Lajmet

Izetbegoviq: Bosnja nuk do ta njoh Kosovën

Bosnja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Anëtari i Kryesisë së këtij vendi,  Bakir Izetbegoviq ka thënë se “Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në të ardhmen e afërt”. Sipas tij, ka rezistencë të fortë nga politikanët e Republika Srpska-s si dhe nga …

Më shumë...

Gjykata ua ka vazhduar paraburgimin deputetëve të opozitës

Gjykata ua  ka vazhduar paraburgimin deputetëve të opozitës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim kundër të akuzuarve, që janë deputetë opozitarë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilëve do  t’iu vazhdohet paraburgimi …

Më shumë...

U nda nga jeta ish luftëtari i UÇK-së, Fatmir Mehmet Begu

U nda nga jeta ish luftëtari i UÇK-së, Fatmir Mehmet Begu nga Dibra e Maqedonisë.  I ndjeri  ka qenë anëtar i Batalionit “Atlantiku”, që përbëhej nga shqiptaro-amerikanët, të cilët në vitin 1999, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vullnetarisht  kishin ardhur në luftën për çlirimin e Kosovës nga barbaria serbe.  …

Më shumë...

Vendimi i Gjykatës pë t’iu vazhduar masën e arrestit deputetëve të opozitës është mesazh i keq

Në një reagim të AAK-së thuhet se  se vendimi i sotëm i Gjykatës pë t’i vazhduar masën e arrestit shtëpiak deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, si dhe vazhdimi i masës së paraburgimit për deputetët tjerë të opozitës, është mesazhi më i keq i qeverisë Mustafa. “Fakti që gjykata nuk …

Më shumë...

“Homazhe” dhe hipokrizi për një Akademi

        Në 40-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sot krerët më të lartë të shtetit nuk kursyen asnjë fjalë miradije e patriotizmi pa deklamuar për Akademinë e LDK-së, institucionin më parazit të vendit. Kryeministri, Isa Mustafa shkoi aq larg sa kësaj Akademia ia atribuoi edhe çlirimin e …

Më shumë...

PD-ja protestoi në Tiranë kundër Qeverisë

Organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në Tiranë u protestua kundër Qeverisë. Bashkë me thirrjet e qindra protestueseve “Rama ik” kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi se protesta ndaj Qeverisë së Edi Ramës nuk do të ndalet deri në largimin e Qeverisë. Duke i dhënë të drejtë vetes të flet …

Më shumë...

Thaçi lavdëron pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, kritikon Brukselin

Duke folur para deputetëve të pozitës, meqë ata të opozitës nuk u lejuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë kontroverse duke konstatuar  se edhe 5 vendet qe nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë shtete mike të Kosovës dhe …

Më shumë...

Ymeri: Kryetarja Jahjaga foli me gjuhën e kryeministrit Mustafa dhe zëvendësit, Thaçi

Duke komentuar fjalimin e kryetares së vendit, Atifete Jahjaga të mbajtur në Kuvend, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se gjatë fjalimit ajo përdori fjali të kryeministrit, Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi. Ajo nuk po i përmbush obligimet kushtetuese dhe në anën tjetër nuk po shërben …

Më shumë...

PD-ja po proteston në Tiranë kundër Qeverisë

Organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në Tiranë po mbahen protesta kundër Qeverisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha se protesta ndaj Qeverisë së Edi Ramës do të mbahet në dy mënyra. Deputetët e PD-së do të protestojnë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa qytetarët do të protestojnë jashtë sallës …

Më shumë...

Në Deçan u protestua kundër marrjes së tokave nga manastiri i Deçanit

Organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot në këtë qytet u protestua kundër grabitjes së tokave të banorëve të kësaj ane nga Manastiri i Deçanit. Protesta me moton “Pronat janë tonat” u mbajt për të kundërshtuar pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit dhe vendimin …

Më shumë...

Vetëvendosja ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dorëzimin e 80 kallëzimeve penale në Gjykatë. Ato kanë të bëjnë me intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e kësaj partie, kur arrestoi ish liderin e saj e deputetin Albin Kurti, i cili ishte ani pse kishte urdhërarrest, ishte paraqitur në Manifestimin e opozitës kundër …

Më shumë...

Ahmeti: Protestat kundër mos-liberalizimit të mbahen para Qeverisë, jo para zyrave të BE-së

Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi se qytetarët e Kosovës kanë të drejt të protestojnë para zyrave të Bashkimit Evropian për shkak se Komisioni Evropian nuk ka rekomenaduar liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se protestat duhet të bëhen …

Më shumë...

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin, e ka cilësuar lartë miliarderin amerikan Donald Trump

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin, e ka cilësuar miliarderin amerikan Donald Trump, si lider në garën amerikane presidenciale dhe ka thënë se mirëpret thirrjen e biznesmenit amerikan për marrëdhënie më të ngushta amerikano – ruse. “Ai është një person që shquhet – është i talentuar, pa asnjë dyshim”, ka thënë …

Më shumë...

Vuçiq: Brukseli nuk ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Brukseli nuk ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Deri më tani askush nuk e ka përmendur një kërkesë të tillë e as as që është e shkruar ndokund! Pyetjes se a do ta nënshkruajë dokumentin detyrues …

Më shumë...

Në fshatin Kçiq të Mitrovicës filluan gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive

Në fshatin Kçiq të komunës së Mitrovicës kanë filluar gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive. Vendodhja është përcaktuar në bazë të dëshmisë së një qytetari i cila ka deklaruar se pranë varrezave të këtij fshati janë varrosur disa persona të vrarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Gjatë …

Më shumë...

Fejzullah Hasani: Gjyqtarët e EULEX-it po marrin vendime të paligjshme

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, i ka akuzuar gjyqtarët e EULEX-it për vendime të paligjshme, Një aktvendim i tillë është marrë nga kolegji me shumicë gjyqtarësh të EULEX-it, i cili  ka vendosur ta dërgojë në gjykim aktakuzën kundër Sami Lushtakut dhe të tjerëve për një tender në …

Më shumë...