Shtyrja e radhës e definimit të statusit politik të Kosovës, po bëhet me këmbënguljen e Serbisë dhe të avokates së saj, Rusisë, me qëllim të ndryshimit të përmbajtjes së zgjidhjes të propozuar nga ndërmjetësi i OKB, presidenti Ahtisari. Bashkësia ndërkombëtare e përgjëroi Rusinë që të mos pengonte aprovimin e rezolutës …
Më shumë...Lajmet
Dritan Goxhaj “Ndarja etnike e Kosovës”
Meqenëse Evropa e ka ndaluar përdorimin e fjalës “Ndarje” në fjalorin e bisedimeve për statusin e Kosovës, serbët, këtë fjalë dhe kuptimin e saj, e kanë zëvendësuar me fjalën “decentralizim”. Mbi këtë decentralizim ata kanë bazuar gjithçka. Në 2007, Kosovës do t’i shtohen edhe 18 komuna të tjera të reja, …
Më shumë...Fetnete Ramosaj: Në dy-vjetorin e demonstratës së përgjakshme të 10 shkurtit dhe rënies së dëshmorëve Arben Xheladini e Mon Balaj
Dy vjet më parë, pikërisht më 10 shkurt, në qendër të Prishtinës, ndodhi ajo që mbase asnjëri prej nesh nuk e ka besuar se mund të ndodhte në një vend të lirë e demokratik. Demonstratën paqësore të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, të cilës iu bashkëngjitën rreth 20 mijë qytetarë, …
Më shumë...Qazim Doda: Njeriu i padëshiruar, Avni Spahiu
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova përfaqësohet nga një ish shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në pa-aftësinë e politikës së jashtme të Kosovës. Tash duhet të kuptohet realiteti i ri që është krijuar në Kosovë, pra një liri e plotë dhe një gjysëm-pavarësi, por e drejta …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Serbi, Vuk Jeremiq, i sëmurë rëndë me diagnozën e pashëruar të mitit dhe jermisë shekullore serbe
Ministri i jashtëm i Serbisë, i cili ka emër e mbiemër, që në gjuhën shqipe tingëllojnë paksa çuditshëm, ashtu si në përrallën e ujkut që ngrihet jerm, është zyrtari i lartë i Qeverisë së Beogradit, i cili manifeston tërë urrejtjen morbide, serbe, kundër shqiptarëve. Aktiviteti i tij kundër Kosovës, …
Më shumë...Mehmet Bislimi: LOJA E SERBISË SI „VIKTIMË“ E RADHËS!
Nën petkun e “viktimës së radhës”, Serbia arrin që edhe këtë radhë Evropën ta vë në lojë, duke e shndërruar atë në rolin e një palaçoje në shërbim të politikës ditore të Serbisë!… Në mesin e shumë shkrimeve dhe reagimeve me tone të arsyeshme, ca më të peshuara e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Themelimi, pasivizimi dhe shpërbërja e TMK-së
Themelimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndodhi si rezultat i një kompromisi mes demilitarizimit të plotë të UÇK-së, që për kohën, në verë të vitit 1999 konsiderohej se do ishte veprim i rrezikshëm, dhe formimit sa për sy e faqe të një organizate civile për raste emergjente dhe deminimin e …
Më shumë...NEZIR MYRTAJ: “GRUPI I TURPIT DHE I TRADHTISË”
Kosova tashmë po noton në ujërat e turbullta të procesit antihistorik, i quajtur si proces i bisedimeve për statusin potitik të saj. Se si do të dalë dhe si do të duket Kosova në fund të këtij procesi, mund të paramendohet nëse krahasohet Kosova e parastandardeve me atë të standardeve …
Më shumë...Sejdi VESELI: “AMANETI I DËSHMORËVE TË KOMBIT
