Lajmet

Opozita nuk tërhiqet nga kërkesat pavarësisht arrestimeve të deputetëve

Paraburgimi i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit, përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin. Përfaqësuesit opozitës së bashkuar insistojnë që koalicioni qeverisës …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli i ka bërë thirrje për dialog pozitës dhe opozitës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka ftuar  opozitën që të kthehet në Kuvend për diskutimin e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe temave të tjera. Heqje dorë nga dhuna ndaj policisë dhe objekteve institucionale ishin kërkesat e tij drejtuar  opozitës duke i ftuar ata  maturi dhe pjekuri …

Më shumë...

Limaj përshëndet disa deputetë të koalicionit qeveritar, të cilët janë kundër marrëveshjeve

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, përshëndet disa  deputetë të koalicionit qeveritar, të cilët kanë dalë haptas kundër marrëveshjeve për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Shtimi i zërave nga deputetët e koalicionit qeveritar kundër marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe …

Më shumë...

Brukseli zyrtar ka ngritur nivelin më të lartë të sigurisë, pas sulmeve në Paris

Brukseli zyrtar ka ngritur nivelin më të  lartë të sigurisë, një javë pas sulmeve  në Paris. Megjithatë autoritet kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të së shtunës, ku përmes një deklarata flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë. Deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës …

Më shumë...

Ndërroi jetë prof. Muhamet Mehmeti

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë Muhamet Ahmet Mehmeti. I ndjeri ishte profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, veprimtar në LPK dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Mbledhja përkujtimore u mbajt dje  në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, ndërsa …

Më shumë...

Haradinaj: Ndërkombëtarët na ofruan ta fusim brenda Serbinë, por ne nuk do ta pranojmë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para të pranishmëve të tubuar sot në Sallën e Kuqe, në Prishtinë, ka deklaruar se opozita është e bashkuar për gjithë  këtë që po ndodh dhe ju  e dini pse jemi këtu. Kemi një mision të vështirë, në vendin që është …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Jemi bashkuar për të ndalur të keqen që po i kanoset vendit

Gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e sotëm në Sallën e Kuqe, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se jemi  bashkuar për të ndalur të keqen që po i kanoset vendit. “Ne jemi bashkuar sepse ka nevojë për një bashkim të fuqishëm, jo vetëm të opozitës port ë gjithë qytetarëve, …

Më shumë...

Visar Ymeri: Tërheqja nga marrëveshja me Serbinë ka vetëm vonim por jo shpëtim

Sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë u takuan përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, me qëllim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale politike si dhe përgatitjet që po bëhen për të manifestuar qëndrimet e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë …

Më shumë...

Konjufca: Opozita do t’i ndalë dy marrëveshjet me Serbinë

Sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë,  ka nisur takimi i strukturave të subjekteve politike opozitare.  Fjalimin e ka hapur shefi i grupit parlamentar të LVV, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se opozita do t’i ndalë dy marrëveshjet me Serbinë, sepse po marrin vullnet nga populli. Ai ka thënë …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, ka thënë se pushteti aktual besimin e qytetarëve e ka marrë me 1001 mashtrime. Sipas Krasniqit, koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare. Ai thotë se për këtë çështje është i nevojshëm referendumi. “Me 1001 mashtrime kjo pozitë e ka …

Më shumë...

Sot në Prishtinë takohen përfaqësuesit e opozitës

Sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të takohen përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, me qëllim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale politike si dhe përgatitjet që po bëhen për të manifestuar qëndrimet e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë. Manifestimi paqësor do të mbahet më …

Më shumë...

Shqiptarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në veri jo të arrestohen

Ne reagimin e Vetëvendosjes, Qendra në Mitrovicë lidhur me Arrestimi i Hazir Feratit dhe Betim Osmanit derisa rindërtonin shtëpitë e tyre te “Kroi i Vitakut”, thuhet se ky  është shënjuesi i radhës së stërkeqjes së Republikës së Kosovës nga ‘Zajednica’ dhe ndërhyrja e Serbisë. 12 mijë shqiptarët e zhvendosur dhunshëm …

Më shumë...

Presheva proteston: Duam librin shqip

Qindra nxënës sot protestuan rrugëve të Preshevës, duke kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre elementare, për të mësuar me abetare e me libra shqip. Autoritetet e Beogradit po ua mohojnë këto të drejta nxënësve shqiptarë në Kosovën Lindore, meqë prej kohësh doganat po mbajnë të bllokuara tesktet shkollore shqipe …

Më shumë...

Lunaçek thërret opozitën të kthehet në Kuvend dhe ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ulrikhe Lunacek, raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, u ka bërë thirrje partive opozitare në Kosovë që ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kthehen në Kuvend. “Apeloj përfaqësuesve të opozitës dhe Qeverisë që të mos vazhdojnë edhe më tej në eskalim të situatës. Partive opozitare iu rikujtoj në …

Më shumë...

AAK: Nuk ka marrëveshje me koalicionin qeverisës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përgënjështruar raportimet  e Ekspress portalit të gënjeshtrave dhe disa medieve të tjera që kurdisin gënjeshtra e insinuata, duke raportuar se kjo parti është afër arritjes së një marrëveshje me koalicionin qeverisës. “Disa media kanë njoftuar se gjoja LDK-PDK dhe AAK, janë afër arritjes së një marrëveshjeje …

Më shumë...

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka kritikuar veprimet e opozitës

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka përgëzuar dhe ka mbështetur Policinë e Kosovës për sjelljen në protestën e fundit të opozitës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike. Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike dhe normave ndërkombëtare. Dhuna …

Më shumë...