Lajmet

Vuçiq: Nuk pranoj asnjë vendim të “së ashtuquajturës” Gjykatë Kushtetuese të Kosovës

Nga Brukseli bëhet e ditur se  ka përfunduar edhe një rreth i bisedimeve midis kryeministrave: Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e komisares së BE-së, Federica Mogherini. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në …

Më shumë...

Ahmeti: Vizitat e Mustafës në Bruksel po kushtojnë me koncesione anti-kushtetuese

Në prag të nisjes së takimit të sotëm në nivel kryeministrash, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj vizitës së Mustafës në Bruksel.  Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Ahmeti ka përkujtuar premtimin e paradokohshëm të Mustafës se nuk do të shkojë në …

Më shumë...

OBRIE kërkon zbardhjen e vrasjes së komandantëve të UÇK-së

Organizatat për të drejtat e njeriut në Maqedoni kërkojnë që në agjendën e zgjidhjes së krizës politike, të përfshihet edhe zbardhja e rasteve dhe proceseve të montuara politike. Organizata OBRIE thekson se me qëllim të rritjes së besimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duhet të trajtohen e shqyrtohen të gjitha …

Më shumë...

Ambasadorja gjermane kundër zgjedhjeve të parakohshme

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Angelika Viets është shprehur kundër kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme. Në një deklaratë, të afishuar në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës gjermane, ajo ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk i zgjidhin problemet në vend, përveç që do ta thellonin edhe më …

Më shumë...

Opozita nuk i huq udhëtimet jashtë vendit

Pavarësisht se opozita po e bllokon çdo përpjekje për të mbajtur seanca normale në Kuvend, deputetët e këtyre partive nuk ngurrojnë t’i shfrytëzojnë mundësitë për udhëtime ‘zyrtare’ jashtë vendit me paratë e buxhetit të Kosovës. Ndonëse bojkotojnë mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ajo …

Më shumë...

Gjuriq: Kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, pak para nisjes së takimit Mustafa-Vuçiq, ka thënë se Beogradi pret zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Vetëm zbatimi i marrëveshjes do të qonte drejt përmirësimit të marrëdhënieve, dhe se vetëm ashtu mund të jetohet …

Më shumë...

Më 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 kanë rënë në pritë të forcave serbë 21 dëshmorë të UÇK-së

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 kanë rënë në pritë të forcave serbe, 21 luftëtarë dhe eprorë të dalluar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë atyre ditëve, në pritat e ushtrisë e Policisë serbe në Rugovë të Hasit, në Bishtazhin dhe në Goden kanë rënë …

Më shumë...

Isa Mustafa, u takua me Federica Mogherinin në kuadër të dialogut të Brukselit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit, njofton kumtesa nga Kryeministria. Gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen.  Ishte vlerësim …

Më shumë...

Opozita me qytetarë nga sot deri më 17 Shkurt në aksionin: “Bjeri borisë, kundër Qeverisë”

Tri partitë politike të Opozitës, Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma,  bashkë me qytetarë nga sot deri më 17 Shkurt do të zhvillojnë aksionin “Bjeri borisë, kundër Qeverisë”. Ky aksion sipas një postimi të Lëvizjes Vetëvendosje ndermirret për ta shprehur kundërshtinë kundër kësaj qeverie. Takimi me gazetarë bëhet përballë hyrjes së Kuvendit …

Më shumë...

Mogerini takohet dhe me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në selinë e Shërbimit të Evropës për Veprim të Jashtëm, ku është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, për dialogun Prishtinë-Beograd. Ndërsa, raportohet që paraprakisht Mogherini ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. …

Më shumë...

27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Shqiptarët, shpëtuan hebrenjtë

27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare e Holokaustit, me ç’ rast përkujtohen miliona viktima të gjenocidit, që kishte kryer  Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre. Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare …

Më shumë...

Visar Ymeri: Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Ymeri ka thënë se Vuçiqi është duke e mbajtur Mustafën në xhep. “Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon …

Më shumë...

Ka humbur jetën në moshën 39-vjeçare, Samed Elshani, vëlla i dëshmorit, Ramadan Elshani

Nga pasojat e një aksidenti tragjik, në fshatin Davidoc të Shtimes, ditë më parë ka humbur jetën,  Samed Elshani, me vendbanim në Shtime,  vëlla i dëshmorit të kombit, Ramadan Elshani. Varri i të ndjerit bëhet sot në orën 12.00 në varrezat e Shtimes.  

Më shumë...

Limaj: Kryetarin e Shtetit duhet ta zgjedhë populli dhe pazaret e partive politike

 Kryetari i Nismës për Kosovën është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e kryetarit  të vendit duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit. Deri tash, është argumentuar mjaftueshëm që të ndërrohet mënyra …

Më shumë...

Rexhepi: Të tejkalohet kriza, e pastaj të flitet për zgjedhjen e presidentit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të ulen në bisedime për tejkalimin e krizës, çka sipas tij, do të krijonte mundësi për të shqyrtuar çështjen e presidentit. Ai konsideron se tani është me rëndësishme që të ketë tejkalim …

Më shumë...

Opozita nis aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’

Partitë e bllokut opozitar sot kanë realizuar aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’. Kjo ka bërë që shumë vetura në Prishtinë të solidarizohen me këtë aksion, duke i rënë borisë së veturave e duke krijuar një zhurmë të padurueshme. Përfaqësuesit e partive opozitare, me këtë rast, kanë bërë thirrje që qytetarët …

Më shumë...