leoni

Lajmet

Kirby: Serbisë i kemi dhënë donacion 1 miliardë dollarë, Rusia i ka dhënë një zero

Ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Kirby, duke folur për Tanjug ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por shtrohet  pyetja për BE-së, përse pesë vende të saj nuk e kanë njohur. Ndërsa duke folur për  marrëdhëniet e  Serbisë me Rusinë, në rast se …

Më shumë...

Në Vendet perëndimore po përshkallëzohet urrejtja dhe sulmet kundër myslimanëve

Shifrat, që kanë të bëjnë me sulmet kundër myslimanëve  vazhimisht po rriten por duket se reakcioni kundër tyre  nuk po ndryshon. Çdo sulm brutal i terroristëve në qytetet perëndimore shkakton rritje të sulmeve kundër myslimanëve, që jetojnë në qytetet e atjeshme.  Kështu ndodhi edhe me rastin e sulmeve të muajit …

Më shumë...

Remitancat e Diasporës përfundojnë jashtë vendit si pasojë e prodhimeve të huaja

Remitancat e pranuara në Kosovë, që janë dërgesat e bashkë-atdhetarëve tanë në vendet perëndimore, sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 600 milionë euro në vit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, brenda një periudhe 10-vjeçare, shuma e këtyre remitancave llogaritet të jetë mbi 5 miliardë euro. …

Më shumë...

Ndëkombëtarët: Marrëveshja nuk do të rinegociohet

Diplomatët ndërkombëtarë, nuk mbështesin idenë për rinegocimin e vendimit për themelimin e AKS-së, ndërkohë që  kanë kërkuar nga institucionet e vendit  që të vazhdojnë përgatitjen e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, Kushtetuesja jep udhëzime që themelimi i Asociacionit të bëhet sipas Kushtetutës së vendit. Ata …

Më shumë...

Marrëveshja për AKS-në e dëmshme edhe po të hiqen elementet që shkelin Kushtetutën

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka vlerësuar se edhe nëse pastrohen parimet e Marrëveshjes për Asociacionin, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, marrëveshja prapëseprapë mbetet e dëmshme për vendin. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se Lëvizja për Bashkim nuk e …

Më shumë...

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në nivelin qendror, nuk janë në nivelin e përgjegjësisë

Në shënim të 17-vjetorit të Betejës te “Tabet e Llapashticës”, në Llapashticë të Besianës, veteranët e UÇK-së të Zonës Operative së Llapit  u kanë drejtuar kritika të shumta institucioneve shtetërore dhe  atyre që përfaqësojnë shoqatat e dala nga lufta. Përfaqësuesi i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”, Ajet Potera, pasi ka folur …

Më shumë...

Kreu i Kishës Katolike të Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar besimtarët për Krishtlindje

Kreu i Kishës Katolike të Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar priftërinjtë, besimtarët dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë në Kosovë. Me mesazhin “Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi mbi tokë” Dodë Gjergji jep lajmin se Papa Françesku ka miratuar mrekullinë e dytë dhe kështu sipas tij i ka hapur …

Më shumë...

Njëzet e tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” pritet të akuzohen për vepra penale

Njëzet e tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” , të cilët për gjashtë seanca radhazi nuk janë paraqitur në gjykatë, do të sillen me “forcë” në Gjykatën Themelore të Prishtinë. Ata bashkë edhe me katër të tjerë po akuzohen për dy veprat penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, …

Më shumë...

Opozita: Mrrëveshja për AKS-në duhet të bjerë shkelësit e Kushtetutës të japin dorëheqje

Subjektet opozitare mbajtën sot konferencë për media, ku u tha se marrëveshja për themelimin e “Zajednicës” duhet të bjerë në tërësi, kurse ata që e kanë shkelur Kushtetutën duhet të japin dorëheqje. “Kur Gjykata thotë që shumica e kësaj marrëveshjeje është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë i bie që ajo …

Më shumë...

MASHT-i ndau 732 bursa për studentë të universiteteve publike

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ndau bursa për 732 studentë të universiteteve publike. Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se ndjehet krenar dhe me fat që në cilësinë e ministrit të Arsimit, të takoj studentët më të mirë të universiteteve publike të Kosovës …

Më shumë...

Përurohet monografia “Dhjetë vjet Kolegji BIZNESI”

Kolegji Biznesi shënoi dhjetëvjetorin e themelimit dhe funksionimit të tij në edukimin e gjeneratave të reja arsimdashëse. Me këtë rast u promovua edhe biografia e të arriturave, sfidave dhe vizionit për të ardhmen të këtij institucioni të respektuar arsimor. Dekani i këtij institucioni të lartë arsimor, Shyqeri Kabashi tha në …

Më shumë...

Gjykata konstatoi se mbi 80% e marrëveshjes së parimeve nuk janë në përputhje me kushtetutën

Ish-kryekuvendari i Kosovës, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi duke komentuar vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me AKS-në ka deklaruar se  kryeministri Isa Mustafa dëshiron të vazhdojë më tej, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se mbi 80% e marrëveshjes së parimeve nuk është …

Më shumë...

Veteranë të UÇK-së po protestojnë para selisë së Qeverisë Kosovës

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para selisë së Qeverisë Kosovës. Arsyeja për protestë është pakënaqësia me Listën e veteranëve të luftës të përpiluar nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi në këtë protestë ka thënë se nëse komisioni nuk …

Më shumë...

Demolli: Gjatë vitit 2016 Kosova do të bëhet me ushtri

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, në takimin për fundvit me gazetarë ka deklaruar se përkundër faktit që edhe këtë vit nuk ndodhen ndryshimet legjislative që mundësojnë transformimin e FSK-së në FAK, FSK ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë transformim. Ai ka shtuar me këtë rast se strukturat …

Më shumë...

Bekim Sejdiu: Parimet e Asociacionit duhet të rishkruhen në mënyrë serioze

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu ka kundërshtuar vendimin e shumicës së gjyqtarëve sa i përket definimit  për Asociaiconin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai vlesëron  se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese nuk jep një përgjigje të kënaqshme dhe të kuptueshme për pyetjen e ngritur nga Presidentja nëpërmjet vendimit K0130/15. …

Më shumë...

Vendimi i Gjykates Kushtetuese është në përputhje me marrëveshjen e parimeve

Në mbledhjen e sotme të  Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, tha se u rikonfirmua se Republika Kosovës ka qenë me të drejtë këmbëngulëse që Gjykata Kushtetuese të përfshihet në secilin akt juridik që ka të bëjë me themelimin e asociacionit.  Vendimi i Kushtetueses është në përputhje me marrëveshjen e …

Më shumë...