Lajmet

Gjyqtarët e EULEX-it e shpallin të pafajshëm të dyshimtin kryesor për vrasjen e Enver Zymberit

Gjyqtarët ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e kanë liruar nga të gjitha akuzat serbin, Sllobodan Soverliq nga Zubin Potoku, i cili akuzohej për “shumë vepra kriminale dhe vrasje të rëndë e mbetur në tentativë ndaj pjesëtarit të njësive speciale ROSU, Enver Zymberi”. Me gjashtë muaj burg, me kusht për …

Më shumë...

Gjatë luftimeve në Ramadi, amerikanët kanë vrarë rreth 350 pjesëtarë të armatosur të ISIS-it

Burime të Al-Xhaziras bëjnë të ditur se nga sulmet ajrore të aeroplanëve ushtarakë amerikanë, gjatë luftimeve të fundit  në Ramadi të Irakut,  janë vrarë rreth 350 pjesëtarë të armatosur të ISIS-it. Zëdhënësi i Komandës ushtarake amerikane në Bragdad, Steve Warren, ka deklaruar për gazatarët në Pentagon se në Ramadi kishte …

Më shumë...

Të pandehurit për luftimet në Kumanovë, paralajmërojnë bojkot të seancave

Të pandehurit që akuzohen për luftimet në Kumanovë, kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë seancat gjyqësore, nëse institucionet nuk u garantojnë sigurinë. Kjo vjen pas rastit të fundit kur njësitë speciale kanë ushtruar dhunë brutale ndaj të paraburgosurve shqiptarë, teksa po transporteshin drejt Gjykatës. Ndërkohë avokatja mbrojtjëse e disa prej …

Më shumë...

Gjykata speciale kundër UÇK-së rehabiliton kreun kriminal të kohës së Milosheviqit

Në projektin e marrëveshjes që është arritur mes  Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së  Holandës, parashihet që ky shtet  ku do ta ketë selinë kjo gjykatë antishqiptare, raciste dhe monoetnike, me preferencë të Bashkimit Evropian do të vendos se kur do të përmbyllet mandati i saj. Jo zyrtarisht bëhet e …

Më shumë...

Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin për deputetën, Albulena Haxhiu

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Përmes një njoftimi, Gjykata e Apelit e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Apeli bën të ditur se pandehura …

Më shumë...

Sh. Pantina: Fakti se është femër nuk i jep shumë kredibilitet insitucional kryetares Jahjaga

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, duke folur për fjalimin e paralajmëruar në Kuvend nga kryetarja, Jahjaga,  ka deklaruar për mediet se fakti që ajo është femër, nuk i jep më shumë kredibilitet për institucionin që e përfaqëson, edhe pse opozita ende nuk ka marrë vendim se si do të veprojë …

Më shumë...

Nuk dihen veprimet e opozitës karshi fjalimit të kryetares, Jahjaga

Ende nuk dihet nëse deputetët opozitarë do të bllokojnë me mënyrat e njëjta seancën e Kuvendit, në të cilën është paraparë që kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga të mbajë një fjalim para ligjvënësve. Në takimin e fundit të zhvilluar me të parën e shtetit, krerët e opozigës kanë premtuar se …

Më shumë...

Jahjaga: Do ta mbaj fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovë

Kryetarja  e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se do të mbajë fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, pasi ka obligim kushtetues, të cilin edhe do ta përmbushë. “Ju e dini se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë adresimi nga ana e Presidentit, dhe unë do ta …

Më shumë...

Aktivistët e Vetëvendosjes hedhin ngjyrë në veturën e ministrit, Abrashi

Aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë goditur me ngjyrë makinën e zëdhënësit të Qeverisë, Artan Abrashi. Lajmi është konfirmuar nga Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook. Ky subjekt ka arsyetuar hedhjen e ngjyrës, me faktin se ministri Abrashi para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në …

Më shumë...

Vuçiq: Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2019

Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në fund të vitit 2019 duke ia lënë më pas unionit vendimin për anëtarësimin e saj, ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pak ditë nga hapja e dy kapitujve të parë negociues BE-Serbi, të hënën e ardhshme në Bruksel. Në negociatat …

Më shumë...

Musliu: Serbia me polici e ushtri po vihet kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e rëndë të nxënësve shqiptarë në tri komunat e mbetura nën Serbi, si pasojë e mungesës së librave. Në një emision në njërën nga televizionet lokale në Kosovë, ai ka bërë me dije se …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës nuk ka raport të detajuar për shpenzimet që bëjnë deputetët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte premtuar se në mandatin e tij do të ketë një raport të detajuar për të gjitha shpenzimet, por një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani. Instituti Demokratik i Kosovës, që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, ka bërë të ditur …

Më shumë...

Lidington: I zhgënjyer me pritjen që Serbia i organizoi kriminelit të luftës

Ministri britanik për Evropën, David Lidington në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Twitter, ka kritikuar pritjen që i ka organizuar Serbia një gjenerali të dënuar për krime lufte në Kosovë. Ministri britanik ka shprehur zhgënjimin me pritjen që i është organizuar gjeneralit, Lazareviq. “I zhgënjyer me …

Më shumë...

Zëvendësministri, Selimi prit në takim amabsadorin e ri austriak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e sapo-emëruar austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Zëvendësministri, Selimi e njoftoi përfaqësuesin austriak për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Më pas, diskutimi u përqëndrua në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atë shumëpalësh, …

Më shumë...

Opozita nesër organizon Manifestim në Gjilan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në manifestimin e nesërm në Gjilan. “Qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve …

Më shumë...

Minxhozi: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria

Gjatë një ligjërate të mbajtur në një nga universitetet private në vend, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se kriza aktuale në Kosovë nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Tirana. Sipas tij, zgjidhja e situatës është në duart e krerëve politikë. “Klasa politike duhet ta gjejnë zgjidhjen nëpërmjet dialogut, …

Më shumë...