leoni

Lajmet

Përfundon e qetë protesta në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e sotme në Gjakovë ka përfunduar e qetë. Kristë Gjoka, komandant i Policisë në rajonin e Gjakovës, ka bërë të ditur se pas përfundimit të riteve fetare, pelegrinët serbë janë larguar nën përcjelljen e Policisë. Ai ka përgënjeshtruar spekulimet e disa medieve se …

Më shumë...

Vërshime në komunën e Malishevës

Të reshurat e vazhdueshme të shiut si dhe shkrirja e shpejtë e borës, kanë shkaktuar vërshime të mëdha në komunën e Malishevës. Kështu, rruga Malishevë-Duhël, është bllokuar, ndërkohë që pjesë të tëra janë vërshuar pasi që lumi Mirusha ka dalë jashtë shtratit të tij. Edhe rruga për në fshatin Gurbardh …

Më shumë...

Komunat veriore sfidojnë edhe sistemin e shëndetësisë

Milionat që jepen nga Qeveria e Kosovës për pjesën veriore të vendit nuk po ndryshojnë aspak gjendjen atje: këto komuna vazhdojnë me qasjen e tyre sfiduese ndaj autoritetit të institucioneve qendrore. Pavarësisht se Qeveria gjatë vitit të kaluar ka ndarë një milion euro për institucionet shëndetësore në veri, ato prapë …

Më shumë...

BE: Kosova ka aplikuar për kodin e ri telefonik

Bashkimi Evropian ka konfirmuar njoftimin e Qeverisë së Kosovës dhe ministres, Edita Tahiri se Austria ka aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kjo u konfirmua në rrjetet sociale nga Angeline Eichhorst, e cila në Shërbimin për …

Më shumë...

Policia arrestoi një qytetar gjakovar që kundërshtoi ardhjen e pelegrinëve serbë

Pelegrinët serbë sërish po e provokojnë popullatën e Gjakovës me vizitën e tyre në Kishën Ortodokse të qytetit. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në mëngjesin e sotëm në Gjakovë, për të kundërshtuar ardhjen e serbëve që kanë kryer krime lufte në këtë qytet. Policia e Kosovës ka angazhuar njësitë speciale …

Më shumë...

Përdhoset Flamuri kombëtar i shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi

Flamuri kombëtar i shqiptarëve,  i cili ishte vendosur në një pllakë të metaltë,  në urën e Tërgajes, mbi Lumin Cem, në Tuz të Malit të Zi  është përdhosur  nga persona të deri tani të paidentifikuar. Ky veprim vandalist kundër  flamurit kombëtar me të drejtë po konsiderohet si provokim kundër të …

Më shumë...

Partnerët e koalicionit të sigurt se Thaçi do të zgjidhet president

Dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, janë të bindura se marrëveshja për bashkëqeverisje do të jetësohet në tërësi, që nënkupton edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit si kryetar i Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e koalicionit shprehen të sigurt për zgjedhjen e Thaçit në këtë post, duke u bazuar në …

Më shumë...

Opozita anulon një aktivitet për shkak të të reshurave të shiut

Tri subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën kanë anuluar një aktivitet të paraparë për ditën e sotme. Këto tri parti kishin paralajmëruar mbajtjen e një aktiviteti në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përmes një njoftimi për medie, opozita ka njoftuar se ky aktivitet është shtyrë për shkak të të …

Më shumë...

Tahiri: Në mars Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se marrja e kodit shtetëror telefonik do t’i sjellë Republikës së Kosovës përfitime në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë, si dhe të do mundësojë shërbime më cilësore dhe me kosto më të favorshme për qytetarët. Në një intervistë për ditoren …

Më shumë...

Qytetarët e Gjakovës po protestojnë kundër kthimit të kriminelëve serbë në vendin e krimit

Qindra qytetarë në Gjakovë janë mbledhur para Kishës serbe të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve nga Serbia me rastin e festës së tyre fetare. Qyetetarët dhe familjarë e të pagjeturve po kundërshtojnë kthimin e kriminelëve në vendin e krimit, në Gjakovë, ku forcat ushtarake e policore serbe …

Më shumë...

Mediet në Serbi lavdërojnë “Stupat”, të cilët poshtërojnë UÇK-në

Vëllezërit nga gjaku edhe mund ta harrojnë njëri tjetrin, por kumbarët e pobratimët shqiptaro-serbë nuk e harrojnë gjakun e përzier dhe bashkim-vëllazërimin  dikurshëm. Ashtu sikur edhe është pritur, shtypi dhe mediet  në Serbi kanë mbështetur dhe  lavdëruar grupin e artistëve kosovarë, “Stupcat” të cilët satirizojnë dhe diskreditojnë luftën e UÇK-së.  …

Më shumë...

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për deputetët e opozitës

Deputetëve të opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, sot iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Në paraqitjen para Gjykatës, deputeti Albin Kurti tha se nuk mbrohet e as nuk hesht sepse konsideron se po gjykohet nga një trup gjykues  jo i duhur. Edhe deputetët e …

Më shumë...

Visar Ymeri: Thaçi ka krijuar “Qeverinë e Rashkës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar kundër deklaratës së Hashim Thçit i cili pretendon të emërohet kryetar i Kosovës. Në reagimin e Ymerit thuhet: Zëvendëskryeministri, që mezi pret të bëhet kryetar, ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën, se gjoja po vepron për pushtet dhe  harron që …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Ka rrezik nga marrëveshje të reja antikushtetuese të Kosovës me Serbinë

Dje në orët e pas ditës, mediet kishin publikuar një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë, të jenë kaq trima me Brukselin e fuqishëm?! Zoti hair e baftë! Nuk e di çka mendojnë …

Më shumë...

Avokati i njohur Tomë Gashi, do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 9 janar

Avokati i mirënjohur, Tomë Gashi, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e opozitës me 9 janar. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale do të bëhet pjesë e  politikës. Avokati i njohur për mbrojtjen e eprorëve dhe lutëtarëve të UÇK-së, …

Më shumë...

Pritet të ngrihen aktakuza për nëntë deputetë të opozitës

Prokuroria Themelore e Prishtinës, këtë javë do të finalizojë hetimet ndaj nëntë deputetëve të tri partive opozitare, lëvizjes “Vetëvendosje”, AAK-së dhe Nismës, të cilët po dyshohen për disa vepra penale, kryesisht për veprimet në Kuvendin e Kosovës. Në grupin e parë, prokuroria i ka përfshirë deputetët e VV-së, Ismajl Kurteshi …

Më shumë...