leoni

Lajmet

Serbia po i përforcon strukturat paralele në Kosovë

Serbia po vazhdon me forcimin e strukturave paralele në Kosovë, duke emëruar zyrtarë të rinj në krye të institucioneve ilegale. Marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku mes të tjerash parashihet edhe shpërbërja e strukturave paralele, nuk kanë penguar të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën që të emërojë Zoran Stojkoviqin në krye …

Më shumë...

Vuçiq: Serbia ka arritur t’i mbrojë interesat e saj

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka komentuar sërish deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili kishte thënë për mediet serbe se Kosova duhet të anëtarësohet në OKB. Kreu i Qeverisë serbe është shprehur se Serbia ka arritur t’i mbrojë interesat e saj kombëtare, duke ndjekur një politikë serioze …

Më shumë...

Seanca ndaj deputetëve të opozitës mbahet me 6 janar

Katër deputetët e opozitës që ngarkohen për vepra penale, së shpejti do të sillen para drejtësisë. Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë ka caktuar seancën e parë me 6 janar të vitit 2016, për shqyrtimin e aktakuzës për deputetët, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Në aktakuzën e …

Më shumë...

Opozita: Do të protestojmë deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”

Përfaqësuesit e partive politike të opozitës kanë bërë të ditur për mediet se protesta gjithëpopullore e 9 janarit 2016, do të pasohet me protesta të tjera masive deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”. Ata thonë se kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë të funksionojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi, …

Më shumë...

AAK reagon ndaj kryeministrit, Mustafa

Pas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa për procedim të mëtutjeshëm të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nëpërmjet një komunikate për medie ka reaguar AAK. “Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij, duke u gjendur në një situatë të rëndë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e kanë vërshuar …

Më shumë...

VV: Ndaj aktivistëve po hakmerret Qeveria Mustafa-Thaçi

Vetëvendosje përmes një komunikate për medie, ka thënë se aktivistët e saj gjatë ditëve të fundit kanë qenë cak i dhunës policore. Siç njofton kumtesa, aktivistëve Valdrin Ahmeti, Egzon Balaj, Pajtim Demaj dhe Trim Gashi, u është zgjatur paraburgimi edhe për dy muajt. Sipas këtij subjekti, të gjithë këta  “janë …

Më shumë...

Serbët nuk pranojnë vërejtjet e Kushtetueses për Asociacionin

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se do të analizojnë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave Serbe, por kanë tërhequr vërejtjen se për ta e rëndësishme është vetëm marrëveshja e arritur në Bruksel. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq citohet të ketë thënë për gazetën ‘Novosti’ …

Më shumë...

Besimtarët katolikë mbajtën meshën në kishën e Shën Ndout

Me rastin e Kërshëndellave, besimtarët e fesë katolike në kishën e Shën Ndout në Prishtinë sot kanë mbajtur meshën, gjatë të cilës janë lutur për paqe e dashuri njerëzore. Dom Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës në fjalën e tij tha se të gjithë janë të gëzueshëm e të lumtur. …

Më shumë...

Hoxhaj: Deklarata e Daçiqit, lojë para zgjedhjeve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se deklarata e Ivica Daçiqit është një gjuhë e dykuptimshme para zgjedhjeve. Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka përkujtuar se Daçiqi ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, edhe pse pretendonte se Kosova nuk ekziston. “Daçiq në të kaluarën ka …

Më shumë...

Sot në Prishtinë hap punimet Sesioni shkencor “Kurani te shqiptarët”

Sot ( 26. 12. 2015) në Prishtinë hap punimet Sesioni shkencor “Kurani te shqiptarët”,  që organizohet nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në përvjetorin e 30 të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe.  Në hapje të sesionit do të jenë të pranishëm  prijësit më të lartë të Bashkësive Islame …

Më shumë...

Deçani proteston ‘Ndal Vrasjeve’

Mijëra qytetarë sot morën pjesë në marshin paqësor në Deçan, me moton ‘Ndal Vrasjeve’. Protestuesit kërkuan që vrasjet makabre të mos përsëritën më. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Deçani ka pasur armë për lirinë e Kosovës, …

Më shumë...

Një autobus me turistë shqiptarë në Mal të Zi, përfshihet nga flakët

Një autobus në të cilin po udhëtonin 52 turistë shqiptarë në drejtim të Budves, është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në vijën dytësore të rrugës Ulqin-Tivar. Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi që udhëtarët zbritën me shpejtësi nga autobusi. Sipas raportimeve …

Më shumë...

Albinfo ch: Zvicra dhe Turqia kanë investuar më së shumti në Kosovë

Vetëm  260 milionë euro janë regjistruar si investime të huaja direkte për nëntëmujorin e parë në Kosovë. Nga vendet që ka investuar më së shumti është Zvicra me 61 milionë euro. Banka Qendrore e Kosovës  bën të ditur se vlera më e lartë e investimeve në këtë nëntëmujor ishte në …

Më shumë...

MBPZHR: Realizohen 10 milionë euro pagesa për përfituesit e granteve zhvillimore në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer tashmë një pjesë të pagesave për përfituesit e granteve të zhvillimit rural, që janë shpallë këtë vit. Sipas raporteve të fundit, vetëm këto ditë janë paguar mbi 7 milionë euro për rreth 180 përfitues, ndërkaq në procedurë të pagesës janë edhe …

Më shumë...

Daçiq e Vuçiq nuk mirëpresin deklaratën e Kirbit, nuk flasin fare për ndihmat amerikane

Ministri i Jashëm i Serbisë Ivica Daçiq iu përgjigjur ambasadorit amerikan Michael Kirby në Beograd, i cili ka thënë se për normalizim të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së. Serbia nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, të cilat …

Më shumë...

Kirby: Serbisë i kemi dhënë donacion 1 miliardë dollarë, Rusia i ka dhënë një zero

Ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Kirby, duke folur për Tanjug ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por shtrohet  pyetja për BE-së, përse pesë vende të saj nuk e kanë njohur. Ndërsa duke folur për  marrëdhëniet e  Serbisë me Rusinë, në rast se …

Më shumë...