Lajmet

Opozita nis aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’

Partitë e bllokut opozitar sot kanë realizuar aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’. Kjo ka bërë që shumë vetura në Prishtinë të solidarizohen me këtë aksion, duke i rënë borisë së veturave e duke krijuar një zhurmë të padurueshme. Përfaqësuesit e partive opozitare, me këtë rast, kanë bërë thirrje që qytetarët …

Më shumë...

Thaçi: Populli ynë ka shpëtuar shumë familje hebreje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka përkujtuar se shqiptarët, të rreshtuar përkrah forcave aleate, kanë shpëtuar familje të shumta hebraike. “Kosova nderon dhe kujton sot viktimat e Holokaustit. …

Më shumë...

Veteranët e UÇK-së kanë reaguar në lidhje me shkurtimin e buxhetit për pensionet e tyre

Në një komunikatë drejtuar medieve, veteranët e luftës së UÇK-së kanë reaguar në lidhje me shkurtimin e buxhetit për pensionet e veteranëve të luftës. Ata shprehen  të shqetësuar për shkak të shpërdorimit të buxhetit të vitit të kaluar prej 24 milionësh, i ndarë për pensionet e veteranëve sepse janë shfrytëzuar …

Më shumë...

Vetëvendosja kundër shkuarjes e kryeministrit, Isa Mustafa në Bruksel

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar paralajmërimin e kryeministrit Isa Mustafa se nesër do të shkojë në Bruksel, për të vazhduar dialogun me Serbinë,  edhe pse  Mustafa dhe Thaçi kanë sjellë vendime që e cenojnë rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës. Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha në një konferencë për media se …

Më shumë...

Vuçiq do të kërkojë përgjegjësi nga Mustafa dhe kërkesa të reja për sovranitetin e Serbisë

Gazeta e Beogradit, “Danas” shkruan se në takimin e nesërm, që pritet të mbahet, në Bruksel,  mes Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit, do të bisedohet lidhur me shtyrjen e afatit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dënimin me burg të kriminelit të luftës, Oliver Ivanoviq. Sipas …

Më shumë...

Oriq dhe Muhiq akuzohen për tre serbë të vrarë, edhe pse Haga i ka shpallur të pafajshëm

Komandanti i Armatës së Bosnjës e Hercegovinës, Naser Oriq dhe bashkëluftëtari i tij, Sabahudin Muhiq janë nxjerrë para një gjykate në Bosnje, të akuzuar se në vitin 1992,  gjatë luftimeve kanë vrarë tre serbë në Srebrenicë ku serbët, në gusht të vitit 1995 kanë vrarë e masakruar  jo tre e …

Më shumë...

PDK propozon kundërkandidatin për president

Në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës, është propozuar që Rafet Rama të jetë kundërkandidat i Hashim Thaçit për postin e presidentit të Republikës. Në këtë mbledhje, siç bëjnë me dije burime brenda PDK-së, është shqyrtuar edhe sigurimi i kuorumit të nevojshëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. …

Më shumë...

Kosova do t’i investojë 450 mijë euro për Kosovën Lindore

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve të Kosovës Lindore, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala bashkë me kreun e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum parasheh investimin e 450 mijë euro për sferën e kulturës në Bujanoc dhe Preshevë. Kryetari i …

Më shumë...

Komuna e Prishtinës: Nuk është arritur koalicion me AAK-në

Komuna e Prishtinës ka mohuar zërat mbi arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje midis Vetëvendosjes dhe AAK-së në kryeqytet. Sipas nënkryetarit, Dardan Sejdiu, nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë me përfaqësuesit e AAK-së, por nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodh në të ardhmen. Në rast të një …

Më shumë...

Ka vdekur, Feride Krasniqi, nëna e dëshmorit, Imer Krasniqi nga Carralluka e Malishevës

Sot pas një sëmundje, ka vdekur,  Feride Krasniqi, nëna e Dëshmorit të Kombit, Imer Ramë Krasniqi nga Carralluka e Malishevës. Varrimi i nënës së dëshmorit bëhet sot, në orën 14:00 në varrezat e fshatit Carrallukë. Familja Krasniqi e Carrallukës është e njohur për tradita atdhetare në luftë për çlirimin e …

Më shumë...

Rexhep Qosja: Mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm…

Përmes një reagimi dërguar medieve, profesor doktor, Rexhep Qosja ka thënë se nuk pranon propozime për mandate të përkohshme politike. Në reagimin e tij Qosja ka saktësuar:  “U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende …

Më shumë...

Kuvendi gjatë muajit shkurt pritet të mbajë seancë për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar pushimin dimëror më shumë sesa parashihet me rregullore. E edhe pse po kalon një muaj, për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të opozitës ende nuk është caktuar seanca e parë e kuvendit për këtë vit.  Kryesia e Kuvendit nuk caktoi datën e seancës së …

Më shumë...

Selimi: Serbia i ka përgjuar edhe ndërkombëtarët në Kosovë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se agjentët serbë përpos qytetarëve të Kosovës, kanë përgjuar edhe personalitetet e rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, të cilat i kanë kryer në llogari të shërbimit të fshehtë rus. Pas publikimit të skandalit se BIA serbe ka kryer përgjime telefonike në Vala …

Më shumë...

Koci: Lushtakun e kthyen në burg pa lejen e mjekëve

Pas dy ditë qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku është dërguar sërish në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të ditur se policia e EULEX-it e ka marrë Lushtakun pa lejen e ekipit mjekësor kujdestar. Sipas avokatit Koci, …

Më shumë...

Haradinaj: Me pozitën bisedojmë vetëm për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për zhvillimet në vend dhe vendosmërinë e opozitës, që vendi të organizojë dhe të mbajë sa më parë zgjedhje të parakohshme. Mundësia e vetme dhe e fundit janë zgjedhjet. Nuk do të ketë funksionim normal të punës së …

Më shumë...

Në Bruksel do të bisedohet për vijën ajrore Prishtinë-Beograd

Në takimin e radhës në Bruksel, që do të mbahet nesër, në mesin e temave që do të bisedohen janë Asociacioni i Komunave Serbe si dhe një varg temash të tjera, të diktuara nga Beogradi. Sipas gazetës serbe ‘Danas’, në këtë takim zyrtarisht do të bisedohet për Asociacionin, targat e …

Më shumë...