“Asnjëri nuk është më tepër skllav, sesa ai që mendon se është i lirë, pa qenë i lirë!” (GËTE) Paralajmërimi i z. Ahtisari, se me 02 shkurt 2007 do të sjellë në Prishtinë edhe zyrtarisht “Pakon” e famshme të “tij”, për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, ka ndikuar që të …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Bisedimet e Kosovës me Serbinë vazhdimisht kanë dështuar dhe do të dështojnë
Në historinë e bisedimeve të Kosovës me Serbinë, apo edhe përgjithësisht në bisedimet shqiptare serbe, nuk është arritur asnjëherë asnjë marrëveshje e dobishme, reciproke për të dy popujt. Për më tepër Serbia, duke qenë shtet më i fortë ushtarakisht e ekonomikisht, dhe duke pasur gjithnjë përkrahjen ushtarake dhe ekonomike të …
Më shumë...Zeqir Bekolli: Lamtumirë gjeneral Shaban Shala – shëmbëlltyre e atdhedashësit të përkushtuar
Njëzetvjet më vonë, pikërisht me 31 dhjetor 2011, kur në mënyrë simbolike, në fshatin Negroc u shënua njëzetvetori i betejes së madhe të Prekazit, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, aty, në një retrospektivë njezetvjeçare, doli në shesh pesha dhe rëndësisa e Gjeneral Shaban Shalës, në hapat e parë …
Më shumë...Dr. Shefqet KRASNIQI: NJË DITË NË MEKËN E NDERUAR
Gjendem në Mekën e shenjtë, në Qabenë e bekuar, ku janë duke u mbajtur edhe garat e Kur’anit për të tridhjetetretën herë me radhë. Këto gara janë të nivelit ndërkombëtar, me 146 garues nga 53 shtete të botës, e në mesin e të cilave edhe Kosova me përfaqësues Jasir …
Më shumë...Koço Danaj: Afrimi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, ka rritur ndjeshëm tensionin ndëretnik midis kombit shqiptar dhe shovinizmit grek
Afrimi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, ka rritur ndjeshëm tensionin ndëretnik midis kombit shqiptar dhe shovinizmit grek. Deklarata, emisione televizive, vendime gjykatash për ndryshim kombësie, ringjallje fantazmash te vdekura me emrin Vorio Epir janë bërë të pranishme për opinionin publik shqiptar. Duke dëgjuar gjithë këtë propagandë, nuk mund …
Më shumë...A. Qeriqi: Vetëvrasja e dëshmitarit “X” e diskrediton procesin gjyqësor kundër luftëtarëve të lirisë
Një segment i medieve të njohura për qëndrim kundër UÇK-së, sidomos në Kosovë, ka komentuar gjerë e gjatë vetëvrasjen e Agim Zogajt, dëshmitarit fantom të EULEX-it, i cili duke qenë i shantazhuar për disa vite rresht, ka dhënë deklarata të instruktuara dhe të sajuara nga hetuesit e këtij misioni, duke …
Më shumë...A. Q. Brengat e veteranit të arsimit, të burgosuri politik dhe veteranit të luftës së UÇK-së, Sheqir Zeneli
Disa muaj më parë, Sheqir Zeneli, i lindur në vitin 1946, në fshatin Prapashticë, me vendbanim në Prishtinë, në moshën e paraparë me ligj, u nxor në pension. Nga rroga e rritur për arsimtarë, ai nuk mori asnjë euro, ndërsa tani e tutje gëzon të drejtën për të marrë vetëm …
Më shumë...REXHEP QOSJA: Despotët dhe zëdhënësit e tyre
Dy gjedhet e politikës e të kulturës sonë Sikundër mund të shihet prej shkrimeve që kam botuar në Gazetën shqiptare prej 25 janarit e deri më 3 maj të këtij viti, në jetën tonë kombëtare – politike, kulturore, shoqërore sot mbizotërojnë dy gjedhe (paradigma) mendimesh, sjelljesh dhe veprimesh. Njërën …
Më shumë...