leoni

Lajmet

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar dy ministra të Qeverisë nga radhët e Aleancës (përçarëse) për Shqiptarët

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar dy ministra të Qeverisë aktuale  nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pasi kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim. Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i …

Më shumë...

Nicholas Abbott: Nuk ka gjasa të ndodh luftë në Kosovë, pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka vendi

Ambasadori anglez, Nicholas Abbott, thotë se lufta e UÇK-së, as ajo e Kosovës për liri, nuk janë në gjyq dhe nuk duhet të gjykohen

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott,  ka deklaruar se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova. Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral …

Më shumë...

Isa Mustafa: Për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë, në seancat e KS të OKB-së

Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka thënë se për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë., pasi Kosova mori kritika nga aleatët perëndimorë. Ai ka treguar pikat në të cilat është kritikuar Kosova, pasi  askush nuk …

Më shumë...

Opozita dhe analistët shprehën të shqetësuar, për kritikat që Kosova mori për ndalimin e përdorimit të dinarit serb

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Opozita dhe disa nga analistët  shprehën të shqetësuar, për kritikat që Kosova mori lidhur ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, opozita dhe analistët politikë shprehën të shqetësuar, siç thonë për kritikat që Kosova mori për ndalimin e …

Më shumë...

Igli Hasani: Nuk mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të mos ndodhë më

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka cituar ambasadoren amerikane në OKB gjatë  mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e cila ka thënë se  ka kërcënime të vazhdueshme që vijnë nga jashtë Kosovës dhe nuk mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të …

Më shumë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, prej 14 deri më 17 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Shqipër dhe në Gjermani

Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt,  ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Blinkeni do të vizitojë Shqipërinë, pasi e konsideron një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë …

Më shumë...

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media kërkon shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media kërkon shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve

Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave,  për shkak se kanë kthyer kanalet serbe “Arena” në operatorët kabllorë dhe gjatë kohës së fjalimit të kryeministrit Kurti në KS të OKB-së kishte ndërprerje të rrjetit …

Më shumë...

Gjykata e Lartë ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit

Jamarber Malltezi

Gjykata e Lartë, në Tiranë,  ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK-ut për rikthimin në qelinë e burgut të Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Shorti  ka caktuar relator të çështjes, gjyqtarin Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni. Sipas SPAK-ut, Malltezi …

Më shumë...

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përsëriti kërkesën që Kosova ta pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Grinfield, gjatë fjalimit të mbrëmshëm përsëriti kërkesën që Kosova të pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së. Vendimi është marrë pa përgatitjen e duhur apo konsultime me popullatën lokale. Ne, edhe një herë kërkojmë që zbatimi i rregullores të pezullohet derisa të ndërmerren …

Më shumë...

Albin Kurti me veprime e vendime populiste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi, tha deputetja e PDK-së, Arianë Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianë Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me  paraqitjen së mbrëmshme të kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit. Ajo ka thënë se ky takim është alarmi i fundit nga aleatët për politiken e kryeministrit Kurti. Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga …

Më shumë...

107 palestinezë janë vrarë dhe 142 të tjerë janë plagosur, në 24 orët e fundit, nga ushtria e Izraelit

Ministria  palestineze e  Shëndetësisë ka bërë të ditur si Ushtria izraelite guke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 27 mijë e 47 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe 67.459 të tjerë janë plagosur që nga …

Më shumë...

Edward Joseph: Kurti e partia e tij duhet ta kuptojnë dëmin që u kanë shkaktuar interesave kombëtare të Kosovës me populizmin e tyre

Edward Joseph

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Eduard Joseph, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën janë përballur  Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka shkruar se kjo seancë duhet të shënojë një pikë kthese në politikën të  Prishtinës. Ai mes tjerash …

Më shumë...

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, konsideron se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për 4 muaj

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Ambasadori i Gjermanisë, në Prishtinë, Jorn Rohde, konsideron se  Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me fushatën  për liberalizimin e vizave. Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas  Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e …

Më shumë...

Kosova në vitin e kaluar bleu rrymë në shumën rreth 116 milionë euro, nga Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia

Gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 116 milionë euro, raporton Front Online. Importi është bërë nga gjashtë shtete të ndryshme, madje edhe nga disa shtete, që nuk e njohin fare pavarësinë e Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Kosova ka blerë …

Më shumë...

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore lidhur me dinarin e Serbisë

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoriteti serb, në Kosovë. Megjithatë, ajo u vlerësua për periudhën e tranzicionit që ka premtuar për …

Më shumë...

Albin Kurti në KS të OKB-së: Unë do të flasë serbisht me ta në mënyrë që ta kuptojnë situatën, nuk kam asgjë kundër serbëve, i kam miq

Duke folur lidhur me ndalimin e dinarit, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka deklaruar se dinari nuk është ndaluar në Kosovë por që euro mbetet valuta zyrtare e vendit. Vetëm Euroja është mjet pagese në Kosovë. Ne japim shpërblime  për serbët dhe më besoni …

Më shumë...