Lajmet

Zhbogar: Nuk do të themelohet Asociacioni serb deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Zyrës për BE-në në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar për mediet se Bashkimi Evropian e ka pranuar faktin që nuk do të merret asnjë hap drejt themelimit të Asociacionit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Dërgimin e marrëveshjes në Kushtetuese nga presidentja, sipas tij BE-ja e ka parë …

Më shumë...

Opozita e bashkuar e patundur në kërkesat dhe veprimet e veta

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, gjatë takimit në selinë e Vetëvendosjes  janë shprehur të vendosura të mos lejojnë normalitet të pozitës në Kosovë deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari  i NISMËS Fatmir …

Më shumë...

Dy deputetë opozitarë u alivanosen nga lotsjellësi

Gazi lotsjellës i hedhur në mjediset e mbyllura të Kuvendit të Kosovës, ka shkaktuar alivanosjen e dy deputetëve opozitarë. Fillimisht, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është alivanosur nga gazi lotsjellës, për çka është dërguar menjëherë në emergjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkaq edhe Albin Kurti është alivanosur prej sprejit …

Më shumë...

Prokuroria fletë-arrest për Albin Kurtin, Albulenë Haxhiun, Donika Bujupin dhe Faton Topallin

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletë arrest për katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së. Fletë arresti është lëshuar për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj,-Bujupi dhe Faton Topallin.

Më shumë...

VV: Kuvendi po mban mbledhje ilegale

Vetëvendosje, përmes një reagimi të shprëndarë në rrjetet sociale, ka thënë se Kuvendi i është kthyer përsëri takimeve ilegale në byfe. Sipas Vetëvendosjes, Qeveria është e gatshme të trazojë gjithë vendin vetëm për t’i qëndruar besnike Serbisë. Ky subjekt ka shprehur vendosmërinë që të mos tolerojë veprimet e Qeverisë. “Deputetët …

Më shumë...

17 zyrtrarë policorë të lënduar në protestat e sotme

Policia e Kosovës, bën të ditur se  duke u bazuar në planifikimet operacionale ka vazhduar monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e sotme, të dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore ka arritur të menaxhojë dhe ta vërë situatën nën kontroll. Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana …

Më shumë...

AAK: Qeveria të shkarkojë Murat Mehën

Duke reaguar mbi ngjarjet e sotme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit, Isa Mustafa, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas këtij subjekti, kryeministri do të duhej që sot të shkarkonte Murat Mehën nga Komisioni Shtetëror për Demarkacion dhe të fillojë hetimet ndaj tij. …

Më shumë...

Qeveria dënoi dhunën e ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën e skajshme të ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e opozitës përmes përdorimit masiv të gazrave helmuese, rrezikuan seriozisht shëndetin dhe integritetin personal të pjesëmarrësve në seancë, duke tentuar posaçërisht të sulmojnë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët …

Më shumë...

Tërmkolli e krahason seancën e sotme me kohën e okupimit serb

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka komentuar ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Mbajtjen e seancës në një sallë të improvizuar, ajo e ka krahasuar me kohën e okupimit serb. “Kjo çka po bëhet është e papranueshme. Këso seanca kemi mbajtur veç në kohën e okupatorëve”, …

Më shumë...

Mbreti i Jordanisë: Jam i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta

Mbreti i Jordanisë, Abdullah Al-Hussein në një konferencë për media gjatë vizitës në vendin tonë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta. “Është kënaqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë. Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa …

Më shumë...

Opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancave pa u anuluar marrëveshjet në Bruksel

Opozita rikonfirmon qëndrimin e patundur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave pa u anuluar marrëveshjet të nënshkruara në dëm të Kosovës në Bruksel. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është ndarë sot në ata që janë për “Zajednicën”, ata që janë për ndarjen e Kosovës, …

Më shumë...

Konjufca: Opozita nuk do të lejojë mbajtjen e seancës

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është e vendosur për të bllokuar seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, “Qeverisë i është vendosur kusht që mbajtja e seancave do të jetë e mundur vetëm kur të tërhiqet nënshkrimi nga marrëveshjet e Brukselit”. …

Më shumë...

Nesër mbahet seanca e Kuvendit

Nesër nga ora nëntë do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2016. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesja e Vetëvendosjes në këtë mbledhje, Aida Dërguti, ka votuar …

Më shumë...

VV: Komisioni Evropian me standarte të dyfishta ndaj Kosovës

Vetëvendosja, në një konferencë për medie, ka kritikuar qasjen e dyfishtë të Komisionit Evropian ndaj Kosovës. Sipas këtij subjekti, në raportet për Kosovën dhe Serbinë, shihet diskrepanca që ka shënuar Kosova krahasuar me Serbinë sa i përket integrimit evropian. Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, derisa për Kosovën lavdërohet nënshkrimi i MSA-së, …

Më shumë...

Ministri Hyseni po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në krye të një delegacioni nga Kosova, ka qëndruar në Abu Dabi, me ftesë të autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në kuadër të qëndrimit në këtë shtet, ministri Hyseni ka zhvilluar një varg takimesh me ministra nga mbarë bota, me të cilët …

Më shumë...

Qeveria shton masat e sigurisë para objektit të saj

Në kuadër të rritjes së vigjilencës pas sulmeve terroriste në Paris, Qeveria e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e saj kryesore në Prishtinë. Ndërtesa qeveritare është pajisur me mbështjellësin e dritareve, rrethoja të përforcuara, alarme dhe video-kamera, si dhe me planin e evakuimit në rast nevoje. Edon …

Më shumë...