vranë dhe u plagosën dhjetëra shqiptar ndërsa mijëra të tjerë …

Më shumë...

Haradinaj: Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që Gjykata për Krime Lufte të themelohet në Kosovë dhe që ajo të mos jetë selektive. Ai ka skruar në adresën e tij elektronike Facebook se Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit. …

Më shumë...

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës shqyrtoi raportin vjetor të punës së KQZ-së

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës shqyrtoi raportin vjetor të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtarët e këtij komisioni parashtruan vërejtje të shumta për KQZ për mos heqjen nga lista e votuesve të emrave të qytetarëve që kanë vdekur. Gjatë mbledhjes së Komisionit u tha se janë rreth …

Më shumë...

Shala: Personat me Aftësi të Kufizuara të trajtohen me dinjitet dhe të mos margjinalizohen

Në Prishtinë u mbajt takimi në të cilin u bisedua për pozitën e personave me nevoja të veçanta dhe angazhimin e Qeverisë për këta persona. Zëvendëskryeministri, Kujtim Shala tha se synimet kryesore që ka Qeveria gjatë këtij mandati do të jetë përmirësimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, si …

Më shumë...

Përfaqësues të FMN-së qëndruan në vendin tonë

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen dhe përfaqësuesin aktual, Frank Lajkwik. Ministri, Avdullah Hoti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e …

Më shumë...

Veseli: Nuk kemi arritur të gjejmë gjuhë të përbashkët për një seancë tjetër në Kuvend

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bëri të ditur se nuk ka arritur  që t’i bindë shefat e grupeve parlamentare për të mbajtur një seancë tjetër në Kuvend për Gjykatën Speciale. Veseli, i cili pas mbledhjes iu drejtua gazetarëve tha se “nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët gjatë këtij …

Më shumë...

Autoritetet në Bruksel, nuk komentojnë arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës

Autoritetet në Bruksel, nuk kanë dashur të komentojnë nëse me rastin e arritjes së një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare, i cili është në zhvillim e sipër, mund të shtyjë Komisionin Evropian të rekomandojë hapjen e kapitujve të parë në negociatat midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Zëdhënësja e Përfaqësueses …

Më shumë...

Në Bruksel është ndërprerë përkohësisht dialogu Kosovë – Serbi

Në Bruksel është ndërprerë përkohësisht dialogu Kosovë – Serbi. Dialogu është ndërprerë për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së lart të Bashkimit Evrpian, Frederika Mogerini. Takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë pritet të vazhdoj rreth orës 20.30. Pritet që gjatë kësaj kohe të ketë nënshkrim …

Më shumë...

11 kadetë të FSK-së diplomuan dhe morën gradën e Nëntogerit

FSK bëri të ditur se sot në Ferizaj 11 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan dhe morën gradën e Nëntogerit. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, e vlerësoi si një hap të rëndësishëm duke thënë se ndihet krenar që Kosova po krijon një ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s. …

Më shumë...

Gjendja e shqiptarëve të arrestuar në Kumanovë është shumë e rëndë dhe me pasoja për jetë

 Avokati i të burgosurve shqiptar pas arrestimit të tyre muaj më parë pas luftimeve në Kumanovë, Naser Raufi ka paralajmëruar se klientët e tij nëpër burgje janë në gjendje shumë të rëndë. Ata janë të vendosur nëpër qeli të veçanta apo me nga dy veta, me kushte katastrofale. Kërkesa jonë …

Më shumë...

Bilall Sherifi : Dy verdiktet e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e djeshme kanë dhënë dy verdikte: një verdikt verbal (përmes diskutimeve) dhe një formal (përmes votës së tyre). Gjatë diskutimeve në seancën djeshme të gjithë deputetët njëzëri thanë PO drejtësisë, i thanë po parimit universal të drejtësisë. Ata përmes fjalëve të mbajtura në …

Më shumë...

Isa Mustafa e Hashim Thaçi, do të takohen të martën në Berlin me kancelaren Angela Merkel

Mediat gjermane kanë njoftuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të takohen të martën në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Këtë takim e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Thaçi. “Kosova do të jetë të martën në Berlin dhe do të ketë takime …

Më shumë...