Katari, Egjipti dhe Amerika i kanë bërë thirrje Hamasit dhe Izraelit që të finalizojnë një marrëveshje që mishëron parimet e përshkruara nga presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj 2024. Nndçrkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor në Rafah pasi spitali i fundit pjesërisht funksional …
Më shumë...Lajmet
Fronti Evropian ka lëshuar një deklaratë politike
Fronti Evropian ka mbajtur sot mbledhje në Tetovë ku kanë miratuar një deklaratë politike nëpërmjet së cilës kanë paraqitur qëndrimin e tyre ndaj pushtetit aktual në Maqedoninë e Veriut. Në këtë deklaratë thuhet se koalicioni i ri qeverisës “shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk …
Më shumë...Gori: Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në KE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë intervistës për gazetën serbe “Politika” ai ka thënë se në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kjo çështje nuk u …
Më shumë...Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se partitë opozitare duhet të bashkohen për ta rrëzuar kryeministrin Kurtin
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se partitë opozitare duhet të bashkohen për ta rrëzuar kryeministrin, Albin Kurtin. Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të angazhohet për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe se për këtë qëllim, do të ju drejtohet edhe qytetarëve …
Më shumë...Kryeministri Kurti ka ftuar afaristët shqiptar që jetojnë të Turqi të vijnë të investojnë në Kosovë
Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar afaristët shqiptar që jetojnë të Turqi të vijnë të investojnë në Kosovë. Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë një darke me ta, kryeministri, Albin Kurti i njoftoi me progresin që Kosova ka shënuar në rrafshin ekonomik në tri vitet e fundit, duke theksuar rritjen për …
Më shumë...Çitaku: Nuk ka asnjë marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së
Duke komentuar zërat mbi mundësinë e përafrimit në mes të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar një gjë të tillë. Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së përveç kërkesës për të shkuar sa më pare në …
Më shumë...Mustafi: Me mendje e zemër uroj që të kemi më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc
Kandidati nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka uruar që të ketë më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc. Gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, ai ka porositur qytetarët që ta ruajnë dhe të mbrojnë identitetin kombëtar dhe të ketë zhvillim politik, ekonomik …
Më shumë...Netanyahu: Nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi. “Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se …
Më shumë...Ministri, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhje
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka ftuar shqiptarët e Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhje lokale që po mbahen në Serbi. Ai ka shkruar se nëpërmjet pjesëmarrjes në këto zgjedhje, shqiptarët shfaqin vullnetin e tyre politik dhe ndërtojnë të ardhmen që dëshirojnë. “Përshëndes …
Më shumë...OEK-u dhe EIC i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga fondi 6-miliardësh i BE-së
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga fondi 6-miliardësh i Bashkimit Evropian. Ata kanë thënë se kërkesa e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, që Kosova sa më shpejt ta heqë …
Më shumë...Rritje e ndjeshme e rasteve me tumore
Nga të dhënat e Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet për rritje të ndjeshme të rasteve me tumore krahasuar me vitet paraprake. Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi ka thënë se rritja është nga 10 deri në 15 për qind më shumë se sa vitet e përparshme. …
Më shumë...MPJD ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi. “Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë …
Më shumë...Gjermania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura
Gjermania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura. Për shkak të tyre, në disa zona janë shkaktuar përmbytje dhe qarje të digave. Euronews njofton se banorëve në shteteve të Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar që të jenë të kujdesshëm, ndërkohë që …
Më shumë...Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për arrestimin e Tefik Mustafës
Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë se kanë arrestuar ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tefik Mustafen. Radio Evropa e Lirë ka njoftuar se i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Policisë …
Më shumë...Autoritetet serbe kanë njoftuar se kanë arrestuar ish pjesëtarin e UÇK-së, Tefik Mustafa
Autoritetet serbe kanë njoftuar se në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdare kanë arrestuar ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tefik Mustafa. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër …
Më shumë...Eurodeputetja, Viola von Kramon ka vënë në pah diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Eurodeputetja, Viola von Kramon ka vënë në pah diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ajo ka shkruar se është dokumentuar mjaftë mirë, sidomos për dekadën e fundit se komuniteti shqiptar po përballet me forma të ndryshme të diskriminimit dhe se kjo dukuri duhet të marr fund. Në letrën …
Më shumë...