Lajmet

Serbia po i përforcon strukturat paralele në Kosovë

Serbia po vazhdon me forcimin e strukturave paralele në Kosovë, duke emëruar zyrtarë të rinj në krye të institucioneve ilegale. Marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku mes të tjerash parashihet edhe shpërbërja e strukturave paralele, nuk kanë penguar të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën që të emërojë Zoran Stojkoviqin në krye …

Më shumë...

Vuçiq: Serbia ka arritur t’i mbrojë interesat e saj

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili kishte thënë për mediet serbe se Kosova duhet të anëtarësohet në OKB. Kreu i Qeverisë serbe është shprehur se Serbia ka arritur t’i mbrojë interesat e saj kombëtare, duke ndjekur një politikë serioze …

Më shumë...

Seanca ndaj deputetëve të opozitës mbahet me 6 janar

Katër deputetët e opozitës që ngarkohen për vepra penale, së shpejti do të sillen para drejtësisë. Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë ka caktuar seancën e parë me 6 janar të vitit 2016, për shqyrtimin e aktakuzës për deputetët, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Në aktakuzën e …

Më shumë...

Kirby: Serbisë i kemi dhënë donacion 1 miliardë dollarë, Rusia i ka dhënë një zero

Ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Kirby, duke folur për Tanjug ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por shtrohet  pyetja për BE-së, përse pesë vende të saj nuk e kanë njohur. Ndërsa duke folur për  marrëdhëniet e  Serbisë me Rusinë, në rast se …

Më shumë...

Në Vendet perëndimore po përshkallëzohet urrejtja dhe sulmet kundër myslimanëve

Shifrat, që kanë të bëjnë me sulmet kundër myslimanëve  vazhimisht po rriten por duket se reakcioni kundër tyre  nuk po ndryshon. Çdo sulm brutal i terroristëve në qytetet perëndimore shkakton rritje të sulmeve kundër myslimanëve, që jetojnë në qytetet e atjeshme.  Kështu ndodhi edhe me rastin e sulmeve të muajit …

Më shumë...

Remitancat e Diasporës përfundojnë jashtë vendit si pasojë e prodhimeve të huaja

Remitancat e pranuara në Kosovë, që janë dërgesat e bashkë-atdhetarëve tanë në vendet perëndimore, sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 600 milionë euro në vit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, brenda një periudhe 10-vjeçare, shuma e këtyre remitancave llogaritet të jetë mbi 5 miliardë euro. …

Më shumë...

Ndëkombëtarët: Marrëveshja nuk do të rinegociohet

Diplomatët ndërkombëtarë, nuk mbështesin idenë për rinegocimin e vendimit për themelimin e AKS-së, ndërkohë që  kanë kërkuar nga institucionet e vendit  që të vazhdojnë përgatitjen e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, Kushtetuesja jep udhëzime që themelimi i Asociacionit të bëhet sipas Kushtetutës së vendit. Ata …

Më shumë...

Marrëveshja për AKS-në e dëmshme edhe po të hiqen elementet që shkelin Kushtetutën

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka vlerësuar se edhe nëse pastrohen parimet e Marrëveshjes për Asociacionin, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, marrëveshja prapëseprapë mbetet e dëmshme për vendin. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se Lëvizja për Bashkim nuk e …

Më shumë...

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në nivelin qendror, nuk janë në nivelin e përgjegjësisë

Në shënim të 17-vjetorit të Betejës te “Tabet e Llapashticës”, në Llapashticë të Besianës, veteranët e UÇK-së të Zonës Operative së Llapit  u kanë drejtuar kritika të shumta institucioneve shtetërore dhe  atyre që përfaqësojnë shoqatat e dala nga lufta. Përfaqësuesi i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”, Ajet Potera, pasi ka folur …

Më shumë...

Selimi: Të vendosur për të themeluar Asociacionin

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese se Marrëveshja për Asociacionin përmban pika që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi shprehet i vendosur që Asociacioni të formohet me çdo kusht. Në një intervistë për të përditshmen beogradase ‘Danas’, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës …

Më shumë...

Dodë Gjergji: Viti i ardhshëm si vit i mëshirës, do të jetë edhe vit hiri për të gjithë botën

Lutja për Krishtlindje është që të gjithë njerëzit t’i përngjajnë sado pak Nënës Terezë, u tha në meshën kryesore të Krishtlindjes, e cila është mbajtur mbrëmë në katedralen Nëna Terezë në Prishtinë. Meshën e ka udhëhequr Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili ka theksuar se dhurata më e madhe …

Më shumë...

Deputetja, Osmani numëron dështimet e politikës së jashtme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani konsideron se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje pas dështimeve në politikën e jashtme. Duke përmendur mos-anëtarësimin e vendit në UNESCO, deputetja Osmani ka thënë se kjo ka krijuar një precedent shumë të rrezikshëm për anëtarësimin e Kosovës në …

Më shumë...

“Stop Vrasjeve” është motoja e protestës së sotme që mbahet në Deçan

Stop Vrasjeve” është motoja e protestës së organizuar nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Deçanit, me të cilën do të marshojnë sot në këtë qytet. Marshi paqësor do të fillojë në orën 11:00. Ky Këshill po ashtu ka diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në këtë …

Më shumë...

VV: Ndaj aktivistëve po hakmerret Qeveria Mustafa-Thaçi

Vetëvendosje përmes një komunikate për medie, ka thënë se aktivistët e saj gjatë ditëve të fundit kanë qenë cak i dhunës policore. Siç njofton kumtesa, aktivistëve Valdrin Ahmeti, Egzon Balaj, Pajtim Demaj dhe Trim Gashi, u është zgjatur paraburgimi edhe për dy muajt. Sipas këtij subjekti, të gjithë këta  “janë …

Më shumë...

Serbët nuk pranojnë vërejtjet e Kushtetueses për Asociacionin

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se do të analizojnë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave Serbe, por kanë tërhequr vërejtjen se për ta e rëndësishme është vetëm marrëveshja e arritur në Bruksel. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq citohet të ketë thënë për gazetën ‘Novosti’ …

Më shumë...

Besimtarët katolikë mbajtën meshën në kishën e Shën Ndout

Me rastin e Kërshëndellave, besimtarët e fesë katolike në kishën e Shën Ndout në Prishtinë sot kanë mbajtur meshën, gjatë të cilës janë lutur për paqe e dashuri njerëzore. Dom Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës në fjalën e tij tha se të gjithë janë të gëzueshëm e të lumtur. …

Më shumë...