Lajmet

Lunaçek: Nuk ishte koha e përshtatshme për arrestimin e deputetëve të Opozitës

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë si dhe tensionet në rritje mes opozitës dhe Qeverisë lidhur me marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Lunacek ka thënë për Kosovapress  se arrestimi i deputetit Albin …

Më shumë...

Haradinaj paralajmëron protesta të reja

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka vlerësuar se Kuvendi më shumë po i ngjan një baze policore sesa një Kuvendi normal. “Vetë fakti që janë rreth 600 trupa brenda kuvendit e dëshmon se kjo është shndërruar në kazermë e jo në Kuvend”, është shprehur deputeti, Daut Haradinaj. Ai në vijim, …

Më shumë...

Megjithatë seanca fillon…

Megjithë situtatën e tensionuar që ka mbretëruar gjatë tërë ditës në Kuvend, deputetët e koalicionit qeverisës janë mbledhur në sallën kryesore. Seanca e rregullt plenare ka nisur pa praninë e opozitës, meqë të gjithë janë përjashtuar. Në sallë aktualisht ndodhen 81 deputetë.

Më shumë...

Aktivistët e VV-së së shpejti paraqiten në Gjykatën Themelore

Aktivistët e opozitës, kryesisht të Vetëvendosjes, pritet të dalin së shpejti para Gjykatës. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të nis seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 aktivistëve. Shumica e tyre ngarkohen për veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm’.

Më shumë...

Policia ka arrestuar edhe deputetin e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi

Në fushatën për arrestimin e deputetëve nga radhët e opozitës, policia Speciale e Isa Mustafës, Shpend Maxhunit dhe  Skënder Hysenit ka arrestuar edhe deputetin e  Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi. Dy policë me rroba civile  e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit, deputetin Kurteshi, i cili sot në së bashku me …

Më shumë...

Dërguti: Grabovci e Beqiri kërkuan përjashtimin e opozitës

Deputetja e Vetëvendosjes , Aida Dërguti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë është hedhur propozimi që opozita të përjashtohet në mënyrë afatgjatë. Ajo ka thënë se ky propozim është bërë nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri. …

Më shumë...

AAK: Shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sistemi policor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar kundër  përpjekjeve të pushtetit për të vazhduar me çdo kusht seancat plenare. Pushtimi i Kuvendit me forca speciale të policisë, është  shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sistemi policor. AAK thekson se kriza politike në vend është shkaktuar nga …

Më shumë...

Forcat ajrore ruse kanë bombarduar fabrikën më të madhe të bukës në Idlib të Sirisë

            Forcat ruse, pasi dje kanë vrarë më shumë se 60 civilë sirianë, sot kanë bombarduar   fabrikën më të madhe të bukës në Idlib, me ç’ rast është shkatërruar tërësisht objekti si dhe mullirët për bluarjen e drithit. Burimet e lajmeve nga Al-Xhazira bëjnë të ditur se fabrika prodhonte deri …

Më shumë...

Deputeti, Latif Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita në Kuvend

Deputeti i  Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi,  ka dhënë dorëheqje. Vendimin ia ka dërguar me shkrim edhe kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Vendimin e tillë, deputeti Gashi e ka marrë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin  për krime lufte me 6 vite burg.  Në arsyetimin e këtij …

Më shumë...

Diplomatët ndërkombëtar nuk morën pjesë në seancën e sotme

Ndryshe nga herët e kaluara, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë i pranishëm askush nga stafi diplomatik ndërkombëtar i akredituar në Kosovë. Siç dihet, trupa diplomatike ndërkombëtare ka përcjellë vazhdimisht seancat e legjislativit, madje edhe në seancat kur është hedhur gaz lotsjellës në sallë. Diplomatët …

Më shumë...

Nisma konfirmon arrestimin e deputetit të saj, Haxhi Shala

Deputeti i Nismës, Enver Hoti ka konfirmuar se kolegu i tij, Haxhi Shala, është arrestuar. Sipas tij, ai u arrestua për veprimet e bëra së bashku me opozitën. Nisma për Kosovën konsideron se këto veprime kanë për qëllim të ngulfasin zërin e opozitës.

Më shumë...

PK sqaron arsyet e veprimeve të saj në Kuvendin e Kosovës

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për opinion, ku ka dhënë sqarimet për veprimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, saktësohet në kumtesë, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë …

Më shumë...

VV: Pushteti po frikësohet nga opozita

Vetëvendosje e ka quajtur të jashtëligjshëm përjashtimin e partive opozitare nga Kuvendi dhe arrestimin e deputetit të Nismës, Haxhi Shala. Në një postim të afishuar në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosje konsideron se pushteti është i frikësuar nga manifestimi i fundit i opozitës. “Në njërën anë opozita u përjashtua jashtëligjshëm …

Më shumë...

VV: Projektet si ‘Zajednica’ dhe demarkacioni, janë të parealizueshëm

Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetit të saj, Fisnik Ismaili. Në kumtesën e kësaj partie thuhet se Policia ka arrestuar tre deputetë si dhe 30 aktivistë të opozitës, për shkak të aktiviteteve të tyre kundër Zajednicës. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit, Fisnik Ismajli, Vetëvendosje shpreh vendosmërinë që …

Më shumë...

AAK: Po vendoset sistem policor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon se veprimet e sotme të pushtetit janë vendosje e sistemit policor. Ky subjekt konsideron se kriza politike nuk mund të zgjidhet me polici dhe as me masa represive, por vetëm me mjete politike. “Përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, burgosja në masë e deputetëve, dhunimi …

Më shumë...

Limaj: Pushteti u frikësua nga pjesëmarrja e qytetarëve në Manifestimuin e 28 Nëntorit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se pushteti është frikësuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në Manifestimin e 28 Nëntorit. Kjo, sipas tij, bëri që pushteti të kthehet në një regjim policor, duke burgosur deputetët dhe duke përgjakur aktivistët e opozitës. “Kjo rrugë që ka zgjedhë pushteti nuk është …

Më shumë...