Lajmet

Dërguti: Thirrja e Qeverisë për dialog, sa për sy e faqe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka deklaruar se opozita nuk i ka ndryshuar qëndrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Duke komentuar thirrjen e kryeministrit, Mustafa për dialog, deputetja Dërguti ka thënë …

Më shumë...

Bratislav Nikoliq dhe Agim Rexhepi kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 200 mijë euro

 Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq bashkë me zyrtarin e prokurimit të kësaj komune, Agim Rexhepi, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nikoliq do  të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Ferizaj, më 14 dhe më 28 dhjetor, nën dyshimin se në bashkëkryerje ka dëmtuar buxhetin e …

Më shumë...

Mustafa i fton zyrtarisht krerët e opozitës për dialog

Kryeministri, Isa Mustafa gjatë një konference për medie, ka bërë të ditur se u ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarëve të opozitës për të mbajtur një takim me 7 dhjetor në mjediset e Kuvendit të Kosovës. Në këtë takim, sipas kryeministrit, do të diskutohej për dy marrëveshjet e kontestuara nga …

Më shumë...

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, duke konsideruar se metodat e përdorura të Qeverisë kundër partive opozitare nuk mundësojnë më që të zhvillohet demokracia dhe liria e shprehjes. Kuvendi  ka kërkuar të fillojnë pa afat bisedimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës për mbajtjen …

Më shumë...

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e paraburgimit për Kurtin

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në një komunikatë për medie, kjo Gjykatë ka sqaruar se kolegji i përbërë prej tre gjyqtarësh, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatës mbrojtëse të Albin Kurtit, …

Më shumë...

Rrecaj: Rasti ndaj Limajt, i montuar politikisht

Avokati mbrojtjës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj e ka quajtur proces të montuar rastin ndaj klientit të tij. Ai ka akuzuar prokurorin e mëpërshëm, i cili sipas tij, qysh në fillim ishte marrë me një fushatë degraduese kundër Limajt. Avokati Rrecaj shtoi poashtu se ndaj klientit të tij gjithmonë nisin …

Më shumë...

Ministri serb gëzohet për lirimin e kriminelit të luftës, Vladimir Lazareviq

Lirimi i të dënuarit për krime lufte, Vladimir Lazareviq, po kremtohet gjithandej Serbisë. Ministrat e kabinetit qeveritar të Vuçiqit nuk po e fshehin gëzimin e tyre për lirimin e gjeneralit, Llazareviq, i cili është dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, në cilësinë e komandantit të korpusit të Prishtinës e më …

Më shumë...

Të shtunën në Gjakovë manifestim kundër Zajednicës dhe demarkacionit

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar për manifestimin e së shtunës kundër Zajednicës dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Me këtë rast, ky subjekt ka kërkuar leje nga Policia për tubimin opozitar që të mbahet të shtunën në Gjakovë, duke filluar nga ora …

Më shumë...

Mustafa: Jam i gatshëm për bisedime me opozitën

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur i gatshëm të bisedojë me opozitën, por pa kushte dhe ultimatume. Në një intervistë për të përditshmen ‘Epoka e Re’, kreu i Qeverisë ka theksuar se bisedimet mund të bëhen vetëm brenda mjediseve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka përsëritur se marrëveshja për Asociacionin e …

Më shumë...

Ministri Lutfi Zharku merr pjesë në takimin vjetor të SEETO-s

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, po qëndron në Tiranë, ku po merr pjesë në takimin e 11-të vjetor të ministrave të transportit për zhvillimin e zgjatimit të rrjetit kryesor dhe gjithëpërfshirës TEN-T në Ballkanin Perëndimor.   Në këtë takim, në të cilin po marrin pjesë ministrat e transportit të vendeve …

Më shumë...

Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, priti ambasadoren e Bosnjës në Maqedoni, Lepa Babiç

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti Ambasadoren e Bosnjës në Maqedoni, zonjën Lepa Babiç.  Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Babiç diskutuan rreth situatës politike në Maqedoni dhe në rajon, negociatat për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, marrëveshjen e Ohrit …

Më shumë...

Komunikatë nga tryeza e sotme për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara mbajtur në Prishtinë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në bashkëpunim me One to One Children’s Fund, sot më 3 dhjetor 2015 në Prishtinë, mbajti tryezën në kuadër  të ditës ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara. Qëllimi i tryezës ishte të sjellë së bashku të gjitha institucionet relevante, shoqërinë …

Më shumë...

Krasniqi: Deklarata e Kerryt për tejkalimin e krizës politike nuk e ka amnistuar Qeverinë

Duke komentuar delaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Kransiqi, ka thënë se deklarata e shefit të diplomacisë amerikane për tejkalimin e krizës politike nuk e ka amnistuar Qeverinë. Mesazhi i Kerry-t se problemet duhet të zgjidhen me dialog nënkuptojnë …

Më shumë...

Aktivistë të partive opozitare realizuan një aksion kundër veprimeve të Qeverisë

 Aktivistë të partive opozitare realizuan një aksion kundër veprimeve të Qeverisë. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinës dhe kanë marshuar drejt Stacionit të Policisë në Qendër. Ata mbanin pankarte me mbishkrime “S’ka dhunë që na …

Më shumë...

Në Prishtinë mbahet panairi “Gratë në Biznes 2015”

Në Prishtinë mbahet panairi “Gratë në Biznes 2015” Organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në Prishtinë mbahet panairi “Gratë në Biznes 2015”. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve në panair,  ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se ka pengesa për të bërë biznes në Kosovë por ne premtojm se …

Më shumë...

FSK-ja përfundoi me sukses operacionet e deminimit humanitar për vitin 2015

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC) të Brigadës Mbështetje Operacionale, më 27 nëntor 2015, ka përfunduar me sukses sezonen e deminimit humanitar dhe të pastrimit të fushëbetejave, sipas planit të veprimit, pa asnjë incident.  Sipas raportit të Qendrës Koordinuese për Deminim në …

Më shumë...