29 të pandehurit për luftimet në Kumanovë, në seancën e sotme gjyqësore në Shkup, deklaruan pafajësinë për akuzat që u janë ngritur. Ata u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale për të cilën ngarkohen dhe se nuk ka ndonjë dëshmi për t’u fajësuar. Në fjalën e tij, prokurori …
Më shumë...Lajmet
Xhavit Haliti: Tymi lotsjellës i opozitës metodë revolucionare për marrjen e pushtetit (!)
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, thotë se Opozita e bashkura po kërkon që me metoda e mjete revolucionare ta marrë pushtetin, por partitë në pushtet me të gjitha format e metodat e ligjshme po i ruajnë institucionet nga veprimet e dhunshme të protestuesve nëpër rrugë dhe …
Më shumë...Në moshën 78-vjeçare ka vdekur, Idriz Dvorani, babai i pesë dëshmorëve të luftës së UÇK-së
Në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë, Idriz Dvorani nga fshati Qëndresë, ish-Terstenik i Drenicës, babai i pesë dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 15.00 në varrezat e lagjes Dvorani, në Terstenik të Drenicës. Idrizi ishte baba i dëshmorëve: Hysni Dvorani, …
Më shumë...Kryekuvendari, Ilir Meta, është takuar me kryetarët e tri partive politike të opozitës
Kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi mbërmëm u takua me klryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, sot është takuar dhe ka bisediar me kryetarët e tri partive politike të opozitës. Takimin e parë e ka mbajtur me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, …
Më shumë...Mustafa nuk i druhet ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, por i druhet ndërhyrjes së Shqipërisë
Vizita e kryekuvendarit, Ilir Meta në Prishtinë nuk po pritet mirë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Duke qenë se është folur më herët për një ndërhyrje të mundshme të politikanëve shqiptarë në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa ditë më parë ka reaguar ashpër …
Më shumë...Pasojat e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pashëruara derisa nuk zbulohen të pagjeturit
Pasojat e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pashëruara derisa nuk mbyllet plaga e të pagjeturve, e cila për 16 vjet me radhë po instrumentalizohet nga politika. Derisa Qeveria e Kosovës nuk ka treguar interesim të duhur që çështjen e 1650 personave të zhdukur ta vënë si temë bazë …
Më shumë...Murati: Mësimi i gjuhës shqipe nuk i pengon nxënësit që të mësojnë gjuhët e vendit pritës
Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizirës në Federatën Zvicërane, mbajti takim me prindërit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër “Naim Frashëri”. Me këtë rast u diskutuan problemet që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, me këtë rast në Zvicër, ndërsa …
Më shumë...32 punëtorë janë djegur pas një zjarri të rënë në një platformë nafte në Azarbajxhan
Një ngjarje e tmerrshme dhe tragjike është shënuar këtë të shtunë në brigjet e Detit Kaspik, ku 32 punonjës raportohen të kenë vdekur pas një zjarri të rënë në një platformë nafte të operuar nga kompania shtetërore energjetike e Azerbajxhanit, SOCAR. Lajmi konfirmohet nga kreu i një komiteti të pavarur, …
Më shumë...Gjakova i thotë ‘JO’ Zajednicës dhe Demarkacionit
Mijëra qytetarë morën pjesë në Manifestimin e sotëm në Gjakovë, për t’i thënë JO Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe asaj për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Në protestën e organizuar nga Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, krerët e këtyre subjekteve iu drejtuan protestuesve të mbledhur …
Më shumë...Përfundoi protesta e opozitës në Gjakovë
Protesta e opozitës e në Gjakovë ka përfunduar paqësisht, ashtu sikur edhe ishte paralajmëruar. Para pjesëtarëve në protestën paqësore mbajtën fjalime liderët e partive opozitare, duke përsëritur mesazhin kryesor: Marrëveshjet nuk kalojnë. Manifestimi i opozitës ka filluar në ora 130:00 me fjalimin e nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, i cili …
Më shumë...Gjakova ishte e para që i tha ik Jabllanoviqit po i thotë jo demarkacionit dhe AKS-së
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë protestave të sotme ka deklaruar se Gjakova ishte e para që i tha Jabllanoviqit, i tha shporru dhe e para që është duke i thënë JO marrëveshjes për Zajdenicën dhe Demarkacionin. “Gjakova i tha e para Jabllanoviqit shporru dhe ai u shporr. Sot, …
Më shumë...Limaj: Asgjë nuk do të na ndalojë dhe nuk mund të na mbyll gojën
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në manifestimin e opozitës në Gjakovë, ka deklaruar se asgjë nuk do ta ndalë opozitës dhe nuk mund të na mbyll gojën deri në anulimin e atyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Limaj ka thënë se në këtë manifestim po i thuhet jo …
Më shumë...Delawie: SHBA do të ndihmojë drejtësinë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka tërhequr vërejtjen se veprimet e deputetëve të partive opozitare dëmtojnë reputacionin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sipas tij, një grup deputetësh kanë zgjedhur gazin lotsjellës në vend të debatit. “Ambasada ime dhe të tjera kanë reaguar duke thënë se kuvendi nuk është …
Më shumë...Mustafa: Ende ekziston mundësia për dialog
Pas refuzimit të ftesës nga partitë opozitare, kryeministri, Isa Mustafa është shprehur se ende ekziston mundësia që të bisedohet për çështjet e ngritura nga opozita. Gjatë një vizite në QKUK, kreu i Qeverisë theksoi se secili nga krerët opozitarë duhet të nisen se a po i kontribuojnë qetësisë së qytetarëve. …
Më shumë...Serbia çdo ditë e më shumë po kolonizon veriun e Mitrovicës
Derisa Beogradi bashkë me strukturat paralele të integruara në komunën e Mitrovicës veriore, po pengon ndërtimin e pak shtëpive shqiptare, lagjet veriore po mbushen me ndërtesa e shtëpi për akomodimin e një numri sa më të madh të kolonëve serbë. Në pjesën veriore të vendit ka filluar realizimi i projektit …
Më shumë...BE përsërit sintagmën “Vazhdoni dialogun me Serbinë”
Zyrtarët në Bruksel nuk po shfaqen të shqetësuar nga fakti që marrëveshjet e 25 gushtit po e çojnë Kosovën drejt përshkallëzimit të plotë. Thirrjet e vetme që vijnë nga BE, janë ato që inkurajojnë ‘vazhdimin e dialogut’ (sic!). Brukseli që thirret si garant i zbatimit të marrëveshjeve, asnjëherë nuk ka …
Më shumë...