Lajmet

Deputetja, Donika Kadaj-Bujupi lirohet nga burgu dhe i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak

Pas një helmimi me ushqim në bugun e Lypjanit dhe kërkesës së avokatit, Arianit Koci, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që  iu caktuar masa e arrestit shtëpiak. Avokati i deputetes, Arianit Koci,  ka konfirmuar për mediet se  Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën e …

Më shumë...

ISIS-i s’ mposhtet nga ajri as nga toka, sepse mbetet gjallë ideologjia e tyre, ajo kthehet

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me ISIS-in, John Mearsheimer, ka deklaruar për Al-Xhazira  se ISIS- nuk mund të shkatërrohet me mjete ushtarake, sepse edhe pas saj mbetet ideologjia, e cila nuk mposhtet  nga ajri as nga toka.  Të gjithë pajtohen se ISIS-i nuk mund të mposhtet vetëm me …

Më shumë...

Evropa gjen burime për të bombarduar, por nuk gjen burime për të shpëtuar jetë të pafajshme

Mbi 700 të mitur kanë humbur jetën nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot në ujërat e Mesdheut. Ky fakt është denoncuar sot nga Drejtori i Fondacionit “Europian Migrantes” në Itali imzot Gjankarlo Perego. “Evropa që gjen gjithmonë burime për të bombarduar, nuk gjen burime për të shpëtuar …

Më shumë...

Kalifatit Islamik në Siri ka arritur në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë

Nga publikimi i Raportit të Grupit “Saufan”, bëhet e ditur se numri i luftëtarëve të huaj, që iu kanë bashkuar radhëve të Kalifatit Islamik,  në Siri ka arritur deri në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë, qysh nga qershori i vitit të kaluar. Sipas këtij  raporti vendet arabe mbajnë vendin kryesor …

Më shumë...

Euro-deputeti E. Kukan u është bashkuar reagimeve lidhur me protestën e opozitës

Edhe euro-deputeti Eduard Kukan u është bashkuar reagimeve lidhur me protestën e opozitës më 8 dhjetor në Tiranë, që përfundoi në akte dhune. Në një deklaratë, Kukan ka vlerësuar se, është e drejtë legjitime e qytetarëve në të gjitha shoqëritë demokratike që të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet për problemet …

Më shumë...

Visar Ymeri: Kosovës rreziqet i vijnë nga “Zajednica”, jo nga Shqipëria

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një postim të tij në Internet, duke komentuar zërat se Kosovën po e rrezikon Shqipëria e jo Serbia, ka shkruar se shqiptarëve në Kosovë si në të kaluarën ashtu edhe tani rreziqet i kanë ardhur dhe po i vijnë nga Serbia e jo nga …

Më shumë...

Lunaçek: Palët të shmangin përshkallëzimin e gjendjes

Raportuesja evropiane për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka vlerësuar se aktet e dhunshme si përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend, e pastaj edhe arrestimi i deputetëve, e vënë në rrezik legjitimitetin e përgjithshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo u ka bërë thirrje palëve që të shmangin përshkallëzimin e gjendjes. …

Më shumë...

Pas vizitës së djeshme të kryekuvendarit Veseli, ASHAK-ut i ndahen 2. milionë euro

Komisioni për Arsim, pas vizitës që ditë më parë i ka bërë Akademisë së Shkencave “të LDK-së”,  ka shqyrtuar projektligji për këtë Akademi (mono-partiake dhe të politizuar),  duke thënë se të gjithë aktorët kompetent kanë qenë të përfshirë në hartimin e këtij projektligji. Me këtë projektligj komisioni ka vendosur që …

Më shumë...

Thaçi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij hungarez

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Hungari, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka takuar homologun e tij hungarez, Peter Szijarto. Me këtë rast, ata nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe transport. Sipas zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, këto marrëveshje do të “ndihmojnë të zgjerojmë këtë bashkëpunim edhe në sferën …

Më shumë...

Popi serb, Janjiq bllokoi bartjen e 25 hektarëve tokë kontestuese në Deçan në pronësi të shtetit

Popi serb  dhe anti-shqiptari i tërbuar, Sava Janjiq ka arritur të bllokojë bartjen e 25 hektarëve tokë kontestuese, në Deçan, në pronësi të shtetit deri më 29 shkurt 2016. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vënë masë të përkohshme çështjes së tokës të cilat Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme …

Më shumë...

Die Welt: Kosova, e pesta në botë për nga sasia e mineraleve

Gazeta gjermane Die Welt i ka kushtuar një reportazh interesant pasurive nëntokësore të Kosovës. Duke përshkruar krizën në vend, kjo gazetë ndalet në qytetin e Kastriotit, aty ku sipas autorit të reportazhit, ndodhet “një ndër fushat më të mëdha të qymyrit në botë”. “Një miliardë materie djegëse ngjeshën në këtë …

Më shumë...

Xheremi Korbin i mbetet besnik Enver Hoxhës dhe marksizëm-leninizmit

Kryetari i Partisë Laburiste (Partia e Punës) në Britaninë e Madhe, Xheremi Korbin është kritikuar sërish pasi kishte madhëruar prijësin  komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, gjatë  një festë të laburistëve për Krishtlindje. Laburisti me bindje marksiste-leniniste, i kishte habitur  të pranishmit kur kishte cituar Enver Hoxhën, lidhur me disa zhvillime. …

Më shumë...

Veseli: Rasti i Gorazhdecit të mos politizohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, ku ditë më parë ndodhi një incident me armë zjarri. Bashkë me kryekuvendarin, ishin edhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviq si dhe drejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Shaban Shala. Duke dënuar …

Më shumë...

Përveç Gazivodës edhe Shtërpca e Malet e Sharit po i takuakan Serbisë (!)

Ministrja serbe e Bujqësisë dhe e Mjedisit, Snezhana Boshkoviq, thotë se Parku Nacional i Malit të Sharit, është pronë e Serbisë.  Ajo  dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë zhvilluar një takimi me drejtuesit e ndërmarrjes publike “Parku nacional Mali i Sharrit”, për siç …

Më shumë...

Deputetit, Faton Topalli i caktohet masa e paraburgimit shtëpiak

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë avokati i tij, Alban Ajvazi. Deputeti, Topalli u arrestua dje në mjediset e Kuvendit të Kosovës, pas qëndrimit disa javor në Zvicër. Ai dyshohet se ka kryer veprën …

Më shumë...

Prokuroria: Badivuku ka rrezik të ikë e të strehohet në Serbi

Vahide Badivuku, Prokurorja e suspenduar mbi të cilën rëndon aktakuza për 32 mijë euro ryshfet, mund të strehohet në Serbi deri në parashkrim të ndjekjes penale ndaj saj. Ky është rreziku mbi bazën e të cilit prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, që po ndjek penalisht Badivukun, ka kundërshtuar vendimin …

Më shumë...