leoni

Lajmet

Rritje e ndjeshme e shkëmbimeve të prodhimeve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Serbia dhe Maqedonia reagojnë pas taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit

Shkëmbimet e prodhimeve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë sa vijnë e rriten. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj ka bërë të ditur se produktet bujqësore mes të dyja vendeve gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje prej 15 për qind. Ajo ka saktësuar më tutje …

Më shumë...

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, po vazhdojnë patrullimet e tyre në Urën e Ibrit, që ndanë qytetin e Mitrovicës

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit. Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të ofron mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Shumica absolute e kryetarëve të komunave thonë se Qeveria nuk është duke i përkrahur në mënyrë të duhur

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi deklaroi se shumica absolute e kryetarëve të komunave janë ankuar se niveli qendror nuk është duke i përkrahur në mënyrë të  sinqertë. Ndër sfidat kryesore, Ibrahimi përmend kontratat kolektive, të cilat po zbatohen padrejtësisht në kurriz të komunave, duke u kushtuar …

Më shumë...

Sonja Biserko: Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike dhe ardhjen në pushtet të ish-kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, paraqiti një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së vendit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ai, ka pohuar se edukimi dhe trajnimi, krahas furnizimeve me sisteme armatimi janë elementë kyç në zhvillimin e aftësive luftarake për …

Më shumë...

Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë

Smajl Latifi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë që sa më parë vendi të anëtarësohet në NATO. Latifi  ka thënë se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Kosovën, pasi që sipas …

Më shumë...

Kristofer Hill u shpreh i zhgënjyer për mungesën e progresit në dialog, i cili e ka mbështetjen e Amerikës dhe BE-së

Christopher Hill

Ambasadori amerikan, në Serbi, Christopher Hill, folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe njohjen e Kosovës si kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Ai shprehu zhgënjimin për mungesën e progresit në dialog dhe theksoi mbështetjen amerikabe për procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Përkrahim dhe vazhdojmë ta …

Më shumë...

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, flet për largimin e Borrellit dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur kritika të forta kundër shefit të BE-së Joseph Borrell, duke e konsideruar  të pakuptueshëm raportimin e tij në lidhje me Kosovën. Mandl ka theksuar se Kosova ka qenë lider në Ballkanin Perëndimor në promovimin e vlerave demokratike, dhe ka shprehur shpresën se pas largimit …

Më shumë...

Gunter Fehlinger: Zgjedhjet në Francë dhe në Angli do të kenë një rëndësi për Ballkanin dhe për shqiptarët në përgjithësi

Eksperti austriak, Gunter Fehlinger, ka deklaruar se zgjedhjet në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë një rëndësi të madhe për Ballkanin dhe për shqiptarët në përgjithësi. Ai ka shprehur besimin se në Britani do të fitojë partia punëtore e Tony Blairit, duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve për …

Më shumë...

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sami Lushtaku, kërkon nga Milazim Gashi të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të Serbisë

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sami Lushtaku, i bën thirrje zëvendës-ministrit Milazim Gashi të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të BIA-s, serbe. Ai ka kërkuar nga zëvendës ministri të tregojë emrat e pjesëtarëve të UÇK-së që paskan bashkëpunuar me shërbimin serb BIA. Lushtaku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për përdorimin e …

Më shumë...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konstaton se Qeveria e katër viteve të fundit është e humbur në secilën fushë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, konstaton Qeveria e katër viteve të fundit është e humbur në secilën fushë. Qeverisja aktuale me 51% të votuesve ishte e papërgatitur dhe pa plan konkret për zhvillimin e vendit. Ai theksoi se kjo qeveri nuk ka pasur asnjëherë një strategji të qartë dhe …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Aleanca në Gjermani po rritet çdo ditë dhe është adresë jetike për bashkatdhetarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka filluar  një vizitë disa ditore në Gjermani për të takuar bashkatdhetarët dhe për të marrë pjesë në formimin e disa degëve dhe nëndegëve të partisë. Ai ka shprehur se Aleanca në Gjermani po rritet çdo ditë dhe është adresë për bashkatdhetarët që po i …

Më shumë...

Takimi në Bruksel dështoi, pasi kryeministri i Kosovës edhe pse kishte premtuar nuk mori pjesë për në takimin trepalësh

Josep Borrell: Albin Kurti, nuk ka pranuar të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit, pa formalizmin e njohjes si hap i parë

Para përfundimit të mandatit, shefi i BE-së, Josep Borrell, synoi të ulte në tavolinën e negociatave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Qëllimi ishte analiza e arritjeve në dialog dhe fokusimi në rrugën përpara. Megjithatë, takimi në tresh dështoi. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se …

Më shumë...

Lutfi Haziri, ka kritikuar politikat e kryeministrit Albin Kurti, duke konstatuar se ai ka vendosur kushte për vetë Kosovën

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar politikat e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ato kanë vendosur kushte për vetë Kosovën. Sipas Hazirit, këto politika po zbatohen në emër të vendit, por në fakt po kufizojnë Kosovën. Sot në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, në fakt …

Më shumë...

Behxhet Shala: Kontribuuesit për çlirim e liri po përjashtohen, dhunuesit e lirisë e kontribuuesit e robërisë, po emërohen zyrtarë

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Drejtori i KMDLNJ-së analisti i mirënjohur, Behxhet Shala në një publikim  të tij ka shkruar se hetuesit në proceset e montuara kundër shqiptarëve të vrarë dhe të dënuar në ish armatën jugosllave sot zënë vend në institucione, sikur të ishin pasardhës të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Patriotët dhe familjarët e …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ka folur në lidhje me takimin në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin,  i cili është realizuar në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kurti ka treguar se pse i paraqiti tri kërkesat e tij në Bruksel. …

Më shumë...