Në mbledhjen e rregullt, Qeveria e Kosovës shqyrtoi disa projektligje, ndërkohë që miratoi projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme në Kosovë. Kabineti qeveritar miratoi edhe themelimin e Këshillit Nacional për Persona me Aftësi të Kufizuar. Në përbërje të këtij këshilli do të jenë të përfshirë …
Më shumë...Lajmet
Mesazhi i Krishtlindjes nga pastor, Driton Krasniqi
Në mesazhin e Krishtlindjes, të pastorit, Driton Krasniqi thuhet: Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij Të dashur vëllezër e motra Të nderuar qytetarë të Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, Jam i lumtur që bashkë me të …
Më shumë...Shënohet rënie drastike e investimeve të huaja
Raporti më i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës zbulon një trend negativ në ekonomi: investitorët e huaj kanë nisur t’i shesin aksionet e tyre. Këto të dhëna alarmojnë se vetëm gjatë këtij viti ka pasur rënie prej 46.0%. Rënia e investimeve të huaja direkte, sipas këtij raporti, shpjegohet si …
Më shumë...Opozita: Kaosi në praktikat gjyqësore vërteton përndjekjen politike të Opozitës
Subjektet opozitare mbajtën konferencë në lidhje me praktikat gjyqësore diskriminuese dhe joproporcionale rreth përndjekjes së deputetëve. Gjatë konferencës ata kanë konstatuar shumë shkelje ligjore. Më 6 maj 2015 Gjykata Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë në Aktgjykimin P nr 544/10 ndaj të akuzuarit B.J nga Graçanica i cili kishte …
Më shumë...Mustafa dënon sulmin ndaj ministrit, Stavileci
Kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e e kabinetit qeveritar, ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Me këtë rast, ai ka shprehur keqardhje ndaj veprimit të aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët hodhën vezë në drejtim të ministrit Stavileci. Kryeministri, Mustafa u shpreh se është …
Më shumë...AKS-ja nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo …
Më shumë...Donald Lu: Reforma do të jetë një sukses edhe pse disa pushtetarë në Shqipëri kanë frikë
Ambasadori amerikan në Shqipëri , Donald Lu, është shprehur besimplotë se në pranverën e 2016 do të miratohet reforma në drejtësi në Shqipëri, e cila do të pasohet me vënien në zbatim të saj. Dhe këtë besim, diplomati amerikan e bazon mbi shenja. Në ceremoninë festive të organizuar nga Komisioni …
Më shumë...Daçiq kundërshton idenë e Nikoliqit
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq e ka quajtur të panevojshme kërkesën e kryetarit, Tomisllav Nikoliq, që Kisha Ortodokse Serbe të jap qëndrimin e saj në lidhje me kapitullin 35, që lidhet me Kosovën. Më herët, i pari i shtetit serb kishte kërkuar që për “sfidat e mëdha”, …
Më shumë...Ali Lajçi: Raport i DASH-it për demarkacionin është deklaratë politike
Përfaqësuesi i komunitetit dhe këshilltar në Komisionin e Kosovës për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vijën e përcaktuar kufitare nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. …
Më shumë...BDI përshëndet vendimin e Qeverisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbrëmshme ka përshëndetur edhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit, i cili do ta mbajë emrin e Nobelistes sonë “Nënë Tereza”. Me këtë rast Kryesia Qendrore e BDI-së, konstatoi se ky projekt është edhe …
Më shumë...SHBA ndihmon kompaninë e deminimit të FSK-së
Në mjediset e Kazermës të Kompanisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim, Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) dhe pastrim të fushëbetejave (BAC), si dhe u zhvillua dorëzim-pranimi i një donacioni me pajisje specialistike për operacione të Deminimit, dhuruar nga Ambasada …
Më shumë...Lirohen nga pagesat 935 studentë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka marrë vendim për gjithsej 935 studentë, të cilët i ka liruar nga detyrimet për pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve për vitin 2016. Nga ky vendim i ministrit Bajrami, që sipas dokumentit …
Më shumë...Ministri, Lutfi Zharku, përuroi katër projekte infrastrukturore në komunën e Ferizajt e Shtimes
Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, bashkë me zëvendësministrin Fehmi Mujota, me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe atë të Shtimes Naim Ismajli, përuroi katër projekte infrastrukturore në rajonin e këtyre komunave: rrugën nacionale Ferizaj-Shtime, nënkalimin për këmbësorë në fshatin Koshare, fazën e dytë të transitit të …
Më shumë...Rama: Deklarata e Miqësisë, një miqësi e rigjetur me Izraelin
Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë qëndrimit në Izrael, ka folur për mediet e këtij vendi në lidhje me raportet shqiptaro-izraelite. Ai ka përmendur edhe çështjen e njohjes së Kosovës nga Izraeli, duke sqaruar se gjithë kjo lidhet me kompleksitetin e situatës me Palestinën. “Qëndrimi i Izraelit ndaj çështjes së Kosovës …
Më shumë...Qeveria ka pezulluar Asociacionin deri në vendimin e Kushtetueses
Qeveria e Kosovës përmes një kumtese ka sqaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sa i përket Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, prej kohës kur i është drejtuar me një kërkesë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Në reagim thuhet se Qeveria ka pezulluar të gjitha veprimet në lidhje …
Më shumë...Qeveria e mban të hapur ofertën për krijimin e një komisioni për demarkacion
Qeveria e Kosovës e konsideron të hapur ofertën e saj për të krijuar një grup ekspertësh ndërkombëtarë, me përfaqësues edhe nga opozita, për vlerësimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. Në këtë grup, sipas përfaqësuesve të Qeverisë, mund të përfshihen opozita por edhe qytetarët. Zëdhënësi i Qeverisë së …
Më shumë...