leoni

Lajmet

Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Zëvendës-komandanti i Komandës së Forcave Tokësore  Gjeneral Brigade, Gëzim Hazrolli priti  dje në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilxhim Kiliç. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Hazrolli  e falënderoi  ambasadoren,  Kiliç për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli kërkon mobilizim të përgjithshëm për të ndihmuar qytetarët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkon mobilizim të përgjithshëm për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet që shkaktuan dëme në disa komuna të vendit. Ai ka biseduar me Naim Ismajlin, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i komunës së Shtimes. Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha …

Më shumë...

Kryepeshkopi rus ka mbështetur dhe ka bekuar bombardimet ruse kundër civilëve në Siri

Patriarku rus Kirill ka bekuar sulmet ushtarake ruse në Siri, duke thënë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur Rusinë nga terrorizmi. Ai ka thënë se nëse grupet terroriste lejohen të fitojnë pushtet në Siri, ato do sjellin mjerim dhe ankth për popullin rus edhe pse Sira dhe Rusia …

Më shumë...

Vuçiq dhe Mustafa biseduan përmes telefonit

Qeveria e Serebisë ka bërë të ditur se kryeministri i saj, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërkohë që  dy kryeministrat kanë konfirmuar gatishmërinë për të  biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. …

Më shumë...

Zyrtarët e AME-së kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta

Pas informatave që kanë marrë nga terreni, zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta. Shefi i Qendrës operative në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Mahir Hasani ka deklaruar se gjendja në komunat ku ka pasur vërshime është e rëndë. Ai ka …

Më shumë...

Dëme të konsiderueshme nga vërshimet janë evidentuar edhe në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha edhe në Shqipëri. Pas analizës së të dhënave nga terreni, Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa rrethe si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i lumenjve dhe rrëshqitjet e …

Më shumë...

Opozita vendosi rreth objektit të Qeverisë shiritin me mbishkrimin “Vendi i krimit”…

Aktivistët e  opozitës së bashkuar  sot vendosën rreth  ndërtesës së Qeverisë shiritin me mbishkrimin: “Vendi i krimit: Këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”, njofton kumtesa nga partitë opozitare, Ata theksojnë se mrrëveshjet e 25 gushtit dhe ajo e 26 gushtit, janë marrëveshje kriminale që e dëmtojnë rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të …

Më shumë...

50 të vrarë dhe afro 100 të plagosur pësuan sot nga një sulm me kamion – bombë, në Libi

Së paku 50 vetë janë vrarë dhe afro 100 të tjerë janë plagosur sot nga një sulm me kamion – bombë, në një qendër stërvitore të policisë në qytetin Zilten, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Libisë, Ammar Mohammed Ammar. Ky ishte njëri nga sulmet më vdekjeprurëse që …

Më shumë...

Protestat e opozitës Thaçi i konsideron përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë

Protestat e parapara të  opozitës kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe  dhe demarkacionit me Malin e Zi, zëvendës- kryeministri, Hashim Thaçi i quan përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.  Ai ka shkruar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e saj për Asociacionin e Komunave Serbe, por liderët e …

Më shumë...

Ramush Hardinaj u takua me strukturat e opozitës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka njoftuar se është duke zhviluar takime me strukturat e partisë për të parë nga afër përgatitjet që po bëhen për protestën e së shtunës. Nëpërmjet një postimi në facebook ai ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve që po bëhen …

Më shumë...

Policia e Kosovës: Jemi si kurdoherë e gatshëm për tu ballafaqur me protestat e opozitës

Policia e Kosovës njofton se ka bërë përgaditjet e duhura për mbarëvajtjen e protestës së radhës së paralajmëruar nga partitë opozitare. Tani më janë bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme duke hartuar plane konkrete operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës më 9 janar. Ekspertët …

Më shumë...

Kryetarja,Jahjaga ka biseduar me kryetarët e komunave më të prekura nga vërshimet

Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga ka biseduar me kryetarët e komunave më të prekura nga reshjet për t’u njoftuar me gjendjen në terren dhe vështirësitë më të mëdha me të cilat po përballen banorët dhe masat që po ndërmerren nga organet kompetente për të ju dal atyre në ndihmë. Kryetarja, …

Më shumë...

Qytetarët e Gjakovës po protestojnë kundër kthimit të kriminelëve serbë në vendin e krimit

Qindra qytetarë në Gjakovë janë mbledhur para Kishës serbe të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve nga Serbia me rastin e festës së tyre fetare. Qyetetarët dhe familjarë e të pagjeturve po kundërshtojnë kthimin e kriminelëve në vendin e krimit, në Gjakovë, ku forcat ushtarake e policore serbe …

Më shumë...

Mediet në Serbi lavdërojnë “Stupat”, të cilët poshtërojnë UÇK-në

Vëllezërit nga gjaku edhe mund ta harrojnë njëri tjetrin, por kumbarët e pobratimët shqiptaro-serbë nuk e harrojnë gjakun e përzier dhe bashkim-vëllazërimin  dikurshëm. Ashtu sikur edhe është pritur, shtypi dhe mediet  në Serbi kanë mbështetur dhe  lavdëruar grupin e artistëve kosovarë, “Stupcat” të cilët satirizojnë dhe diskreditojnë luftën e UÇK-së.  …

Më shumë...

Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për deputetët e opozitës

Deputetëve të opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, sot iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Në paraqitjen para Gjykatës, deputeti Albin Kurti tha se nuk mbrohet e as nuk hesht sepse konsideron se po gjykohet nga një trup gjykues  jo i duhur. Edhe deputetët e …

Më shumë...

Visar Ymeri: Thaçi ka krijuar “Qeverinë e Rashkës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar kundër deklaratës së Hashim Thçit i cili pretendon të emërohet kryetar i Kosovës. Në reagimin e Ymerit thuhet: Zëvendëskryeministri, që mezi pret të bëhet kryetar, ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën, se gjoja po vepron për pushtet dhe  harron që …

Më shumë...