Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian, në takimin e djeshëm kanë vendosur që të përgatisin një bazë ligjore dhe politike për rikthimin e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit deri në dy vjet. Sipas ministrit holandez për Migrim, Dijkof Klaas, ministrat janë pajtuar për kërkesën drejtuar Komisionit Evropian rreth përgatitjes …
Më shumë...Lajmet
Veteranët e UÇK-së kanë reaguar në lidhje me shkurtimin e buxhetit për pensionet e tyre
Në një komunikatë drejtuar medieve, veteranët e luftës së UÇK-së kanë reaguar në lidhje me shkurtimin e buxhetit për pensionet e veteranëve të luftës. Ata shprehen të shqetësuar për shkak të shpërdorimit të buxhetit të vitit të kaluar prej 24 milionësh, i ndarë për pensionet e veteranëve sepse janë shfrytëzuar …
Më shumë...Vetëvendosja kundër shkuarjes e kryeministrit, Isa Mustafa në Bruksel
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar paralajmërimin e kryeministrit Isa Mustafa se nesër do të shkojë në Bruksel, për të vazhduar dialogun me Serbinë, edhe pse Mustafa dhe Thaçi kanë sjellë vendime që e cenojnë rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës. Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha në një konferencë për media se …
Më shumë...Vuçiq do të kërkojë përgjegjësi nga Mustafa dhe kërkesa të reja për sovranitetin e Serbisë
Gazeta e Beogradit, “Danas” shkruan se në takimin e nesërm, që pritet të mbahet, në Bruksel, mes Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit, do të bisedohet lidhur me shtyrjen e afatit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dënimin me burg të kriminelit të luftës, Oliver Ivanoviq. Sipas …
Më shumë...Oriq dhe Muhiq akuzohen për tre serbë të vrarë, edhe pse Haga i ka shpallur të pafajshëm
Komandanti i Armatës së Bosnjës e Hercegovinës, Naser Oriq dhe bashkëluftëtari i tij, Sabahudin Muhiq janë nxjerrë para një gjykate në Bosnje, të akuzuar se në vitin 1992, gjatë luftimeve kanë vrarë tre serbë në Srebrenicë ku serbët, në gusht të vitit 1995 kanë vrarë e masakruar jo tre e …
Më shumë...PDK propozon kundërkandidatin për president
Në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës, është propozuar që Rafet Rama të jetë kundërkandidat i Hashim Thaçit për postin e presidentit të Republikës. Në këtë mbledhje, siç bëjnë me dije burime brenda PDK-së, është shqyrtuar edhe sigurimi i kuorumit të nevojshëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. …
Më shumë...Kosova do t’i investojë 450 mijë euro për Kosovën Lindore
Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve të Kosovës Lindore, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala bashkë me kreun e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum parasheh investimin e 450 mijë euro për sferën e kulturës në Bujanoc dhe Preshevë. Kryetari i …
Më shumë...Jahjaga bën thirrje për zgjidhjen e krizës
Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga ka shprehur bindjen se zgjidhja e krizës politike që ka mbërthyer Kosovën, qëndron tek faktori vendor dhe jo te ai ndërkombëtar. Gjatë qëndrimit të saj në Gjilan, ajo ka theksuar se Kosova ka institucionet të cilat i ka krijuar me aq mund, andaj edhe zgjidhja …
Më shumë...Konjufca: Opozita i ka paraqitur kërkesat e saj për Qeverinë
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca, ka thënë se opozita e bashkuar i ka adresuar kërkesat e saj për Qeverinë e Kosovës, duke përsëritur se zgjidhja më e mirë është tërheqja e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme. Sipas tij, tërheqja e nënshkrimeve, referendumi dhe zgjedhjet e reja, janë opsionet që i …
Më shumë...Lushtaku po privohet edhe nga vizitat e familjarëve
Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, ka bërë të ditur se familjarët nuk po lejohen të vizitojnë Sami Lushtakun. Sipas tij, gjyqtari i EULEX-it, Dariusz Sielicki ka hedhur poshtë kërkesën e familjes për të vizituar Sami Lushtakun. Përndryshe, ai është hospitalizuar nga e premtja në QKUK, pasi ka shfaqur shenja të …
Më shumë...Mustafa: Policia zbaton urdhrat e Prokurorisë dhe Gjykatave
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave të Vetëvendosjes se Policia po i zbaton urdhrat politik. Në një shkrim të afishuar në rrjetet sociale, zëvendësministri, Mustafa ka thënë se veprimet e Policisë mund të konsiderohen të ndikuara politikisht vetëm atëherë kur nuk zbatohen urdhrat e prokurorit …
Më shumë...Ymeri: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Vetëvendosje konsideron se vendit i duhen ndryshime rrënjësore në jetën politike dhe ekonomike. Në një tryezë të organizuar nga ky subjekt politik, ku ishin të ftuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, kryetari Visar Ymeri në fjalën e tij tha se Qeveria Mustafa po e rrezikon rendin kushtetues dhe për këtë …
Më shumë...Opozita ende nuk ka propozuar kandidatin për president
Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nisma për Kosovën, kanë mohuar se akademik, Rexhep Qosja dhe Murat Jashari janë kandidatët e opozitës për president të vendit. Përfaqësuesit e opozitës thonë se çështjen e kandidaturës për të parin e shtetit, ende nuk e kanë diskutuar, meqë tani më parësore …
Më shumë...VV mund të hyjë në koalicion me AAK-në në Prishtinë
Burime jo-zyrtare njoftojnë se Vetëvendosja është duke shqyrtuar mundësinë që të hyjë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Prishtinës. Në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë AAK do të marrë udhëheqjen e një drejtorie në komunën e Prishtinës. Përndryshe, AAK ka katër asamblistë …
Më shumë...Tahiri: Marrëveshja për diplomat fillon zbatimin nga 1 marsi
Në Bruksel gjatë javës së kaluar, delegacionet e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur pajtimin që Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të filloj zbatimin më 1 mars 2016. Ministrja për Dialog Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun e Brukselit …
Më shumë...Haradinaj: Largimi i investitorëve nuk lidhet me protestat
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se opozita nuk do të ndalet së protestuari, deri në largimin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nga pushteti. Duke i quajtur shkelës të Kushtetutës, ai ka thënë se ata duhet të hapin rrugë që Kosova të jetë vend ku sundon rendi dhe …
Më shumë...