Lajmet

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po mbahet në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po mbahet në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz. Dje me urdhër nga “pushteti” dhe Prokuroria, Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte arrestuar nga policia, Albin Kurtit  ia ka caktuar masën me paraburgim prej 30 ditësh. Kolona e automjeteve policore, me alreme e virulencë …

Më shumë...

Qosja: Fati i zi ka bërë që ata të cilët i kanë shërbyer Milosheviqit sot të sundojnë në Kosovë

Pas arrestimeve dhe dhunës brutale të ushtruar kundër aktivistëve të Vetëvendosjes nga policia e Kosovës më 28 Nëntor ka reaguar edhe Akademiku Rexhep Qosja. Ai veprimet e policisë i ka krahasuar me ato të regjimit të Millosheviçit. “Mënyrat e dhunës dhe terrorit të Sllobës nuk kanë vdekur: ato, ja, po …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Republikën e lirë po e qeverisin bijtë e Enver Maxhunëve, Rrahman Morinëve…

Në një postim të tij lidhur me ndërhyrjet brutale të Policisë së Kosovës, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi shprehet se “nuk ka asnjë dyshim, se ana më e dhimbshme e asaj që e pamë dje në orët e pasdite në Prishtinë, më 28 Nëntor, është mesazhi më i keq që u shkon …

Më shumë...

Faton Topalli: Nga gazi në pushkë, kryeministër, Isa Mustafa paç faqen e zezë!

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i cili është në mesin e deputetëve që po kërkohen nga policia për tu arrestuar, në një postim të tij drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa shkruan: Profesor, Akademik, Dr. Isa Mustafa, premtove vende të reja pune, mirëqenie qytetare dhe zhvillim ekonomik. Mbrëmë tregove cili është programi …

Më shumë...

QKRMT: Policia ka ushtruar disa forma të dhunës fizike kundër aktivistëve të Vetëvendosjes

Qendra e Kosovës  për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në një komunikatë publik kanë pohuar se gjatë intervenimit të policisë kundër Vetëvendosjes ka pasur edhe policë civilë të armatosur. Rrjedha e ngjarjes sipas QKRMT-së ka konstatuar se fillimisht, pjesëtarët e Njësisë Speciale pasi kishin thyer derën e hyrjes së …

Më shumë...

Mustafa i Rrahman Morinës dhe Shpendi i Enver Maxhunit nuk na ndalin në rrugën tonë

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës dhe kuadër i lartë i Vetëvendosjes,  Hysen Durmishi ka reaguar ashpër kundër veprimeve të djeshme të Policisë së Kosovës, me ç’rast u arrestua deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe rreth 100  aktivistë tjerë të po këtij subjekti politik si dhe u rrahen brutalisht …

Më shumë...

Ja kush ishte inspektori i Serbisë, Enver Maxhuni, babai i Shpendit, kryepolicit të Isës

Në Vushtrri dhe rrethinë kanë qenë të njohur besnikët e regjimit titist si:  Enver Maxhuni, Zeqir Sadriu, Florim Maloku, Fadil Syleviqi e të tjerë, të cilët në vitin 1981 vepruan energjikisht kundër demonstruesve  shqiptarë që kërkonin liri, drejtësi e barazi. Unë, Hazir Gjaka, si njeri që i kam përjetuar këto …

Më shumë...

Ymeri: Pushteti po e përdor policinë në funksion të kërkesave dhe interesave të Serbisë

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri pasi arrestimit të Albin Kurtit dhe aktivistëve te VV-së, ka vlerësuar se këto arrestime dhe të gjitha aksionet e sotme të policisë së Kosovës , kanë ndodhur si pasojë e ndërhyrjes së pushtetit. Ai gjithashtu ka shtuar ky pushtet po e përdor policinë në …

Më shumë...

Kim Mehmeti: Regjimi që fshihet pas shpinës së policëve, kurrë s’ mund të jetë e mira e popullit!

Shkrimtari dhe analisti, Kim Mehmeti ka reaguar kundër arrestimit të Albin Kurtit dhe aktivisteve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kuptova se pas manifestimit të Ditës së Flamurit, policia ka arrestuar Albin Kurtin dhe dhjetëra aktivistë tjerë të Vetëvendosjes! Kush mund ta paramendonte se Prishtina, ku u shënua kalendari i rezistencës dhe …

Më shumë...

Kelani: Masat e sigurisë në Prishtinë ishin shtuar për shkak të terrorizmit (!)

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka mohuar që policia të ketë përdorur dhunë kundër aktivistëve të Vetëvendosjes. Ai thotë se prania e madhe e policëve në kryeqytet, më 28 Nëntor, ishte ndërmarrë lidhur me  ngritjen e masave  të sigurisë për shkak të terrorizmit dhe jo për shkak të …

Më shumë...

Publikohen disa nga emrat e aktivistëve të arrestuar nga Policia e Kosovës

Vetëvendosja ka publikuar listën me emrta e mbiemrat e  aktivistëve të saj që u arrestuan gjatë ndërhyrjeve policore brenda zyrave të kësaj lëvizje. Sipas Vetëvendosjes, gjatë këtij aksioni u arrestuan dhunshëm rreth 150 aktivistë. Në një kumtesë të Vetëvendosjes lidhur me këto arrestime thuhet: Më 28 nëntor 2015 policia e …

Më shumë...

Vetëvendosja: Mbi 35 mijë qytetarë nga mbarë Kosovës po marrin pjesë në manifestim

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi, ka bërë me dije se mbi 35 mijë persona po marrin pjesë në manifestimin e sotëm “Sipas të dhënave të sakta të pjesëmarrësve që janë paraqitur tek strukturat tona, në këtë protestë pjesëmarrja është si vijon: Nga qytetet e fshatrat e Kosovës janë …

Më shumë...

Porosia e Dëshmorit të Kombit, Bahri Fazliu-Gzimi: T’ia kthejmë Nëntorin Nëntorit

Sa herë vjen nëntori një kënaqësi e lehtë përshkon zemrat e njerëzve. Koka ngrihet lart, sepse përmbajtja në kujtesë është e madhërishme. Askush s’mund të ëndërrojë indiferent para historisë. Sa herë vjen nëntori në njerëz regëtinë shpresa. Nëntori është aq i madh sa t’i çojë peshë shpirtërat e vdekur. Sa …

Më shumë...

Opozita e bashkuar nuk duket se është unike, sulmi i policisë vetëm kundër Vetëvendosjes

Pavarësisht retorikës së tejshprehur për unitetin brenda tri partive politike  të opozitës, sulmi brutal i Policisë së Kosovës, i drejtuar ekskluzivisht vetëm kundër aktivistëve e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje,  zbeh deklaratat e opozitës për bashkim, dhe unitet. Derisa aktivistët e këtyre partive nuk i bashkohen në protesta as …

Më shumë...

Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh

Mijëra qytetarë nga mbarë vendi kanë filluar të mblidhen në sheshin “Zahir Pajazit”, në Prishtinë, aty ku edhe është paralajmëruar mbajtja e manifestimit paqësor nga Opozitës. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha komunat, përmes autobusëve tashmë kanë arritur në Prishtinë.

Më shumë...