Lajmet

Mehdi Saliu: Komuna e Shtimes që nga viti 2009 ka tejkaluar zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal

Mehdi Salihu, drejtor për Planifikim Urban, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Shtimes, ka deklaruar se këshilltarët e Kuvendit Komunal të Shtimes në mbledhjet e fundit kishin kërkuar një informatë mbi zbatimin e planit zhvillimor komunal dhe planit zhvillimor urban, të cilat ishin hartuar si dokumente në vitin 2009 për …

Më shumë...

Delawie: Rastet e korrupsionionit duhet të gjykohen dhe ndëshkohen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të gjykojnë dhe dënojnë rastet e korrupsionit. Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën …

Më shumë...

VV: Policia me urdhra të Mustafës e Thaçit, po persekuton opozitën

Vetëvendosje, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka akuzuar Qeverinë për arrestimet e fundit të deputetëve të opozitës. Deputetja e kësaj partie, Aida Dërguti ka thënë se si pasojë e deklaratave të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, policia mori urdhra për t’i përndjekur deputetët opozitarë. “Fillimi i përndjekjeve politike …

Më shumë...

AUV asgjëson 20 mijë fidanë mjedra të infektuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, sot ka bërë asgjësimin e mbi 20 mijë fidanëve të mjedrave, të cilat pas analizave kishin rezultuar me sëmundjen ‘agro-bakterium tumafacienc’. Ligjet e Kosovës parashikojnë asgjësimin e bimëve që rezultojnë pozitive me këtë sëmundje. Asgjësimi i tyre është bërë në praninë e inspektorëve …

Më shumë...

Mustafa: Opozita të heq dorë nga dhuna

Kryeministri, Isa Mustafa gjatë një konference për medie, ka folur për të arriturat e Qeverisë së tij. Ai, midis të tjerash, përmendi edhe kundërshtimin e opozitës karshi marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi. “Opozita duhet të heq dorë nga dhuna. Unë si kryeministër kam shprehur gatishmëri që …

Më shumë...

Deputetja, Donika Kadaj-Bujupi lirohet nga burgu dhe i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak

Pas një helmimi me ushqim në bugun e Lypjanit dhe kërkesës së avokatit, Arianit Koci, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që  iu caktuar masa e arrestit shtëpiak. Avokati i deputetes, Arianit Koci,  ka konfirmuar për mediet se  Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën e …

Më shumë...

ISIS-i s’ mposhtet nga ajri as nga toka, sepse mbetet gjallë ideologjia e tyre, ajo kthehet

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me ISIS-in, John Mearsheimer, ka deklaruar për Al-Xhazira  se ISIS- nuk mund të shkatërrohet me mjete ushtarake, sepse edhe pas saj mbetet ideologjia, e cila nuk mposhtet  nga ajri as nga toka.  Të gjithë pajtohen se ISIS-i nuk mund të mposhtet vetëm me …

Më shumë...

Evropa gjen burime për të bombarduar, por nuk gjen burime për të shpëtuar jetë të pafajshme

Mbi 700 të mitur kanë humbur jetën nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot në ujërat e Mesdheut. Ky fakt është denoncuar sot nga Drejtori i Fondacionit “Europian Migrantes” në Itali imzot Gjankarlo Perego. “Evropa që gjen gjithmonë burime për të bombarduar, nuk gjen burime për të shpëtuar …

Më shumë...

Kalifatit Islamik në Siri ka arritur në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë

Nga publikimi i Raportit të Grupit “Saufan”, bëhet e ditur se numri i luftëtarëve të huaj, që iu kanë bashkuar radhëve të Kalifatit Islamik,  në Siri ka arritur deri në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë, qysh nga qershori i vitit të kaluar. Sipas këtij  raporti vendet arabe mbajnë vendin kryesor …

Më shumë...

Euro-deputeti E. Kukan u është bashkuar reagimeve lidhur me protestën e opozitës

Edhe euro-deputeti Eduard Kukan u është bashkuar reagimeve lidhur me protestën e opozitës më 8 dhjetor në Tiranë, që përfundoi në akte dhune. Në një deklaratë, Kukan ka vlerësuar se, është e drejtë legjitime e qytetarëve në të gjitha shoqëritë demokratike që të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet për problemet …

Më shumë...

Visar Ymeri: Kosovës rreziqet i vijnë nga “Zajednica”, jo nga Shqipëria

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një postim të tij në Internet, duke komentuar zërat se Kosovën po e rrezikon Shqipëria e jo Serbia, ka shkruar se shqiptarëve në Kosovë si në të kaluarën ashtu edhe tani rreziqet i kanë ardhur dhe po i vijnë nga Serbia e jo nga …

Më shumë...

Lunaçek: Palët të shmangin përshkallëzimin e gjendjes

Raportuesja evropiane për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka vlerësuar se aktet e dhunshme si përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend, e pastaj edhe arrestimi i deputetëve, e vënë në rrezik legjitimitetin e përgjithshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo u ka bërë thirrje palëve që të shmangin përshkallëzimin e gjendjes. …

Më shumë...

Pas vizitës së djeshme të kryekuvendarit Veseli, ASHAK-ut i ndahen 2. milionë euro

Komisioni për Arsim, pas vizitës që ditë më parë i ka bërë Akademisë së Shkencave “të LDK-së”,  ka shqyrtuar projektligji për këtë Akademi (mono-partiake dhe të politizuar),  duke thënë se të gjithë aktorët kompetent kanë qenë të përfshirë në hartimin e këtij projektligji. Me këtë projektligj komisioni ka vendosur që …

Më shumë...

Thaçi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij hungarez

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Hungari, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka takuar homologun e tij hungarez, Peter Szijarto. Me këtë rast, ata nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe transport. Sipas zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, këto marrëveshje do të “ndihmojnë të zgjerojmë këtë bashkëpunim edhe në sferën …

Më shumë...

Popi serb, Janjiq bllokoi bartjen e 25 hektarëve tokë kontestuese në Deçan në pronësi të shtetit

Popi serb  dhe anti-shqiptari i tërbuar, Sava Janjiq ka arritur të bllokojë bartjen e 25 hektarëve tokë kontestuese, në Deçan, në pronësi të shtetit deri më 29 shkurt 2016. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vënë masë të përkohshme çështjes së tokës të cilat Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme …

Më shumë...

Die Welt: Kosova, e pesta në botë për nga sasia e mineraleve

Gazeta gjermane Die Welt i ka kushtuar një reportazh interesant pasurive nëntokësore të Kosovës. Duke përshkruar krizën në vend, kjo gazetë ndalet në qytetin e Kastriotit, aty ku sipas autorit të reportazhit, ndodhet “një ndër fushat më të mëdha të qymyrit në botë”. “Një miliardë materie djegëse ngjeshën në këtë …

Më shumë...