Lajmet

Arrestohen deputetet, Kadriaj e Haxhiu

Deputetet e AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu janë ndaluar nga Policia përballë Kuvendit të Kosovës. Ato janë shoqëruar me veturë drejt stacionit të Policisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë deputetja, Time Kadriaj, e cila tha se në Polici po shkon vullnetarisht.

Më shumë...

Policia arreston deputetin, Pal Lekaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Me të filluar mbledhja në sallën kryesore, deputeti Pal Lekaj bashkë me atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca hodhën gaz lotsjellës. Në një prononcim për medie, deputeti i AAK-së kishte deklaruar se opozita nuk do të …

Më shumë...

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës

Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës, me ç’ rast  do të shqyrtohej Projektligji për buxhetin e vitit 2016 si dhe 28 projektligje të tjera.  Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Vetëvendosja Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë rikonfirmuar  se nuk …

Më shumë...

Mustafa: Opozita t’i tregojë arsyet e vërteta

Kryeministri, Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët opozitarë që t’i thonë arsyet e vërteta të kësaj gjendje. Sipas tij, opozita po përdor mjete të paarsyeshme, po e djeg pronën private dhe po e shkatërron publiken. “Ftojë opozitën që të paraqet arsyet e vërteta, sepse për mua nuk është asociacioni apo …

Më shumë...

Dërguti: Kryesia suspendoi 6 deputetë të opozitës

Pas hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se Kryesia mori vendim për përjashtimin e gjashtë deputetëve opozitarë nga seanca. “Qëllimi i këtij takimi ka qenë suspendimi i deputetëve nga ana e Kryesisë, por ata nuk kanë të drejte …

Më shumë...

Opozita nuk do të lejojë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur për mediet se opozita nuk do të lejojnë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin, përderisa sovraniteti i Kosovës cenohet nga marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara me Serbinë, nga “Zajednica” dhe nga tri marrëveshjet e tjera të 25 gushtit, si dhe nga marrëveshja për demarkacion me …

Më shumë...

Thaçi: Kuvendi po uzurpohet nga grupe të armatosura

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi në adresimin para deputetëve në sallën alternative, ka thënë se opozita me veprimet e saj i ka humbur vendit rreth 60 milionë dollarë. Sipas tij “dështuan katër marrëveshje ndërkombëtare për sjelljen e 60 milionë eurove në Kosovë”. Ai, më tej, ka propozuar një seancë të veçantë ku …

Më shumë...

VV reagon ndaj arrestimit të deputetit, Kurteshi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes ndaj arrestimit të deputetit të saj, Ismajl Kurteshi. Në reagimin e këtij subjekti thuhet se “ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit”. “Ismajl Kurteshi po …

Më shumë...

Kumtesa e Policisë për ngjarjet e dhunshme jashtë Kuvendit

Në komunikatën e saj, Policia ka njoftuar edhe për zhvillimet e dhunshme që ngjanë jashtë Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, një grup prej 150 personash kanë qëndruar jashtë Kuvendit derisa po zhvillohej seanca. Pas orës 14:00, sipas Policisë, protestuesit kanë shfaqur dhunë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë …

Më shumë...

Deputeti, Kurteshi transferohet në burgun e Lipjanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, është transferuar në Burgun e Lipjanit, ku do të vuajë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ai kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak, pasi që mori pjesë më manifestimin e opozitës në Gjilan, pa marrë leje paraprake nga Gjykata. Deputeti, Ismajl Kurteshi është …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bisedoi me ambasadorin amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka qëndruar në rezidencën amerikane, në Shkup ku është takuar me Ambasadorin amerikan në Maqedoni, z. Xhes Bejli.  Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Shkupit për përfundim të krizës, …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli fton opozitën të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

Pasi ka thirrur seancën plenare të Kuvendit për nesër, 14 dhjetor 2015, pa arritur marrëveshje paraprake me opozitën e bashkuar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në seancë dhe të mos e përjashtojë veten nga punimet e Kuvendit. Opozita ka bërë të …

Më shumë...

Grabovci: Seanca e Kuvendit duhet të mbahet doemos sepse populli varet nga Buxheti (!)

Adem Grabovci i PDK-së gjatë një interviste për KosovaPress ka deklaruar se seanca e së hënës do të mbahet edhe përkundër presioneve e bllokadave që mund të ndërmarrë opozita. Do të vendoset për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëhet. “Kemi caktuar seancën e radhës, jemi të …

Më shumë...

Ministri Abrashi të zënë me punë i konsideron edhe 13.000 veteranët që marrin pensione mujore

Në përpjekje për të paraqitur shifra që tregojnë se koalicionin qeveritar PDK-LDK po i mban premtimet dhe po hap vende të reja pune,  ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se të dhënat zyrtare dëshmojnë se numri i atyre që kanë zënë …

Më shumë...

Uniformat me emblema të Kosovës nuk i pranojnë policët serbë, pavarësisht deklaratave zyrtare

Pas reagimit të zyrës për informim të Policisë së Kosovës, se informatat e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, në lidhje me pranimin e uniformave nga ana e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe mos bartjen e tyre nga pjesëtarët e saj atje nuk është i vërtetë, KosovaPress sjell fakte …

Më shumë...

Vazhdojnë aktivitetet e Partisë Socialiste me moton “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”

Vizita e kreut  të Partisë Socialiste me moton: “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” u ndal në qytetin e Sarandës. Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është e gatshme të çojë përpara me kurajo reformat që janë ndërmarrë që nga viti 2013. Mungesa e reformave bëri që drejtoritë arsimore të ktheheshin …

Më shumë...