Lajmet

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, së kujtdo qoftë

Josep Borrell

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se  NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, duke iu përgjigjur Donald Trumpit, i cili  minimizoi përkushtimin e  sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president. Deklaratat e tij nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të …

Më shumë...

Kujtim Jashari: Në Surrel, është ngritur një memorial për të kujtuar dhe nderuar ngjarjen e stërvitjes së grupit të parë dhe dytë për UÇK-në

Të flasësh sot, për heronjët e gjallë të celulës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, para se gjithash është nder dhe krenari, dhe emocion në veçanti. Në emër timin personal por edhe familjes Jashari, dëshiroj të falënderoj oficerët ushtarak të Shqipërisë për përkushtimin dhe stërvitjen e tyre të palodhur …

Më shumë...

Ndërhyrjet nga jashtë e brenda që po bëhen kundër BDI-së kanë për qëllim t’ i dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni, tha Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin. Xhaferi tha  me këtë rast se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, me …

Më shumë...

Ministri, Bujar Osmani, ka akuzuar mediet nacionale maqedonase se janë duke bojkotuar punën e kryeministrit, Talat Xhaferi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut,  Bujar Osmani, ka reaguar kundër medieve nacionale maqedonase se janë duke bojkotuar punën e kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi. Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një fushatë agresive kundër  liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.  Jemi dëshmitarë edhe të …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja

Ministri, Ejup Maqedonci, në konferencën përmbyllëse, paraqiti rezultatet e arritura në Ministri dhe në FSK për vitin kalendarik 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka deklaruar se  eetëm gjatë vitit 2023, 129 ushtarë janë larguar vullnetarisht nga FSK-ja. Më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera. Gjatë vitit 2023 janë …

Më shumë...

Qiriakos Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë, sa i përket mos-njohjes së pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar

Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis

Kryeministri i Greqisë, Qriakos Mitsotakis, gjatë një vizite që pati në Beograd, ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë, për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar. Gjatë bisedës me kryetarin e Serbisë,  Vuçiq ai ka thënë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu  mes Kosovës dhe Serbisë janë mënyra …

Më shumë...

Pavarësisht kërkesave të aleatëve, kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të heq dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit të Serbisë

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Pavarësisht kërkesave të aleatëve, veçmas të Amerikës dhe BE-së  kryeministri Albin Kurti, tha se nuk do të hiqet dorë nga vendimi që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa në Kosovë. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila …

Më shumë...

Abelard Tahiri: Me deklaratat e fundit, Albin Kurti, po mundohet të largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri konsideron se me deklaratat e fundit kryeministri, lbin  Kurti po mundohet të largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK. Këtë reagom ai e bëri pas deklaratës së fundit të kryeministrit, i cili përmes një videoje kritikoi ish-qeveritarët për qeverisje.  Në fakt, në …

Më shumë...

Një mandat i dytë për Donald Trumpin do të shkaktonte “tërmet” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsiderojnë aleatët

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Mundësitë që kryetari  aktual amerikan, Joe Biden, të garojë me ish-kryetarin, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, aleatët e Shteteve të Bashkuara i shohin me shqetësim, pasi  konsiderojnë se një mandat i dytë për Trumpin për të shkaktojë tërmet, pasi  disa tronditje po vërehen aktualisht. Brenga e tyre kyçe …

Më shumë...

Daniel Serwer: A. Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës, por kjo nuk i bën përshtypje, BE-së, as Amerikës

Daniel Serwer

Eksperti  i mirënjohur i politikave në Ballkan, veçmas në Kosovë, Daniel Server ka shkruar se kryetari  serb, Aleksandar Vuçiq, e ka financuar dhe e ka  orkestruar sulmin terrorist në veri të Kosovës.   Uashingtoni dhe Brukseli e dinë këtë, por nuk e thonë pasi preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë …

Më shumë...

Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane sugjeron që ushtria të jetë gati për luftë, nga shkak të kërcënimeve gjithnjë në rritje

Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane, gjenerali Carsten Breuer në një intervistë për Die Welt ka thënë se për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë vendi përballet me “mundësinë e një lufte të imponuar nga jashtë”. Ai u shpreh se të jesh gati për luftë kjo …

Më shumë...

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës do ta hapë ekspozitën me dorëshkrime e dokumente origjinale të atdhetarit, Adem Demaçi

Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës  që më 16 prill në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do ta hapë ekspozitën me dorëshkrime dhe dokumente origjinale të atdhetarit Adem Demaçi. Në ekspozitë do të dominojnë materiale të Arkivit të periudhës së hetimeve, gjykimit dhe …

Më shumë...

Pavarësisht motit të ftohtë dhe me shi, mijëra njerëz marshuan të shtunën në Paris për të shprehur solidaritetin me palestinezët në Gaza

Edhe pse në mot të ftohtë dhe me shi, mijëra njerëz marshuan në Paris për të shprehur solidaritetin me palestinezët në Gaza dhe për të dënuar racizmin dhe ksenofobinë, Tubimi, u organizua nga Konfederata e Përgjithshme e Punës  dhe Shoqata e Solidaritetit Francezo-Palestinez. Nën moton  “Në rrugë dhe në mendje”, …

Më shumë...

Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar për nesër mbajtjen e konferencës gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar për nesër  mbajtjen e konferencës gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës. Në kalendarin e gjykatës, konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen e përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës është planifikuar yë mbahet  të martën, 13 shkurt, në …

Më shumë...

Time Kadrijaj: Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja derisa ende vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së

Time Kadrijaj

Duke folur lidhur me pasojat për Kosovën për shkak të vendimit që heq dinarin nga përdorimi përmes rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, deputetja nga radhët e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka thënë se Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja derisa ende vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese …

Më shumë...

Ministri, Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi mund të dënohen me burg

Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti dalin para gjykatës, të akuzuar për vepra penale

Ministri, Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, mund të dënohen me burg, për veprat penale, Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Në këtë rast, ministri Sveçla dhe tre deputetët  akuzohen se më 21 mars  të  viti 2018, në sallën e …

Më shumë...