Lajmet

Agron Kuçi, për dalje nga kriza aktuale propozon formimin e një qeverie të unitetit e besimit

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, duke komentuar situatën e fundit politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka propozuar si zgjidhje për dalje nga kriza aktuale formimin e një qeverie të unitetit, shpresës dhe besimit. Kuçi në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kjo qeveri e unitetit do …

Më shumë...

VV: Qeveria nuk ka rrugë tjetër pos të tërhiqet nga Marrëveshjet

Vetëvendosje ka reaguar pas ndalimit të deputetit të AAK-së, Pal Lekaj nga Prokuroria. Për këtë subjekt, ky rast e shpërfaq edhe njëherë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës e cila në njërën anë bën thirrje për dialog, dhe në anën tjetër vazhdon me arrestimin e deputetëve të opozitës. “Deputeti Pal Lekaj …

Më shumë...

Krasniqi: Lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës

Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, është shprehur se lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës.  “Lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës. Kriza politike duhet të zgjidhet, në interes të Republikës së Kosovës. Qeveria duhet të tërhiqet nga istikamet …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së solidarizohet me Donika Kadaj-Bujupin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka dalë në mbrojtje koleges së saj deputete, Donika Kadaj-Bujupi, që po mbahet në paraburgim. Në një postim të afishuar në llogarinë e saj në Facebook, deputetja e PDK-së ka shprehur solidaritet me familjen e deputetes opozitare. “Si nënë, si motër, si grua ndaj …

Më shumë...

Liderët Ymeri, Haradinaj e Limaj nuk shkojnë sot te kryeministri Mustafa

Kryeministri Mustafa, ditë më parë i ka ftuar në takim për sot  liderët e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymerin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinajn nga AAK dhe Fatmir Limajn nga “Nisma për Kosovën”, si dhe zëvendëskryeministrin e parë, Hashim Thaçi. Mustafa ka thënë se këtë ftesë …

Më shumë...

Lauka: Marrëveshjet u bënë nga halli

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, nuk janë pa mëkate. Sipas fjalëve të tij, këto marrëveshje nuk janë bërë nga malli, por nga halli. Lauka, në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re, ka theksuar …

Më shumë...

Stojanoviq viktimizohet: Sulmet ndaj serbëve kanë tejkaluar çdo masë

Mediet serbe kanë kaluar në një fushatë të organizuar të raportimit të çfarëdo incidenti që tagenton serbët në Kosovë. Duke shfrytëzuar incidentin akoma të pasqaruar në fshatin Gorazhdec, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq pretendon se “sulmet ndaj popullatës serbe kanë tejkaluar çdo masë”. “Aktorët e veprave penale, …

Më shumë...

Jahjaga takoi edhe kryekuvendarin, Kadri Veseli

Në vazhdën e përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike, kryetarja Atifete Jahjaga ka takuar edhe kryekuvendarin, Kadri Veseli. Burime brenda legjislativit bëjnë të ditur se ky takim, ka pasur për qëllim gjetjen e një rrugëdalje nga kjo krizë politike. Kryetarja Jahjaga, me këtë rast, ka kërkuar nga kryekuvendari, Veseli, që …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga po takohet me kryetarët e partive të opozitës

Kryetarja Jahjaga po takohet me  kryetarët e partive të opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Ky takim është në kuadër të angazhimeve të  të kryetares, Jahjagës për të krijuar kushtet lidhur me  dialogun politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.  Liderët opozitarë më herët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit …

Më shumë...

Përfundon shqyrtimi i ankesave për ZO të Dukagjinit

Shkumbin Demaliaj nga Komisioni për Verifikimin e veteranëve të UÇK-së, ka njoftuar se në Zonën Operative ka përfunduar procesi i verifikimit të ankesave për statusin e veteranit. Ai ka theksuar se gjithçka është bërë në bashkërendim të plotë me ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe zinxhirin komandues …

Më shumë...

Pal Lekaj po mbahet në Prokurori

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke akuzuar drejtuesit e institucioneve, të cilat  po mbajnë në Prokurori, deputetin, Pal Lekaj. Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive kundër deputetëve të …

Më shumë...

Opozita do të vazhdojnë manifestimet në qytetin e Gjilanit

Burime të afërta me partitë opozitare, bëjnë me dije se gjatë kësaj jave manifestimi i radhës kundër Zajednicës dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, do të mbahet në Gjilan. Duke u bashkërenduar njëra me tjetrën, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma planifikojnë që manifestimi i radhës të bëhet të shtunën …

Më shumë...

Zhbogar dhe Delawie biseduan me kryekruvendarin Veseli

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe shefi i zyrës së BE-së, në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Takimi ka të bëjë me mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës, edhe pse ende nuk është lëshuar ndonjë kumtesë lidhur …

Më shumë...

OSBE me standarte të dyfishta: reagon për serbët, por jo edhe për shqiptarët

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, mund të jetë indiferente kur raportohen raste të keqtrajtimit të shqiptarëve në Kosovën Lindore nga ana e autoriteteve serbe, por kur raportohen raste që kanë të bëjnë me serbët, ky mision menjëherë tund këmbanat e alarmit. Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, …

Më shumë...

Krerët e tri partive opozitare refuzojnë takimin që e kishte thirrur kryeministri Isa Mustafa

Liderët e tri partive opozitare nuk do të shkojnë në takimin e thirrur për sot nga kryeministri Isa Mustafa, i cili ditë më parë i ka ftuar në takim liderët e partive politike për dialog në kuadër të institucioneve për tejkalimin e krizës. Opozitarët thonë se nuk pranojnë çfarëdo dialogu …

Më shumë...

Të akuzuarit për rastin e Kumanovës, deklarohen të pafajshëm

29 të pandehurit për luftimet në Kumanovë, në seancën e sotme gjyqësore në Shkup, deklaruan pafajësinë për akuzat që u janë ngritur. Ata u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale për të cilën ngarkohen dhe se nuk ka ndonjë dëshmi për t’u fajësuar. Në fjalën e tij, prokurori …

Më shumë...